Nusja nga Gjermania (Tregim i shkruar ne dialekt - TopicsExpress



          

Nusja nga Gjermania (Tregim i shkruar ne dialekt KAVAJAS) NUSJA NGA GJERMANIA 2009-07-27 Para dymllit vjetësh në Kavajë , ishte përhap shumë loja e telefonit. Nuk kishte familje që nuk u ankonte. Vetëm ku banoja unë , u ankonin nji po e nji jo. Na ishte bo biseda e telefonit , si konga e Sinanit Fotografia”! Sa ngjonim Fotografine e Sinanit, knonim mas tij; sa ngjonim bisedën e telefonit, na u bonin nervat kaçurrel. Dilshin gratë ke shkallët, se skishin çbonin ato: punë shteti jo, punë shpije i tundnin e i shkunin rrugicat që me mjes. Ora 7 kërrciste tapeti tu u shkun ke shkallët, pa u shqetsu se mos kish noi rob që flinte. Dilshin ne nga i xhiro npazar , ec shpi boj me hongër burrit ene kalamojve, thekja i sy gjumë ene masdite me i gjo do u mernin. Shyqyr që doli telefoni anonim , që tu kapnin me i muhabet , se po na lenin gocat beqare nder tbabës ty i majt me gojë. U dukte nfillim sikur telefoni i jepte bezdi , por më vonë kush e kush tu lavderonte. - Shyqyr që nuk ishte çuni im mrom nshpi , se u çynë gocat ntelefon - Ene tel im spushoi mrom - ia priti tjetra - Pale mtho: mirë po sqe yt bir aty, mjep i sek tflas me tët shoq. Apo je xheloze ti? - E shaje mi thongër nei mort, mos merte mo- bonin lloqe e muhabet ty pi kafe e ty kthy filxhona grate. Mirpo ke ky grup grash, ishte njona, që na e mante veten për tquten e dynjos. UNE JAM E DHISË KUQE – thonte. - MU NUK MA HUDH NJERI! Eh!! Dreq o punë. U lavedëronte shumë kjo. Kishte i çun tvetëm. E kishte tmartumen ngjermani me gjermone. - Burrin e kam zotni burr - thonte.- Nuk na ngacmon njeri neve , se e dinë që si haj unë:“ Toç për kaqol gjonat Shyqyr me hajer!-thonin gratë e tjera.- Se ne na mytën . Lum si ti që nuk tngacmojn. Muee!? Nuk ka burrë none tmgacmojn mu ntelefon, se i fus i tshame, le qe nuk i besoj i her kur flasin. Zot me hajer! Po i hypte nkok grave. E mate veten shumë nolt ene i ishte bo menja vetëm lek. -Nuk punon baba. - i thonte çunit – “Ke babën pa punë.” - i thonte tshkretit. Bjer lek ai qyqi muj per muj. Trashu kjo. Ishte bo sa i tonks. Kur u ulte nuk dinte me u çu mo. Bovaki, ngaqe ishte i çik e rond ene përtonte me u ngrejt për tfol. Nusja anej shtatzone, çuni anej meno ne per kto, burri npun, kjo vetem lloqe e vetem ty u anku -“ Nuk kom,”- thonte, - “rroj me asistencën.” Kush rronte me gjith men me asistencën, nuk bzonte i shkreti, se si dilnin leket per bukë. Kjo kur vinte dita asistencës, do e merte vesh gjith lagja që kishte met pa pare. Ene ec nshpi pastaj . Ha, pi, rri, Tahir efeni.. Hej, zot shyqyr! - thonin gratë.- Meti ty u qa. U mlodhën katër gra ke shpia njonës, ene i masdite, që kjo ishte ty ne rrobat nballkon ( ato e shifnin mire se ishin shpiat perballe) , venosen me ia punu. Shyqyr zotit që nuk u meken. Bi telefoni ke shpia ksaj -“Gzimaaa !! Gzimaaa, kape i çik telefonin se jom ty ne rrobat,” - kjo. U ngjonte qysh ke kto tjerat, qe po e shifnin mas perdes. Burri hiç. -“Gzimaaaaa, telefoni. Mirpo kot bërtiste kjo , se burri i shkretë ishte i çik shurdh, ene ishte ke dhoma , jo ke guzhina, ku binte telefoni ksaj Ikën kjo me vrap me kap telefonin. Kur zbriti nga stoli, që kishte hyp me ne rrobat ( se mir që ishte shnosh , po ishte ne e shkurtën), ku i shkonte i tule , nuk i shkonte tjetra. Kto gratë: qeshnin kto, se e shifnin çe po bonte kjo. -“Ala!”- kjo. – “ Kush jeni? Knej nga kto nuk piptinte miza. I kishin bo buzët gratë gjak, ngaqë i vinte me qesh. -“ Ala!” - kjo pra. Mori zemër kjo qe ia kishte bo benë me e lujt mensh, ene i foli: -“ Alo ! Mirëmbrëma. Mirë jeni ? Nga Gjermania flasim. Familja Guri? -“ Po.”- kjo gjithë qef.- “ Ne jemi.” Ksaj mo po i vinte me qesh, ene me dor largonte gratë e tjera, që manin dorën përpara, se po qeshnin. - Juve keni djalin e martuar në gjermani? Apo jo ? Me gjeramne? -“ Po.”- kjo.-“ Po, ne jemi. - Jam këtu,” – thotë kjo duke fol letrarshe, sikur mos ishte ajo që thonte: Je ftof ntajare – “ me nusen e djalit tuaj që do të dëshironte tiu përshëndeste juve. -“ U, tkeqen nona asaj!”- kjo.- “Mirë oshtë?” - Mirë, mirë! Ka vendosur të vijë tju takojë nga fillimi i qershorit. Nje sek. Afër me kte që fliste, ishte nji tjetër, që bonte si gjermone. - JA! GUD! NICHT! JA! - ene shtrengonte dhomët e sytë ty qesh. - Ç’a thotë?- i thonte kjo - Ja, thotë që, kur të vijë, ka menduar më shumë për ty, se djali të ka pikë të dobët. Ja, një sek., se po më flet,- ene me dor myllte receptorin, që mos u ngjonin tqeshmet e momentit. Dy gra kishin dal nballkon, se nuk po duronin mo. -JA! -ia bonte kjo tjetra.- JA GUD. JA,JA ..... Shen e gzim i modh .E lo burrin ke dhoma, qysh nuk përtoi gruja, po u vesh ne shkoi ke vjerra me i dhon haberin. - Mka mor nusja ntelefon ene do vij nime nqershor. - U shyqyr, - i kishte thon vjerra, - po mu boka qefi për ty. -Nesër do dal me mor hidraulikun, tvej dushin, se sdu që tm’gjejn pa dush. Po vet do i bin leket. Unë skom. Nga vjerra shkon ke kunota. Ene ksaj i ishte bo qefi shumë. Nga kunota ke motra. Motra i kish thonë: - U shyqyr, mi motër, që po tvika pa lind, ta shofesh nime, se kushedi, kur do tbinte rradha me e pa. Shen e gzim i modh. Mori dhenë gjithe Kavaja qe do i vinte nusja nga GJERMANIA !!! Sa erdhi nga motra, nuk shkoi hiç nshpi gruja, po erdhi ke grate. - E, mi gra, po rrikat?- kjo. Ene ulet duke zon gjysmën e shkalles. - Lene mo, lene,- kjo.- Jam bo telef. -Pse kshu, mi ? - Mka mor nusja çunit telefon. Do vij nime, nqershor. - U shyqyr!- kto periher.- Qeke gzu shume. Ksaj i shkonte buza vesh-mvesh. Tregonte llafet e telefonit gjith qef. Shkonte e qeshmja nHaradoz. Qeshnin ne gratë mas ksaj, me heq i çik atë sikletin, që dojshin me qesh. Mirpo me ato llafe del i shoqi nballkon ne i therret: - Ec, mi, se çuni ntelefon, - i thotë ksaj. - Iken kjo me fol me çunin, ene mas i gjys ore vjen prap. - Se kush ka qene ajo tallagjare, që mka mor ntelefon, vetem po se gjeta. - Pse?- kto.- Ç’a ka bo vaki? - Jo, mi,- kjo,- hiç,- se sdonte ta jepte veten para ktyne që e kishin tall ntelefon. Donte me e nermyt muhabetin , se i doli kryt me ato llafe. Kur del kjo, që e kishte tall nga dera shpis, ene ia pret: - TI JE E DHISË KUQE, UNË JAM E DHISË BARDHË !” #ERJETAKICI
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 22:49:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015