PIKËPYETJE-PIKËÇUDITËSE (mario bellizzi) Babiloni, - TopicsExpress



          

PIKËPYETJE-PIKËÇUDITËSE (mario bellizzi) Babiloni, provincё e Prishtinёs, asnjeri s’di gjё! Gjetk të tjerёt kanё mendime mё tё qarta pёr të ardhmen tёnde pёr ty kanё shpikur njё Liri fringo e të lirë me 90% njё fustan me yj dhe vija pёr t’e vesh … me kёsulёn edhe njё zhvillim humanitar breg mё breg me mbrёmje vallёzimi te Grand-i Mysafyrё Nderi njerёz pa nderё. Tё bisedojmё pёr modellin e zhivillimit? Sikter! Pёr shqiptarin që jeton nё Kosovё apo pёr të arratisurit … bobo! Ështё mё mirё tё flitet pёr Sibillat e Bogdanit pёr samar-standardizimin e gjuhёs pёr alfabetin arab apo varret e etruskëve me Pavarёsi e Plot! Edhe pёr vendqёndrimin e tankeve thotё njё ndёr mijёrat Komisarё evropeanё do tё jini ju Zotёrues. Qetё- qetё Poetёt-parashikues ndёrtojnё katedrale me dritё dhe betonarmé pranё bazat ushtarake ku tё paraqiten mbiemёra, brerore dhe souvenirs, ‘Rrallёsi e tjera qё prekin Ndёrgjegjen Njerёzore!’ Me kaq, malet janё tё ngopura ende me gjak dhe ylli i fundit ёshtё i fshehur mbi pyjet.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 10:46:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015