Nëse dikush... Nëse dikush të bën keq ty, bëhu i - TopicsExpress



          

Nëse dikush... Nëse dikush të bën keq ty, bëhu i durueshëm. Nëse dikush të lëndon ty, bëhu prej atyre që falin. Nëse dikush sillet në me injorancë, tregohu i durueshëm. Nëse dikush sillet ashpër me ty, bëhu i butë me të. Nëse dikush fshehë nga ti, bëhu bujarë. Nëse dikush gabon ndaj teje, bëhu i drejtë. Nëse dikush diskuton me ty, bëhu i qetë. Nëse dikush të kundërshton ty, uroja të mirën. Nëse dikush të dëmton ty, bëhu optimist. Nëse dikush të akuzon ty, bëhu i sinqertë. Nëse dikush dëshmon se je në gabim, bëhu i përulur. Nëse dikush bën një gabim, bëhu i mëshirshëm. Nuk barazohet e mira me të keqen! Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë. (Fussilet, 34). Dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. (Ali Imran, 134). Përktheu: Jetmir Jakupi (Ebu Hatib)
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 14:49:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015