Në biseda me mjaft njerëz për egzistencën e Zotit, shpesh - TopicsExpress



          

Në biseda me mjaft njerëz për egzistencën e Zotit, shpesh herë dëgjon mendimin që Zotin e kanë krijuar (dmth shpikur) njerëzit, dhe jo anasjelltas. Padyshim që ky mendim është i drejtë. Psh që nga lashtësia e deri tani njerëzit vazhdojnë të shpikin zotër nga më të ndryshëm. Pothuajse çdo qytetërim i zhvilluar ose pazhvilluar ka shpikur një apo shumë zotër. Babilonasit kishin një shumicë zotash. Në Greqinë e lashtë ekzistonte një Zot pothuajse për çdo fushë të jetës. Romakët, nuk ishin aspak mbrapa në këtë drejtim. Në shoqëritë moderne sot ka gjithashtu shumë zotër. Zoti më i madh ndoshta është paraja. Ju duket çudi që ne e quajmë atë Zot? Çfarë është Zoti në fund të fundit? Është ai që ka fuqi të krijojë diçka dhe të kontrollojë jetët e njerëzve. A nuk e bën paraja këtë, për shumë njerëz? Për shumë njerëz sot, paraja i dikton se ku do të jetojnë, si do të jetojnë, ku do të shkojnë apo nuk do të shkojnë, çfarë gjërash do bëjnë apo nuk do të bëjnë dhe lista vazhdon pa fund! Dhe ju mendoni që nuk është paraja zoti i shumë njerëzve? E tërë jeta e tyre kontrollohet dhe sillet rreth parasë, por nuk qënka paraja zoti i tyre? Padyshim që është. Për disa të tjerë zoti i tyre është shkenca ose arsimi! Ka njerëz që besojnë çdo gjë që shkenca thotë, pa asnjë dyshim apo kundërshtim. Me fjalë të tjera, nëse diçka ka vulën e shkencës, atëherë ajo është e padiskutueshme për shumë njerëz! Atëherë nuk qënka kjo një zot për shumë njerëz? Disa besojnë që çdo gjë që thotë Bibla është e padiskutueshme, atëherë pse nuk qënka shkenca zoti i disave, që nuk vënë trurin në punë të shikojnë së çfarë po thuhet, po thjesht e pranojnë atë si të vërtetë për sa kohë që mban vulën e shkencës! Le të mos harrojmë, që vulat janë një gjë delikate! Njerëzit kanë gjetur anën të kopjojnë dhe manipulojnë çdo lloj vule! Pra besoj se të gjithë biem dakort që njerëzit kanë shpikur dhe vazhdojnë të shpikin zotër të ndryshëm! A do të thotë kjo që nuk ka asnjë Zot që ka krijuar universin? A do të thotë kjo që Zoti i Biblës është krijesë e njerëzve? Ka një dallim midis Zotit të Biblës dhe shumicës së zotërve të tjerë (përveç dallimeve të tjera). Dallimi qëndron se Zoti i Biblës ka dhënë një libër që dëshmon për atë si krijues me anë të fakteve shkencore, që shkenca nuk i zbuloi mijëra vjet pasi ishin shkruar në Bibël, dhe me anë të profecive që japin detaje të hollësishme të së ardhmes! Asnjë zot tjetër në Botë nuk e bën këtë. Lexoni artikullin “Krijimi apo Evolucioni” për të parë një pasqyrim të kësaj teme. Në fakt në Bibël, Zoti flet shumë rreth zotërve të tjerë. Le të shikojmë disa nga këto pasazhe. Psalmi 115:2-8 Sepse do të thonë kombet: “Ku është tani Perëndia i tyre?” Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqen. Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriu. Kane gojë por nuk flasin, kany sy por nuk shohin, kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin, kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnje zë. Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre. Këtu shihet qartë çfarë mendon Zoti i vërtetë për zotërit e tjerë të krijuar nga njerëzit. Ata janë thjesht të paaftë të dëgjojnë, shikojnë, komunikojnë me njerëzit, e jo më t’i ndihmojnë me problemet e tyre apo të kenë krijuar gjithësinë. Në vargun e fundit thuhet qartë që njësoj si këta idhuj (zotër), janë edhe ata që i besojnë atyre. Dmth, sipas Zotit, njerëzit që vënë besimin në zotër të rremë, kanë sy por nuk shikojnë dot të vërtetën, sepse besimi i tyre në zotër të rremë i mban në errësirë. Kjo është arsyeja pse një nga 10 urdhërimet që Zoti dha në Dhjatën e Vjetër thotë që njerëzit nuk duhet të mbajnë idhuj, statuja, apo imazhe dhe t’i adhurojnë ata, sepse ata nuk vlejnë fare, as kanë ndonjë forcë. Dhe kuptohet që të gjithë e dimë një gjë të tillë, por njerëzit janë supersticiozë prandaj bëjnë gjëra të tilla. Bibla thotë që të gjithë ata që duan të adhurojnë Zotin e vërtetë, duhet të adhurojnë “në frymë dhe në të vërtetën”, jo me një statujë përpara, apo t’i luten një statuje, qoftë kjo edhe një statujë që përfaqëson Jezusin! Jezusi vetë, nuk kërkoi asnjëherë një adhurim të statujave apo kryqeve! Jezusi është i gjallë, jo në kryq, dhe ne mund ta adhurojmë Atë drejtpërdrejt. Atëherë, kush krijoi Zotin dhe kush krijoi njeriun? Zoti i Biblës krijoi njeriun, njeriu krijoi shumë zotër, që nuk kanë as sy, as veshë, as dëgjojnë apo kuptojnë gjë. Njeriu modern nuk është aspak më mirë se njeriu i lashtë që krijoi shume zotër dhe idhuj. Ai mund të mos ketë sot të njëjtët zotër, por ka krijuar plot zotër të rremë, që kontrollojnë jetën e tij. Le të shohim një pasazh nga Bibla, një histori mbi jetën e apostullit Pal, kur ishte në Athinë. Veprat e Apostujve 17:16, 21-30 “Atëherë gjithë Athinasit dhe të huajt që banonin atje nuk e kalonin kohën më mirë sesa duke folur ose duke dëgjuar ndonjë fjalë të re. Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë”. Sepse, duke ecur e duke vënë re objetet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERËNDISË SË PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall. Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qënë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, hukatje dhe çdo gjë; dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me rradhë dhe caqet e banimit të tyre, që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej jush. Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij”. Duke qënë, pra, se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu. Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen. Kjo ndodhi rreth 2000 vjet më parë në Athinë, ku apostulli më i madh i Krishtërimit mbajti këtë fjalim përpara popullit të Athinës. Greqia ishte një vend i mbushur me zotër të krijuar nga njerëzit, dhe në këtë pasazh thuhet se apostulli Pal pa një statujë me mbishkrimin “PERËNDISË SË PANJOHUR”. Pali shpjegon qartë që Zoti i vërtetë nuk është prej guri, druri, apo asnjë materiali tjetër, dhe ai u shfaq atyre Perëndinë e vërtetë. Të dashur lexues, me të njëjtën dëshirë dhe dashuri po ju shfaqim edhe ne sot Zotin për të cilin apostulli Pal predikoi në Athinë 2000 më parë. Është i njëjti Zot, që nga dashuria e madhe për krijesat e tij, dërgoi Birin e Tij, Jezus Krishtin për të vdekur në kryq për mëkatet e njerëzimit, duke mbajtur dënimin e Perëndisë mbi trupin e tij për mëkatet tona, në mënyrë që ne të kemi shpëtimin nga këto mëkate, dhe paqe me Perëndinë me anë të gjakut të Krishtit. Lutja jonë është që ju të hapni zemrën dhe ta pranoni atë sot, nëse ende nuk e keni marrë këtë vendim. Zoti ju bekoftë. :: Lista e artikujve Blu_sky 13-10-08, 19:20 Fakte shkencore ne Bibel Vetem kohet e fundit shkenca ka zbuluar se cdo gje qe ne shikojme perbehet nga atome te padukshme. Ketu, Shkrimi na tregon se “gjerat qe shihen nuk u bene nga gjera qe shikohen.” Hebrenjte 11:3 (rreth 2000 vjet me pare) Ne Kohen kur besohej qe Toka qendronte mbi nje kafshe te madhe gjigante (1500 pas K.) Bibla ka folur mbi qendrimin pezull te tokes ne hapesire. – “ Ai…mban token pezull mbi hicin” Jobi 26:7 Gjithashtu profeti Isaia na tregon se Toka eshte e rrumbullaket. – “Ai eshte ai qe rri ulur mbi rruzullin e Tokes…” Isaia 40:22 Kjo nuk eshte nje reference per nje disk te sheshte, por per nje sfere. Ne ate kohe kur shkenca besonte se Toka ishte e rrafshet, ishin Shkrimet qe e frymezuan Kristofer Kolombin te lundronte rreth botes. (Shiko Fjalet e Urta 3:6 ) Zoti i tregoi Jobit 1,500 para Krishtit.: “Mos je ti ai qe hedh rrufete atje ku duhet te shkojne, duke thene: “Ja ku jam?”.” Jobi 38:35 Bibla ketu po tregon me sa duket nje deklarate shkencore absurde - qe drita mund te dergohet, dhe pastaj te shfaqet ne te folur. -Por a e dini se valet e radios udhetojne me shpejtesine e drites? Ja pra, pse ti mund te kesh nje komunikim direkt me dike ne anen tjeter te botes! Shkenca nuk e zbuloi kete deri ne vitin 1864 ku shkenctari anglez Jamez Clerk Maxuell sygjeroi se elektriciteti dhe valet e drites ishin dy forma te se njejtes gje.
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 19:09:02 +0000

Trending Topics




© 2015