ORIGJINA E ILIRËVE Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në - TopicsExpress



          

ORIGJINA E ILIRËVE Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ata shprehin vetëm dy pikëpamje: Njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Ballkan, ndërsa; Edyta i quan ilirët si popull autokton të formuar në trollin historik të Ilirisë. Përsa i takon teorisë së parë aty ka mospërputhje, përsa i takon vendit se prej ku erdhën ilirët dhe në cilën kohë.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerët me kulturën e fushave me urna apo me kulturën e Luzhicës. Sipas tyre, ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panono-ballkanike dhe duke zbritur nga Evropa qendrore, në fillim të epokës së hekurit u ngulën në Gadishullin Ballkanik. Teori më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në trollin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë gjen prova të shumta në territorin historik të Ilirëve, me zbuliomet e bëra në trollin e Shqipërisë: Maliq, Pazhok, Vajzë, etj. Jashta Shqipërisë: Glasinac (Bosnjë) etj. Trolli i kulturës së fushave me urna nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me Ilirët. Duke krahasuar trollin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirfilltë ilire Mat-Glasinac, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materi ale në qeramikë, në objektet metalike etj. ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trolli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësajë të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike e egjeane nuk e përfëshinë pjesën perendimore të Ballkanit dhe nuk prunë deri në zhven dosje të ilirve. Kjo shihet qartë , ku materialet arkeologjike të kësaj kohe flasin jo për ndërprerje të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë trollin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone deri në sh,VI p.e.s. kur historikisht dihet se këta krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme ilire. Procesi historik i zhvillimit të etnogjenezës ilire fillon shumë kohë përpara dyndjeve dore, egjeane, panono- ballkanike dhe konkretisht fillon me dyndjen e madhe të periu dhës kalimtare nga neoloiti në epokën e bronzit që përfshin treva të gjera të Evropës dhe Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar si indoevropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvje çarit të tretë u krye nga grupe baritorësh të ardhur nga stepet e lindjes. Është provuar arkeologjikisht se kjo nuk është bërë menjëherë por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre edhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë këtyre dyndjeve grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsinë që erdhi, të cilët u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi me kulturat neolitike të Vinçës. Butmirit, Lisiçiq-Hvarit në Jugosllavi, të cilat qenë zëvendë suar me kulturat e reja: Kostalac, Vuqedol, etj. e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit e cila qe zëven dësuar nga një kulturë më e ulët që i atribuohet pikërisht kësaj dyndejeje. Në përzierjen etnike të kulturave të popullsive neolitike, paraindoevropiane ose indoevropiane të hershme me ardhësit e rinj indoevropian të stepeve, u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit perëndimor, rrjedhi misht edhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore të dalluara nga bashkësitë e tjera jo ilire. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm, krahinat jugore të kësaj treve ishin të këthyera me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut me të cilat qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe kulturore .Veriu ishte i këthyar drejt Evropës qendrore. Këto lidhje ndikuan sadopak në forimin dhe diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe atij verior. Duke filluar në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë , rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurtë etnike që u formua nga shkatërrimi i botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndi more të Ballkanit atë substrat etnokulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si Pellazge. Nga shumë teori që janë përmendur deri më tani, mbi origjinën e Ilirëve, padyshim, teoria më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai çështjen e etnogjenezës së Ilirëve e trajton në punimin e tij Parailirët, Protoilirët dhe Ilirët e lashtë.Sipas Benac, zhvilli mi i brendshëm në Ballkanin perendimor shkaktoi, mu në fund të epokës së bronzit, formimin e bashkësive etnike të Ilirve të vjetër dhe së shpejti mandej në periudhen e hekurit edhe kriji min e etnosit Ilir. Ngjashëm me Benac, procesin e formimit të etnosit Ilir e sheh edhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch Gimpera. Në mesin e teorive mbi origjinën e Ilirëve, një popullaritet të madh, si në mesin e gjuhtarëve, ashtu edhe në mesin e arkeologëve e ka pasur deri tash vonë edhe teoria mbi Ilirët si krijues të të ashtuquajturës Kultura e fushave të Lluzhicës, në Gjermani. Këtë teori sëpari e formulon arkeologu gjerman Gustav Kossin na dhe e përfaqësojnë në mënyrë më besnike arkeologu Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Sipas tyre, themeluesit e kulturës së fushës së urnave të kohës së bronzit, kanë qenë Protoilirët, prej të cilëve në periudhën e hekurit janë zhvilluar ilirët. Arkeologjia dhe gjuhësia janë ato të cilat zbulojnë emrat e popujve të lashtë pastaj lidhjen historike dhe gjuhësore të tyre në mes veti. Kur mundohemi të zbulojmë origjinën e ilirëve e më vonë shqiptarëve pikërisht mbështetemi në këto dy shkenca: Arkeologjia e cila studion mbeturinat materiale të zbuluara në varreza dhe themele të objekteve të lashta që i kanë përdorur ilirët. Gjuhësia—që studion gjuhët të cilat i kanë përdorur popujt e lashtë. Në lashtësi, vendi nga gjiri i të cilit lindnin njerëzit, dmth. vendi ku ata jetonin dhe vëndi ku fillon t`i njohë historia konsiderohej me të drejtë edhe atdheu i tyre i parë. Është çështje e njëjtë edhe kur flasim për autoktoninë e popullit shqiptar të sotëm. Historianët bizantinë të sh.14, shqiptarët i quajnë Arvanitis, Ilirius, Trivalus, Skithius, etj. Thummann,profesor në Lajpcig të Gjermanisë, në gjurmimet e tij Mbi historinë e kombeve të Evropës lindore,1774, shqiptarët i quan pasardhës të drejtpëprdrejtë të Ilirve të Gencit, Teutës dhe Pirros. Malte Bruni në Anales des Vojages, Paris 1808 thotë se shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve. Anglezi, V.M.Lake 1814 që udhëtoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët jënë ilirët e vjetër.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 21:34:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015