....PA UDHËTIM....... Valëzonte dallga përkundëte faljën - TopicsExpress



          

....PA UDHËTIM....... Valëzonte dallga përkundëte faljën time ta vinte në gjumin e madhë dhe zgjonte të shtrira dhembjet e kristalta të ndjesisë femërore unë urrejtjen sa herë e bëra nyje në gisht dhe grushtin shtrëngova drejt kohës ta kthej në këngë e melodi ku të përkundja dhe njëherë dashuritë e trupit të butë. Valëzonte e kthjellët dallga e ngrihej para meje e bëhej lotë e dhembje ...o Zot.... pse më rikthehesh pa qenie të gjallë në grembon time pse krijohesh urrejtje kur dashurinë ke pikuar në krijimin e globit fatal, ti ke gabuar? Përplaset dallga nga skaji në skaj në anijen e udhëtimeve pa mua nga dhera të largëta pa mallin më ngarkuar po me një grembo e mbushur në urrejtje e faj të mbysë qelizen me kaq dhembje krijuar unë eci...në kohë e ngrirë me dhembje, kafshimi në trupin tim të brishtë nga krijesa ime coptuar. ღFjεdοrღ
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 08:48:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015