Një raport i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren - TopicsExpress



          

Një raport i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim vëren një situatë problematike në lidhje me krimet kundër personit dhe pasurisë në Shqipëri. Sipas raportit që analizon situatën e kriminalitetit në vitin 2012 në Shqipëri, problemet kryesore kanë të bëjnë me numrin e lartë të vrasjeve dhe me shpeshtësinë e vjedhjeve ndaj banesave, makinave dhe bizneseve. Studimi i publikuar nga e përditshmja Panorama u referohet të dhënave zyrtare të marra nga Policia e Shtetit në përfundim të vitit 2012 dhe thekson se krimi që ndodh më shpesh në Shqipëri është vjedhja e banesave. Gjatë vitit 2012, në vend ka ndodhur një vjedhje banese çdo shtatë orë, plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë, vjedhje biznesi në çdo 8 orë, kanosje në çdo 8.5 orë, armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë, vjedhje automjeti në çdo 13 orë, krime kundër jetës thuajse në çdo 24 orë, vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë, vrasje e mbetur në tentativë në çdo 36 orë dhe vrasje në çdo 72 orë. Në raport thuhet se vepra penale e “vrasjes” ka mbetur përgjatë vitit 2012 në të njëjtat ritme të larta si edhe një vit më parë, mesatarisht 31 vepra penale për 3-mujor. Prej vitit 2010 e në vazhdim Shqipëria shfaq shifrat më të larta të kësaj vepre penale në rajon, duke arritur pikën më të lartë në 2 vitet e fundit me rreth 4.4 vepra penale “vrasje” për 100 000 banorë.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 08:48:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015