Obama, Putin: Mospajtime për Sirinë Presidenti amerikan, Barack - TopicsExpress



          

Obama, Putin: Mospajtime për Sirinë Presidenti amerikan, Barack Obama, ka pranuar se ka dallime të thella brenda në Amerikë dhe jashtë saj, lidhur me thirrjen e tij për aksion ushtarak në Siri, dhe e ka lënë të hapur mundësinë që të mos jetë në gjendje ta bindë opinionin amerikan. Mëtutje, siç raporton AP, ai ka refuzuar të thotë nëse ai do të veproj pa autorizim nga Kongresi për sulm, në përgjigje të përdorimit të armatimit kimik. Obama, në një fjalim të tij sot në fund të samitit G20, në Shën Petersburg të Rusisë, theksoi se të martën do ta mbajë një fjalim para popullit amerikan lidhur me Sirinë. Ai theksoi se do të pretendoj se sinqerisht se ekziston kërcënim i menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara nga përdorimi i armatimit kimik në Siri. Por, Obama argumentoi se aksioni është esencial për ta respektuar ndalimin e përdorimit të armatimit për shkatërrim në masë. Më herët gjatë ditës, ai e kishte mbajtur një takim të papritur me Putinin. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se ai sot e ka pasur një takim me presidentin amerikan, Barack Obama, në margjina të samitit G20, por takimi nuk i ka përfunduar dallimet e tyre lidhur me konfliktin në Siri. “Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe unë me të vërtetë u takuam sot. Nuk ishte takim në këmbë, por ne folëm duke qenë ulur. Bashkëbisedimi zgjati 20 deri në 30 minuta. Ishte shumë interesant dhe do të thoja konstruktiv dhe miqësor. Secili prej nesh mbetet në pozicionin e vet por dialogu vazhdon. Ne e dëgjojmë njëri-tjetrin dhe i kuptojmë argumentet e njëri-tjetrit. Unë nuk pajtohem me argumentet e tij dhe ai nuk pajtohet me argumentet e mia, por ne i dëgjojmë ato dhe përpiqemi t’i analizojmë”, tha Putin, sot në konferencën për gazetarë në fund të samitit G20. Ai e kundërshton çfarëdo aksioni ushtarak në Siri, pa miratimin e Kombeve të Bashkuara, duke vlerësuar se intervenimi eventual do të ishte “akt i agresionit”.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 00:34:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015