NË MUNDSH Poezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) 1. Në - TopicsExpress



          

NË MUNDSH Poezi nga RUDYARD KIPLING (Çmimi Nobel 1907) 1. Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin E fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh Sa herë te ty dyshojnë e s’të përfillin Por dhe dyshimet drejtë ti gjykosh Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, A, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh Madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh 2. Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatërrim Të ëndërosh, por jo si rob ëndërimesh Dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim Ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta Në kurthe për trutharët kopukët të t’i kthejnë T’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta E prap t’i ndërtosh me veglat që nuk vlejnë 3. Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh Si në kumar, në një të vetme lojë Të rrezikosh të humbësh e prap t’ia fillosh Dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë E të qëndrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit Që veç një fjalë "Qëndro" gjithnjë të thotë 4. Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash A t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash Dhe gjithkënd e çmon, për veç sa meriton Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me veprat që peshojnë Dije dhe mos ki asnjë dyshim Se e jotja do të jetë bota, me çka brënda Dhe burrë do të jesh biri im E shqipëroi Robert Shvarc
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 10:57:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015