Në bazën ushtarake “Kamp Arena”, Herat, Afganistan, më - TopicsExpress



          

Në bazën ushtarake “Kamp Arena”, Herat, Afganistan, më datë 22 korrik 2013, u zhvillua ceremonia e transferimit të autoritetit të kontingjentit shqiptar. Në këtë ceremoni merrnin pjesë komandanti i Komandës së Krahut Perëndimorë të ISAF, gjeneral brigade, Ignazio Gamba, komandanti i Komandës Spanjolle të FSB, kolonel Caravaca, komandanti i Komandës Italfor, kolonel Miana, përfaqësuesit e FA shqiptare me mision në shtabin e ISAF në Herat, të ftuar dhe efektiva të kontingjentit. Komandanti i kontingjentit 12-të të FA shqiptare, major Albert Doçi, shprehu vlerësimet për mbështetjen e dhënë nga autoritetet më të larta të bazës për realizimin me sukses të misionit të kontingjentit shqiptar. Në fjalën e tij ka evokuar kontributin e dhënë nga Forcat e Armatosura shqiptare në Komandën Rajonale Perëndimore, me rreth 2186 trupa që nga muaji gusht i vitit 2007, në 12 rrotacione dhe evidentuar frymën e bashkëpunimit me ushtarakët e Aleancës. Më pas ka përshëndetur trupat shqiptare të kontingjentit 12-të, komandanti i Komandës së Krahut Perëndimorë të ISAF, gjeneral brigade Ignazio Gamba, i cili ka evidentuar kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare në Afganistan e sidomos në bazën e Heratit nga gushti i vitit 2007, kur erdhën për herë parë trupat shqiptare e deri në korrik të vitit 2013 që përfundon misioni në këtë bazë. Ceremonia ka vijuar me shpërndarjen e certifikatave nga gjenerali i bazës për ushtarakë shqiptarë. Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, ka vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e ushtarakëve të Aleancës. Në vlerësimin e tij, gjeneral Dushku ka dhënë “Certifikatë Mirënjohje” për drejtues ushtarak të bazës, si kolonel Fernando De La Cruz Caravaca, komandant i FSB, kolonel Franco Miana, komandant i Italfor, kapitenët Luigi Perrota, komandanti i Force Protection dhe Chad Zinetcker, përfaqësues i palës amerikane me motivacionin: “Për mirësinë, kontributin, profesionalizimin dhe mbështetjen e dhënë kontingjentit 12-të shqiptar me mision në Herat”. Ceremonia u mbyll me një foto të përbashkët si kujtim nga misioni në “Camp Arena”. — në Transferimi i Autoritetit Te Kontigjentit-12 FA'Herat' .
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 12:34:40 +0000

Trending Topics




© 2015