Një prej reperëve më të mirë shqiptarë, Lyrical Son, ka - TopicsExpress



          

Një prej reperëve më të mirë shqiptarë, Lyrical Son, ka vazhduar turneun e tij veror në vazhdën e promovimit të albumit të tij të ri dhe ndalesa e radhës ishte qyteti i traditës së rrushit dhe verës, Rahoveci, nga ku edhe nuk hezitoi të thumbojë rivalët e tij. Lyricali, i cili njihet për qëndrimin e tij kontravers ndaj estradës dhe për vullnetin e madh për të ndryshuar pozitivisht industrinë e muzikës, ka shfrytëzuar koncertin e tij në impiantin e jashtëzakonshëm të Barcode në Rahovec për t’ua bërë me dije të gjithë rivalëve se ai është më i gjallë se kurrë. Para promovimit të këngës së re me klip “Me Ta Pyl”, Lyrical pyeti publikun se sa klikime janë bërë dhe kësaj i shtoi një thumbim serioz. “A din dikush të më tregojë se sa klikime janë bërë? Deri pak më herët 250 mijë, nuk e di tani sa janë. Të gjitha janë të pastra. Nuk kam nevojë t’i kem katër milionë klikime, e të mos marr asgjë nga YouTube. Ne marrim nga YouTube, ne nuk i japim YouTubes për të na i shtuar klikimet”, ka theksuar Lyrical Son para performimit të hitit të tij të ri bashkë me reperin Nuke dhe Dj Drit’on. Lyrical Son, i cili njihet si kritik i artistëve që shtojnë klikimet në YouTube, një fenomen shumë i përhapur kohëve të fundit, ka zbuluar po ashtu se nga e premtja e ardhshme adhuruesit e tij do ta kenë në dorë albumin e tij më të ri “ZimaSamShevy”. Mbetet të shihet nëse thumbimit të Lyrical Son do t’i kundërpërgjigjen rivalët e tij nga skena e hip hopit shqiptar. MC Kresha do të performojë po ashtu në ambientin e bukur të hapur të Barcode të shtunën, teksa atij do t’i paraprijë të enjtën mbrëma një performancë unplugged nga Alban Skenderaj.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 10:15:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015