Një histori emocionuese.. ! E la qenin në shtëpi me qëllim - TopicsExpress



          

Një histori emocionuese.. ! E la qenin në shtëpi me qëllim që të ruaj fëmijën e vogël, dhe shkoi për gjueti. Kur u kthye e gjeti qenin duke lehur para shtëpisë dhe dhëmbët e tij ishin të gjakosur. Mendoj ashtu si të gjithë ne do të mendonim.. që qeni e ka ngrënë foshnjën. İ inatosur e qëllon qenin me pushkë dhe e vret, hyri me të shpejtë në shtëpi që të shoh gjendjen e foshnjës së tıj. Por, papritmas ai sheh në shtëpi një ujkë të ngordhur ndërsa foshnjen nuk e kishte prekur asgjë e keqe. Paramendoni ndjenjat e këtij personi për gjynahun që bëri dhe për dëshpërimin që e shoqëroi gjithë jetën e tij. Mendoni sa njerëz janë vrarë padrejtësisht. Sa njerëz janë ndarë me njëri-tjetrin për shkak të keqkuptimit. Sa njerëz janë ndarë me njëri-tjetrin për shkak të një gabimi. O vëllezër... Mos shikoni vetëm me sytë tuaj por shikoni edhe me mendjet tuaja. Informohuni mirë dhe mos gjykoni në shikimin e parë. Informohuni mirë para se të bëni ndonjë gabim që do të dëshpëroheni për gjithë jetën tuaj !
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 12:10:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015