Një prej tyre të cilin e kam pranë dhe e kam lexuar është - TopicsExpress



          

Një prej tyre të cilin e kam pranë dhe e kam lexuar është edhe libri me titull : “Tes’hih el Efham Li Murad Shejh El Islam” në të cilin i kthen përgjigje njërit prej librave më të vjetër që janë shkruar në këtë temë i cili e lejonte hyrjen ne kuvend. Në të ai tregon gabimet që ka ky libër i cili e ka keqkuptuar fjalën e Ibn Tejmijes dhe e ka përdorur atë jo në vendin e vet. Po aty i kthen përgjigje edhe dikujt tjetër në lidhje me të njëjtën çështje. Një libër tjetër është edhe libri që ka shkruar Umer El Eshkar me titull : “Gjykimi i pjesëmarrjes në ministri dhe kuvend”. Ai ecën me mendimin se hyrja në kuvend dhe ministri lejohet. Argumentet ose dyshimet që ka sjellë, unë i kam treguar në këtë libër bashkë me përgjigjen që i takon atyre. Ajo që të bën përshtypje është se shkrimtari ka shkruar një libër tjetër me titull : “Sheriati hyjnor jo ligjet njerëzore” në të cilin tregon qartë që ligjet njerëzore që i vendosin vetë njerëzit janë shirk e megjithatë ai përsëri e lejon hyrjen duke u nisur nga dëmet dhe dobitë që ka ky veprim!! Përgjigjen për këtë e kam dhënë në vendin e duhur. Ajo që duhet theksuar këtu është se po të kishte qënë çështja e dëmeve dhe dobive në dorën dhe mendjen tonë nuk do kishte nevojë fare për të zbritur Kur’ani dhe as për profetin sal-l Allahu alejhi ue selem!! Një libër tjetër i cili më ka rënë në dorë për këtë temë është dhe libri me titull : “Votimet dhe rregullat e tyre në fikhun Islam” të cilin e ka shkruar Fehd el Axhlan. Studjues në universitetin e mbretit Saud në Rijadh. Ai e lejon hyrjen në kuvend e të tjera gjëra. Unë e kam takuar vet shkrimtarin dhe kam diskutuar me të për çështjen në fjalë. Nuk ka në të asgjë më tepër se ato që kemi treguar në libër. Për mendimin tim librit i mungon drejtësia në një numër çështjesh. Duke pasur parasysh që ai është studim akademik i cili duhet patjetër të tregojë mendimet e të dyja palëve dhe argumentet e tyre. Ndërsa realiteti është ndryshe. Në një prej çështjeve tregoi vetëm mendimin e vet dhe e mbylli çështjen me kaq gjë që i jep të kuptojë lexuesit se në këtë çështje nuk ka mendim tjetër por realiteti është ndryshe. Në një prej temave pasi tregoi argumentet e të dyja palëve nuk u dha asnjë përgjigje por devijoi duke u justifikuar me gjëra pa vlerë. Gjë e cila më çuditi. Në këtë temë ka edhe libra të tjerë por mua nuk mu dha mundësia ti posedoj ato libra si libri i Abdurrahman Ibn Abdul Khalik etj … që më pas ti përmendja këtu. Vlen për tu përmendur këtu se një prej dijetarëve që ka folur më gjerë për çështjen e hyrjes në kuvende është Muhamed Nasir Ed-din El Albani Allahu e mëshiroftë. Unë kam gjetur në Internet shumë fetva të tij për këtë çështe dhe zgjodha prej tyre 14 fetva. Disa të gjata e disa të shkurtra. Arsyeja pse ka folur kaq shumë Albani për këto çështje është sepse ai ka jetuar në vende ku zhvilloheshin votimet dhe i ka përjetuar vetë gjendjet e muslimanëve në lidhje me to. Për këtë asrye edhe fetvatë e tij janë më precise në këtë temë dhe më afër argumenteve të Kur’anit dhe Sun-netit. Do ti shohësh ato gjatë librit. Ai e ndalon hyrjen në kuvende në mënyrë të prerë dhe ka treguar për këtë shumë argumente të cilat do ti shohësh në vendet e duhura. Veçoria e përbashkët e atyre librave të cilët e lejojnë hyrjen në kuvend është se ata nuk japin përgjigje të qarta për argumentet e atyre që e ndalojnë hyrjen në kuvende. Madje siç e përmenda edhe më sipër disa i pranojnë edhe vet ato argumente, por për hir të dëmeve dhe dobive e lejojnë… E për këtë arsye shkruajta këtë libër që të dalë në pah e vërteta duke shpresuar prej Allahut të na dhurojë sinqeritet dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Së fundi, lusim Allahun, Zotin e Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Krijuesin e qiejve dhe të tokës! Të Diturin e të fshehtës dhe të dukshmes, Atë që do gjykojë ndërmjet robërve të Tij në mosmarrveshjet që kanë pasur, që të na udhëzojë ne tek e vërteta në të cilën njerëzit kanë rënë në kontradiktë. Ai udhëzon kë të dëshirojë në rrugën e drejtë. Amin
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 23:35:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015