PETICIONI Drejtuar Këshilltarëve të majtë në Bashkinë e - TopicsExpress



          

PETICIONI Drejtuar Këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës Lënda: Kërkese për heqjen e monumentit të Ahmet Zogut nga qyteti i Tiranës Të nderuar, Ne, një grup qytetarësh, të vetëdijshëm mbi kerkesën tonë pretendojmë që Ju, si pëfaqësues të shumicës së votuesve të largoni monumentin e Ahmet Zogut, vendosur në Tiranë për arsyet e mëposhtme: a) Ahmet Zogu është vlerësuar mjaftueshëm nga shqiptarët me një përmendore në qytetin e tij të lindjes, një mauzoleum dhe me emrin e një bulevardi kryesor në Tiranë dhe nuk ka nevojë për një monument të dytë apo të tretë e kështu me radhë. b) Vlerësojmë se Ahmet Zogu është një figurë uzurpuese e pushteti, aspak liridashës gjë të cilën e vulosi me braktisjen e shqiptarëve me 7 prill 1939. c) Figura e Ahmet Zogut nuk është sqaruar ende, sikurse veprimet e tij anti-patriotike ku përfshihen përndjeket që i ka bërë figurave të ndritura të kombit si Fan S. Noli, At Gjergj Fishta dhe vrasjet e Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, etj. d) Për të treguar se arroganca në këtë vend i ka kohët e shkurtra dhe se kryeministri aktual s’mund të jetë i përjetshëm si dhunues figurash.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 20:42:45 +0000

Trending Topics




© 2015