Në këtë porosi Pejgamberi a.s. është shprehur në mënyrë - TopicsExpress



          

Në këtë porosi Pejgamberi a.s. është shprehur në mënyrë alegorike ku me fjalë të shkurta na ka sugjeruar se si të përgatitemi për shpëtimin e vetes në këtë botë dhe tjetrën. Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se ka thënë: Pejgamberi a.s më ka porositur me katër gjëra të cilat për mua janë më të dashura se dunjaja dhe gjithë çka ekziston në të. Ai më ka thënë: O Eba Dherr, siguroje anijen se deti është i thellë , përgatitu për udhëtimin se rruga është e gjatë . Lehtëso shpinën tënde se pragu është i lartë , punët bëri me sinqeritet, se Mbikqyrësi është i kujdesshëm dhe preciz . Transmeton Imam El-Makdisi.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 21:59:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015