Në Bruksel gjithçka shkoi mbrapsht! Shkruan: Nehat - TopicsExpress



          

Në Bruksel gjithçka shkoi mbrapsht! Shkruan: Nehat Hyseni Marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013 disa medie e quajtën historike, duke pretenduar se, me te përfundoi perudha e izolimit 14 vjeçar, që nga viti 1999, të serbëve të Kosovës, me theks të veçantë në veriun e Kosovës. Deklaratat e ndërmjetësueses së BE-së, Komisioneres së lartë të Këshillit të Europës, baroneshës Catherine Ashton ishin pothuajse euforike. Ashtu edhe të Kryeministrit të Serbisë, z. Ivica Daçiq, i cili deklaroi se më në fund Serbia do të instaloj autonomi substanciale për serbët e Kosovës me formimin e Asociacionit të komunave serbe, qē do të kishte autonomi më të gjerë nga Kosova, kehasyar me atë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974. Pra, Daçiqi e deklaroi këtë si një fitore të madhe të Serbisë. Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi pretendonte se më në fund, serbët e Kosovës do të integrohen në rendin kushtetues të Kosovës duke integruar veriun e Kosovës nën integritetin e plotë territorial të Kosovës. Pra, të gjitha palët pretendonin në sukses të diplomacisë, si dhe në fitoret që ofron ajo për palët negociuese. Mirëpo, Dialogut të Brukselit i ka munguar që në fillim normaliteti. Sepse, Qeveria e Kosovës në krye me Hashim Thaçin ka hyrë në këto bisedime për përfitime personale dhe partiake, duke e xhveshur ate plotësisht nga ndjenjat më elementare kombëtare,që minimalisht do të duhej të posedonte një përfaqësues i shtetit të Republikës së Kosovës. Sepse, ai nuk bëri as lavrën e minit që të vendosë parimin e reciprocitetit midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke ia lënë të lira duartë Ivica Daçiqit që ta realizoj Planin sekret të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik të Serbisë nga shqiptarët. Madje, Hashim Thaçi u tregua shumë i gatshëm që në mënyrë implicite të bëhet partner entuziast i politikës serbe në këtë drejtim. Serbia ia arriti qëllimit që ta imponoj çështjen e serbëve të Kosovës, duke shfrytëzuar apetitet korruptive dhe mungesën e ekspertizës minimale të stafit negociues të kosovarëve, përball stafit serb që ishte shumë më profesional dhe me taban të fortë kombëtar serb. Pra, këto cilësi i mungonin dhe akoma i mungojnë palës negociuese kosovare. Pasojë e kësaj është spastrimi etnik i Luginës së Preshevës, duke u krijuar para syve të botës demokratike dhe mbarë shqiptarisë Çamëris e shekullit XXI. Është trishtues fakti se si i lejoi vetes pala kosovare e kryesuar nga Hashim Thaçi në Dialogun e Brukselit që ta ndërtoj fatin dhe ardhmërinë e Kosovës mbi fatëkeqësinë dhe mospërfilljen skandaloze, të trishtueshme dhe rrënqethëse të kësaj pjese të trungut shqiptar! Gjithsesi, pala serbe ia ka matur pulsin politik palës negociuese kosovare dhe as që e ka ndërmend ti realizoj obligimet e marra me Marrëveshjen e 19 prillit 2013. Sjellja e papjekur politikisht, profesionalisht e kombëtarisht i palës kosovare në Bruksel paraqet ogur të zi për shqiptarët e Luginës, për Kosovën dhe për mbarë Shqiptarinë!
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 10:35:58 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015