PARATHËNIE NGA PUBLIKIMI I ALESSANDRO MARCON Shkenca e ka të - TopicsExpress



          

PARATHËNIE NGA PUBLIKIMI I ALESSANDRO MARCON Shkenca e ka të pamundur t’i pranojë Pllakat e Thoth, sepse po t’i pranojë, do t’i duhet të rishikojë të gjitha teoritë e saj, studimet dhe përfundimet e tyre, aq fort të propaganduara deri në këtë moment. Për shkencën dhe për krerët e diturisë së gënjeshtërt, do të nënkuptonte kthimin në bangat e shkollës, por kësaj radhe si nxënës e jo më si profesorë të nderuar. Personalisht nuk kam besuar kurrë që piramidat të jenë ndërtuar nga egjiptianët. Është po aq e vërtetë se kanë dështuar të gjitha tentativat e arkitektëve më të mëdhenj të kohës sonë për të ndërtuar një piramidë të tillë. Dhjetë pllakat janë ndarë në trembëdhjetë pjesë për komoditet. Për komoditetin e kujt dhe përse?? Duhet patjetër t’i ndryshojnë gjërat edhe kur nuk është absolutisht e nevojshme. Pllakat u shfaqën për herë të parë në Mesjetë, por është e panjohur mënyra si u rigjetën, Asnjë nuk e di me saktësi si u gjetën. Disa kërkues hipotezojnë se janë gjetur në një nga dhomat e Piramidës së Keopsit, por janë thjesht supozime, mbetet vetëm fakti që Thoth figuron si një Zot në zbukurimet pikturore të Egjiptit të lashtë. Shkenca nuk e merr në konsideratë faktin që Pllakat nuk pësojnë asnjë ndryshim me kalimin e kohës, njësoj siç bën papa që nuk do që të flitet për ungjillin sipas Judës Iskariot, sepse po ta pranojë si autentik, do të shemben të gjitha gënjeshtrat për Jezusin dhe, bashkë me to, do të shemben edhe ungjijt e Biblës.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 15:42:32 +0000

Trending Topics



class="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> Jonathan inherited 774 LGA, today he has ceded 30 to General
To ALL you FOLDYER fans ... Whos the REAL LA team?? Yeah thats
الإخوان عملو عريضه على النت على موقع

Recently Viewed Topics




© 2015