Në një Kuvend të burrave, ku ishte i pranishëm edhe kryeplaku - TopicsExpress



          

Në një Kuvend të burrave, ku ishte i pranishëm edhe kryeplaku i Kosovës, pleqnari i mençur, Ramadan Shabani, pak me vonesë vjen edhe Hasan Prishtina, emri më i pastër i historisë sonë kombëtare. Ramadan Shabani, duke ia njohur vlerën Hasan Prishtinës, që kishte dhënë aq shumë për kombin, u ngrit në këmbë dhe i tha: - Ty të takon të ulesh në krye të vendit, në ballë të oxhakut. Hasan Prishtina tha: - Jo, Ramadan Shabani, jo. Në krye të vendit duhet të ulet mençuria, pas saj vijnë të tjerët e të tjerat. Foli Ramadan Shabani: - Po kush ka shkollë më shumë se ti, kush luftoi për atdhe më shumë se ti, kush e shkriu krejt pasurinë e madhe për t’i shkolluar djemtë e Kosovës sikur ti?... Hasan Prishtina nguli këmbë: - Dil në krye të vendit, Ramadan Shabani, mençurisë i takon balli i oxha¬kut se, kur të kam TY përpara, kam HARTËN E BOTËS përpara dhe asnjë rrugë e gabueshme nuk mund të më mashtrojë! Ju pastë, gjyshi, ju, nipa e mbesa! Populli që di ta nderojë e ta respektojë mençurinë, pasurinë e PARË në jetën njerëzore, ai popull meriton të ketë ardhmëri të ndritshme. Nuk ka filluar jeta jonë me ne. Të thella e të pasura i ka rrënjët kombi ynë. Të gjithë ne, dhe ata që vijnë pas nesh, e kanë për BORXH të përulen deri në tokë për NDERIM e mirënjohje kolosëve të kombit, mbi supet e të cilëve po ngrihemi ne dhe po arrijmë të shohim më larg. Pa mençurinë e këshillat e tyre, ne do të ishim gjethe të shkëputura që i bart era. A nuk tha Petro Nini Laurasi, dritë pastë, atje ku është: “Më vritni, por ma ruani gjakun, se do t’ju duhet t’i shkruani germat e shqipes sonë të bukur.” Ju pastë, gjyshi, ju, mbesa e nipa!
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 20:31:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015