Ore, çfarë bëhet kështu !!! Si mund të shitet e të blihet - TopicsExpress



          

Ore, çfarë bëhet kështu !!! Si mund të shitet e të blihet në tregun e aseteve ndërkombëtare një shoqëri me bilanc negativ për disa vjet, me borxhe të mëdha që kalojnë vlerën fillestare të privatizimit të saj, me paga dhe sigurime shoqërore të punonjësve të saj të papaguara për disa muaj, dhe në vlerë monetare të madha, me detyrime fiskale të jashtëzakonshme të papaguara kundrejt shtetit shqiptar, pa i kryer shteti shqiptar supervizionin, pra kontrollin e llogarive dhe njohjen e gjendjes ekonomike dhe finaciare "shok" të saj. Këto "çudi" të këqija dhe kriminale ndodhin vetëm në Shqipërinë - ZULULAND të BERISHES, të BOZDOS dhe Rezart Taçit. Ligjet e Financës dhe të Biznesit nuk e lejojnë këtë,si këtu tek ne, por edhe në të gjithë botën e tregut. Prandaj është imperative dhe e drejtë supervizioni i Financave shqiptare, nga Axhensi prestigjioze ndërkombëtare të kontrollit, për të shpëtuar nga falimentimi vetë shtetin shqiptar. Rasti i "ARMOS" dhe ai i "ALBPETROLIT" më parë, Borxhi i Madh Publik, Detyrimet e jashtëzakonshme të papaguara Biznesit për punë të kryer në vite, Muaj - Pagash të papaguara administratës publike, është "VRIMA E ZEZE", që mund të tërheq në amulli dhe krim gjithë shoqërinë shqiptare. Prandaj qeveria e re duhet të bëj të pamundurën. E pamundura ka brenda saj dhe ndëshkimin shëmbullor të fajtorëve me ligj. Vetëm kështu, progresi shoqëror mund të frymoj, dhe të marrë udhë ..... Pra, "FESTINA LENTE" - "Nxito ngadalë" QEVERI ! ________________________________________
Posted on: Sat, 10 Aug 2013 12:17:21 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015