Observatori Roman kërkon vëllezërit alienë Jeta - TopicsExpress



          

Observatori Roman kërkon vëllezërit alienë Jeta jashtëtokësore i intereson Kishës, dhe kjo nuk është një gjë e re. Ndaj nuk duhet të habisë editoriali i Observatorit Roman mbi zbulimet e fundit në lidhje me format e jetës aliene të shpallura nga NASA. Gazeta e Vatikanit botoi një editorial të nënshkruar nga Ati Funes Jose Gabriel, drejtor i Observatorit të Vatikanit, jezuit nga Argjentina, 47 vjeç, që nga viti 2006 shefi i astronomëve të Papës në selinë e Pallatit Apostolik të Kastel Gandolfo. Në tekst, tashmë online ne formatin pdf në faqen e internetit të Observatori Roman, me titull: “Nëse dikush thith arsenik ‘, nis në analizën e baktereve në gjendje të jetojnë me anë të arsenikut dhe lajme të tjera të ekzistencës së një planeti, shumë më i madh se Toka, ku temperaturat e larta dhe avujt e ujit ne formë reshë shumë të dendura, sugjerojnë potencialisht për egzistencë jete. Astronomi i Vatikanit pyet veten se cilat janë botët e mundshme dhe çfarë lloj qëniesh të gjalla duhet të kërkojmë. Nga zbulimet e reja, komenton ai, pa dyshim që do të vijë një “zgjerimin i horizonteve tona konceptuale’. Do të ketë pyetje rreth planetëve dhe galaktikave dhe se çfarë është një qënie e gjallë. Por në qoftë se kërkojmë forma të tjera jete, ”duhet të paktën të dimë se çfarë duhet të kërkojmë, që do të thotë të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë”. “Dhe kush e di nëse - përfundon ai - në një galaktikë eliptike të largët, dikush që jeton në një ‘super-Tokë’ që orbiton rreth një ylli ’xhuxh të kuq’ dhe thith arsenik, në këtë moment është duke bërë të njëjtat pyetje”. Ati Funes, që si një jezuit i mirë hidhet pa problem nga astrofizika në teologji, në 2008-ën është përballur me Observatorin Roman me një seri pyetjesh në lidhje me mundësinë e egzistencës së qënieve jashtëtokësore: nuk janë në kundërshtim me besimin në Zot dhe nuk është e thënë që duhet të ketë nevojë të shpëtohen nga mëkatet. Dhe megjithëse shumë shkencëtarë janë ateistë, nuk është e vërtetë që astronomia nxit një vizion ateist: tridhjetë kraterë në Hënë janë emëruar sipas disa astronomësh të lashtë jezuitë, një asteroid i sistemit diellor është emëruar sipas paraardhësit të tij në Observator, George Coyne Ati. Kësisoj, Ati Funes nuk është i papërgatitur që të bisedojë me “vëllanë” që thith arsenik, për të parë nëse dhe ai bën të njëjtat pyetje. “Astrofizika” – thotë Funes, është një shkencë që gjithmonë rezervon surpriza. Kërkimi ka nevojë për një përpjekje të përditshme, shpesh të fshehur, por shpesh shpërblehet me rezultate të rëndësishme”. ‘Xhuxhat e kuq’ sjellin me vete hipotezën që mund të ketë galaktika dhe planetë të tjerë. ”Kuptimi i formimit të sistemeve të tjera yjore – thotë Funes – do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë formimin e sistemit tonë. Dhe ndoshta do të na lejojë të arijmë në një model që na shpjegon në një mënyrë universale formimin e planetëve që rrotullohen rreth yjeve të tjerë”. Por studimi i planetëve jashtëdiellorë me atmosferë ”rihedh pyetjen mbi mundësinë e jetës në një univers tjetër”. Dhe këtu na vjen në ndihmë zbulimi i dytë, ajo e organizmit të parë të njohur që mund të rritet dhe të riprodhohet duke përdorur një substancë toksike si arseniku”. Kjo qënie e gjallë zëvendëson arsenikun me fosforin në komponentët e qelizave. Me pak fjalë, është një mikrob që thith arsenikut (sikur ne thithim oksigjenin). ”Është e qartë – nënvizon astronomi vatikanas – që nëse kërkojmë forma të tjera jete në univers, duhet të paktën të dimë çfarë të kërkojmë: dmth të përcaktojmë se çfarë është një qënie e gjallë. Ky zbulim i ri padyshim që do të ndihmojë që të zgjerojmë horizontet tona konceptuale në këtë fushë”.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 22:10:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015