Në mesin e lajmeve të gëzueshme, po mbërrijnë edhe do që më - TopicsExpress



          

Në mesin e lajmeve të gëzueshme, po mbërrijnë edhe do që më japin ndjenja të përzieme. Si ta pres fitoren e Mimoza Kusarit? Në njanën anë, më ngazëllen fitorja e nji grueje ndaj nji kundërshtari goxha të fortë. Më gëzon edhe ndëshkimi që qyteti me traditë po i jep keqqeverisjes. Por rrënqethem kur kujtoj se çfushatë e ndytë i parapriu votimit të sodshëm, ndërsa spranë asnjiherë fjalët plot paragjykime ndaj katolikëve e katundarëve. Në mëtoftë me qenë kryetare e gjithë Gjakovës, Mimozës i vyen miratimi i qytetarëve, jo i hoxhëve urrejtjenxitës që i fusin hundët aty ku su takon. Si ta pres pastaj triumfin e Ramadan Mujës në kalanë e Prizrenit? Jo se Eqa ishte ndonji mjeshtër për rrethim kështjellash ose se kishte namin e nji udhëheqësi të virtytshëm, por se nji kryetar si Muja ska vend në demokraci. Si mund të jetë ai zbatues i ligjit në Prizren ndërsa dyshohet se ka shkelë vetë ligjin në mënyrën ma të turpshme? Ma fort se për demokracinë, rizgjedhja e kryebashkiakut asht fitore për fushatën e pashkrupullt të PDK-së, që për ta përkrahë kandidatin e vet në Prizren solli edhe tre kryeministra nga rajoni. Në qytetin shumetnik e shumfetar, kryeministri i Kosovës profetizoi për fitoren e Mujës, ndërsa udhëheqësi islamist i Turqisë -- që jo shum moti kishte shtypë me gjak protestat demokratike në vendin e vet -- mbajti derse fetare si për inat të të krishtenëve e shekullarëve prizrenas! Uroj që koha vetë dhe puna e Mujës tu japin fund druejtjeve të mia.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 21:59:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015