Në Kosovë janë tri lloje të mafiozëve; 1. mafia - TopicsExpress



          

Në Kosovë janë tri lloje të mafiozëve; 1. mafia ndërkombëtare, 2. mafia urbane dhe 3. mafia rurale…....Mafia urbane ka një traditë më të gjatë dhe është më e sofistikuar në përdorimin e dhunës. Mund të llogaritet si mafi paqësore. Kjo mafi e ka prejardhjen prej politikanëve paqësorë dhe një pjese të shoqërisë civile. Tash e ka hapësirën e veprimit më të kufizuar sepse është përzënë nga mafia rurale....Mafia rurale kryesisht ndërlidhet me mafiozët e rinj të dalë pas përfundimit të luftës. Janë më të organizuar dhe më të dhunshëm. U përngjajnë më shumë mafiozëve të rinj rus dhe kinezë përkah intenziteti i dhunës që e përdorin dhe brutalitetit që e demonstrojnë! Janë makievelistë të pashkolluar!....Mafiozët ndërkombëtarë kanë traditë. Janë të pajisur me imunitet diplomatik. Ndjehen superiorë ndaj mafiozëve vendorë dhe janë të paskrupulltë. Përcaktojnë taktikat e shpërlarjes së parave dhe çmimin e pasurive që duhet të privatizohen. Tenderët milionësh janë në pronësi të tyre. Organizojnë zgjedhje të ”lira“ në Kosovë duke i disejnuar udhëheqësitë e institucioneve. Heqin koka politike dhe përcaktojnë kritere për lirinë e mediave! Në mungesë të karnevaleve organizojnë spektakle për ta argëtuar popullin, si në Romën antike! Mafiozët ndërkombëtarë përballë mafisë urbane dhe rurale në Kosovë e luajnë rolin e auditorit general duke e kontrolluar aktivitetin e tyre, jo për ta penguar e lëre më për ta luftuar por për t’i rritur të hyrat vetanake! Mos kam gabuar diçka?!.........
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 23:03:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015