Oret eh Fundit Si Kryeminister i Shqipris Zotri Sali Berisha - TopicsExpress



          

Oret eh Fundit Si Kryeminister i Shqipris Zotri Sali Berisha Kryeministri shqiptar Sali Berisha pritet të mbledhë sot në selinë qeveritare në orën 12:00 stafin e tij për takimin e lamtumirës. Ai do të zhvillojë takimin e fundit me stafin qeveritar. Përveç administratës do të jetë edhe stafi politik tashmë i dorëhequr prej disa ditësh. Takimi do të jetë i organizuar si kokteil, por që do të jetë një mirënjohje e Berishës ndaj njerëzve me të cilët punoi 8 vite në Kryeministri. Ndërsa në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua dorëheqja e gjithë ekipit të zëvendësministrave. Berisha njoftoi se pas tyre do t’i komunikojë Presidentit Bujar Nishani edhe dorëheqjen e ministrave të kabinetit të tij, ndërsa vetë do të qëndrojë në punë deri në momentin e betimit të qeverisë së re. “Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykoj më oportun dhe të afërt do t’i paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”, - u shpreh z.Berisha. Mësohet se për lirimin nga detyra të zëvendësministrave i është referuar legjislacionit në fuqi, i cili ia njeh këtë atribut mbledhjes së qeverisë. Në nenin 6 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera. Në fillim të javës që vjen qeveria tjetër merr votëbesimin e drejtuar nga kreu i socialistëve, Edi Rama.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 12:18:18 +0000

Trending Topics



s-guys-Apparently-my-new-job-title-as-of-today-is-the-topic-630361640346567">Exciting news guys! Apparently my new job title as of today is the
unhxi fastlosew5.appspot/?ssal=motionless-weight-loss buyaurgx
FROM THE NEWSROOM: Brooklyn First Selectman Rick Ives was pleased
Attention: College Students/Alumni and General Public - The State
#F1 Ferrari’s new team principal Maurizio Arrivabene has set his
Glad you visit my channel. I hope you have moments of fun and
That Demands Effort If you will go in My decrees and keep My
962 EDVA7 Edvotek 962 PCR-based Identification of Genetically
I found this share from my friend, Yves. . . and I quote: We found
भाजपा द्वारा आसाराम का

Recently Viewed Topics




© 2015