Në përkujtim të intelektualit Naim Manaj Një jetë në - TopicsExpress



          

Në përkujtim të intelektualit Naim Manaj Një jetë në shërbimin e të tjerëve Shkruan: Besim R Cengu - Tiranë, 14. 01. 2009 _____________________ Atë mbrëmje të nxehtë të 9 qershorit, duke rrezatuar tek të gjithë mirësjellje e respekt, bashkë me bashkëshorten, Fatmiren, njërën prej nuseve të djemëve dhe një fëmijë të vogël, profesor Naimit, i kishte shkrepur mendja të bënte një foto familjare (ku ta dinte ai se kjo foto familjare, do të ishte kujtimi i fundit për të dhe të dashurit e tij?!). E përshendeta dhe i thashë, se nesër duhej të shkonim në fshatin Zgatar të Opojës, fshatin e lindjes së patriotit të madh, kryetarit të parë të Shqipërisë etnike, Ymer Prizreni, ku përkujtohet çdo vit akti i madh i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ngaqë profesor Naimi dhe ne, kishim qenë edhe vite tjera të ftuar në këtë aktivitet, e priti me shumë gëzim. - Sigurisht që do të shkojmë, - tha i buzëqeshur. - Nesër në orën 7.00, po të pres këtu, - thashë, duke i bërë me dorë verandën e bufesë aty afër Foto Albës dhe u ndamë... Vetëm një vit në parë, më datën 29 maj 2006, kishte referuar në një sesion shkencor, që organizuam në qytetin e Sharrit. Rrugës kur po shkonim atë ditë, në një pikë ku shihet i plotë qyteti i Prizrenit, mu lut ti bëj një fotografi. Kishte dëshirë ta kishte qytetin e historisë të gjithin në vete. Të nesërmen në mëngjes, më datën 10 qershor 2007, duke e ditur mirë se sa korrekt isht profesori, me autoveturën e ndezur, po e prisnim të vinte nga çasti në çast. Edhe pesë minuta ora do të shkonte 7.00, ndërsa po vërenim rrugën nga ndërtesa e radio Kukësit nga do të vinte ai, një dorë më prek në sup nga prapa. Ktheva kokën dhe pashë të nderuarin, Hakik Visha. Mirëmëngjesit tim nuk iu përgjigj. Hetova se kish diçka që nuk shkonte. Për një çast e vështrova me habi gjendjen e tij jo aq të disponuar dhe me vete thashë, se helbete çfarë ka. - Kë po pret?, - mu drejtua. - Bacën Naim dhe po nisemi për në Zgatar të Opojës. Për një moment heshti. Më vështroi në sy dhe më tha ngadalë e si me ndrojtje e mosbesim në vetvete: - Naim Manaj, nuk është më, o Besim. Kishte vdekur. U shtanga kur e pashë njoftimin. Ende nuk po mundi ta besoj. Ashtu siç isha, mbeta në vend. Sigurisht, nuk u zura besë fjalëve të bacës Hakik. - Jo, nuk duhet të jetë e vërtetë, - thashë si me vete dhe u nisa drejt vendit ku kishte dalë lajmërimi si për ta vërtetuar. Po. Naim Manaj, kishte vdekur. Ai nuk ishte më midis nesh. Na kishte tradhëtuar pa pritur. Na iku nga kjo botë si të ishte një mysafir i dëshiruar i përkohshëm, duke lënë pas kujtimin e mirë, vlerat e një burri të urtë, të mençur e fjalëpak, portretin e një prindi shembullor, kontributin e tij të spikatur në fushën e historisë, folklorit, gazetarisë, mësuesisë… Kësisoj, vdekja e Naim Manajt, jo vetëm që ishte humbje e familjes, por edhe humbje për të gjithë ne, humbje për mësuesit, humbje për studiuesit, humbje për shokët, me të cilët rrinte çdo ditë…Hamzën, Hamdiun, Jasharin, Ademin, Aliun, Bislimin, Beqirin... mua, shkruesin të kësaj pasthënie që e kishim, shok, prind, bashkëpunëtor, mik... Lindi në Brekijë të zonës së Topojanit, në vitin 1938. Ky fshat krenar e kjo trevë, historikisht është e papërkulur. Kush si banorët e këtyre anëve, luftuan për ruajtjen e trojeve të lashta shqiptare. Specifike është, se kjo zonë gjithnjë i ka dalë të keqes përpara dhe ka triumfuar kundrejt saj. Armikun asnjëherë nuk priste ta luftonte në kufinjtë e krahinës që i përkiste, por djemtë trima e patriotë, shihnin ku është cepi i vendit të shqipeve. Fronti i Luftës qe Nishi e Toplica, Ulqini, Duhla e Sanxhaku. Djemtë topojanas dhanë jetën atje, duke dëshmuar kështu se në shpirtin e tyre nuk gjenin vend vetëm topojanasit, por të gjithë shqiptarët, të gjithë ata që bukës i thonin bukë e ujit ujë, prej Tivarit e deri në Pervezë, siç do ta përcaktonte i madhi Pashko Vasa te poema e pavdekshme O moj Shqypni. Naim Manaj ishte shumë krenar për të gjitha këto bëma e cilësi të bashkëvendasve të tij. Naimi me kompetencë shprehej: Topojanasit ishin kudo. Ku ti thërriste dheu i tyre, gurët e drurët, jehona e gjakut pellaszgo-ilir... Jetën e kishin varur prej fatit të Atdheut, se pa përpjekje nuk kishte fitore, pa rrezikuar nuk do të kishte mbijetesë. Nga fakti se këta dragoj bashkë me të trimat e krahinave tjera, e ndalën shkaun që në krye të herës, ky armik shekullor dhe i përjetshëm, kur iu dha rasti, e ndëshkoi Topojanin në përmasat më të pashpirta. Vështirë të gjesh hakmarrje më të madhe se ajo e vitit 1913. Në atë kohë hakmarrje, Topojani u gdhi pa asnjë mashkull. Vetëm për disa orë u vranë e masakruan në pabesi të pashembullt mbi 1000 burra në zonë. 620 burra vetëm në Topojan. Megjithatë kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund, jeta nxorri llastarët e vet. Duhej mbijetuar. Duhej gjallëruar. Duhej të ripërtërihej patjetër jeta. Dhe kështu u bë. Topojani mbijetoi. Ai nuk e humbi emrin e tij të madh, përkundrazi u shumua, por edhe shumfishoi trimëritë. Gjthçka për pak kohë shkoi në rrjedhën e vet. Përsëri ai në traditë historike, vazhdoi të nxjerrë trima atdhetarë, vazhdoi të nxjerrë burra që bëjnë e shkruajnë historinë e Topojanit që nuk duhet të harrohet. Në këtë shtrat lindi, u rrit, u edukua dhe u formua, Naim Manaj. I tillë ishte ky burrë, i cili në kujtesën e Kukësit e kuksianëve, do të mbetet gjithnjë i mençur, njeriu i matur, studiuesi i apasionuar i historisë, dashamirësi e mbledhësi i kujdesshëm i pasurisë shpirtërore dhe kulturore të popullit, e fanatiku i ruajtjes së historisë tonë të përbashkët. Përveçse mësues, mund të konsiderohet edhe një prej themeluesve të gazetarisë kuksiane. Artikujt e tij në gazetën Kukësi i Ri, si dhe reportazhet e kronikat në Radio Kukësi, janë një kontribut i vlefshëm. Një prej fushave, ku Naimi dha shumë është edhe arkivi. Dora e tij e kujdesshme është e pranishme në institucionet kryesore në Kukës. Bashkia, Këshilli i Rrethit, Drejtoria Rajonale Arsimore, e shumë institucione të tjera, janë sistemuar me shumë kulturë e përkujdesje nga dora e tij. I përgjegjshëm për misionin e vet si studiues, Naim Manaj, merr përsipër eksplorimin historik të zonës. Studiues i kujdesshëm, kronikan i saktë, hulumtues si ai, mbledhës shembullor i krijimeve artistike të zonës. Shënon gjithçka, merr fakte prej gjithkujt që di dhe që ka lujtur një rol në etapa të ndryshme të historisë së Topojanit, krahinës së Lumës dhe gjithë rrethit të Kukësit. Dhe nuk ka se si të mos lindin veprat e tij krijuese me tituj sintetikë Jehona e Topojanit, Pesha e vendlindjes, Shtegtarët e dijes, Lulet e bjeshkës..., Sadija, Abdullah Çoba - mjek popullor e vepra të tjera. Mirëpo njeriu në përgjithësi është i paparashikueshëm. Ai na la në kulmin e ambicjeve të tij, por edhe të vullnetit për të punuar. Pikërisht atëherë kur ai kishte më shumë pretendime intelektuale, pikërisht atërerë kur ai kërkonte më shumë nga vetja. “Unë tani jam më shumë i të tjerëve, se sa i vetvetes, por mu në këto kohë kam më shumë nevojë për ju” – thoshte Naimi vitet e fundit. Kishte një domethënie ky përcaktim. Ai kishte nevojë gjithnjë e në çdo kohë të përvetësonte, ashtu sikurse ndjente detyrimin që t’u jepte diçka të tjerëve. Nga kjo merr kuptim aktiviteti shkencor i Naim Manajt. Ai vitet e fundit, sidomos pas vitit 2000, kishte rritur aktivitetin e kontaktet. Ecte sa në Dollovisht, që të njihte sa më mirë e në detaje historinë, aq edhe në Has për të takuar mësues, që kishin vendosur themelet e arsimit shqip, si Jahë Peka apo Din Geca, sa në Kalis, për të hulumtuar rreth figurës së zgjuar së Tahir Zenelit, aq edhe në Shtiqën, Novosej, Kukës e Bicaj, për të nxjerrë në pah mësuesit legjendë Beqir Hamza, Vehap Muja, Osman Beqiri, Zoja Foni, Islam Axhami, Gani Zela e plot të tjerë, që ngritën ndërtesën tonë arsimore. Dhe në fakt këto janë qëllimi themelor i njeriut që rrezaton tek të tjerët. Naim Manaj, rezaton tek ne me veprën e tij, me përkushtimin e përgjegjësinë e një njeriu që do vendin e tij, prandaj kujtimi ynë për të do të jetë i përjetshëm… Miq të Ditës, Dua të ndajmë bashkë diçka që unë e kam vështirë ta vendos i vetëm. Do shkruaj shkurt dhe do flas hapur. Sepse shumë prej jush janë në moshën e prindërve të mi dhe kjo është një arsye më tepër që të flasim siç flitet në familje. Dhe sepse dua që kur t’i përgjigjeni me sms ose emaile këtij shënimi, të dini diçka më shumë rreth Ditës. Së pari dua t’ju falënderoj që na keni futur bujarisht në shtëpitë tuaja dhe e keni bërë këtë gazetë atë që është sot: gazetën e parë në shumicën e pikave të shitjes së shtypit në gjithë vendin dhe padyshim gazetën më të komentuar të këtyre muajve të fundit. Është e qartë që pa ju, kjo përpjekje që daton rreth një vit më parë, nuk do ecte dot kaq shumë dhe kaq shpejt. Shumë gjëra kanë ndryshuar prej nëntorit të vitit të kaluar kur Dita doli në treg. Por një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë: Ne nuk jemi të kamur. Jemi një grup gazetarësh, me përvojë relativisht të gjatë në shtypin e shkruar që i ofruam lexuesit tonë të vetmen pasuri që kishim: ato që kemi bërë e kemi bërë me zemër. Edhe nëse kemi gabuar diku apo dikur (dhe me siguri po) me lexuesit kemi ndarë sinqeritet, mirënjohje, reciprocitet, kujdes për shqetësimet e tyre, vëmendje për mendimet dhe ndjesitë e njëri-tjetrit. Unë jam në krye të një grupi të vogël djemsh e vajzash që kanë qenë bërthama e idesë së DITË-s dhe e një grupi në zgjerim bashkëpunëtorësh që na janë bashkuar rrugës. Shumë prej tyre pranuan t’i bashkohen projektit për Ditën në një kohë kur shumeçka përreth ishte e errët dhe kërcënuese. Ata sfiduan një realitet të egër dhe diskriminues; punuan në një mjedis armiqësor të një Shqipërie që ishte marrë peng. Ata dhanë me Ditën një kontribut modest, por qartësisht të guximshëm për t’i hequr nga qafa Shqipërisë sonë të përbashkët, klanizmin e padurueshëm dhe antinjerëzor, pabesinë mbytëse, ligësinë përçarëse, perversitetin vrastar të berishizmit, diktaturën e tij të mediokritetit. Pa fuqinë që na dhatë ju duke na blerë dhe mbështetur me mijëra sms, letra, shtrëngime duarsh në rrugë dhe redaksi, ai mjedis do na kishte shtypur. Mbijetuam falë jush. Me frikën se mos në këtë pikë ju dukem maskara, kur i tillë nuk jam, po hyj në temë: Dita sot shitet me çmimin e kostos së prodhimit (plus pagesën e shitësit): pra 20 lekë. Me rritjen e tirazhit, për të gjitha pagesat e tjera të pashmangshme kemi vetëm dy rrugë: kufizimin e lirisë sonë editoriale ose rritjen e çmimit. Po ju them sinqerisht diçka: për mua si gazetar, gazeta duhet të jepej falas. Misioni i saj nuk ka të bëjë me hesape të tilla, aq më pak me hesape qindarkash. Por… nuk jetojmë në parajsë. As kemi ndonjë pluhur magjik zanash që t’i korrigjojmë kur dhe si të duam ato që nuk janë në dorën tonë. “Një gazetë ku punojnë njerëz familjarë dhe me një begraund sakrificash financiare nuk mund të kushtojë sa një çerek filxhan kafeje” – më thotë shpesh bashkëpunëtori im më i ngushtë, drejtori menaxherial i gazetës Ardian Osoja. Ndoshta ka të drejtë, ndoshta jo. Miqtë e mi! Ne do mbetemi këta që jemi. Nuk u rritëm për t’ja mbathur dhe nuk ka gjë në botë që na shpëton nga vetvetja. Ne duam të ecim përpara, por duke vazhduar të jemi të lirë. Nuk duam t’i zgjidhim minuset tona financiare duke përdorur gazetën për tendera, poste drejtorësh, firma bashkiakësh; ne nuk jemi tregtarë që flirtojmë me politikën dhe nuk duam të jemi të tillë. Duam që Dita të mbetet e jona, e Juaja. Në këtë pikë vijmë te pyetja: Ju duket e përballueshme një rritje prej 10 lekësh e çmimit të Ditës? A do të mund ta blinit Ditën 30 lekë me çmimin e të gjithë gazetave të tjera? Vendoseni ju. Ju e ngritët Ditën, ju mund ta çoni përpara, ose pas, nëse ky është vullneti juaj. Më shkruani Faleminderit nga zemra Adrian Thano
Posted on: Tue, 19 Nov 2013 21:57:57 +0000

Trending Topics




© 2015