PJESA E DYTË PROGRAMI I INTEGRUAR I MËSIMIT SHQIP NË - TopicsExpress



          

PJESA E DYTË PROGRAMI I INTEGRUAR I MËSIMIT SHQIP NË DIASPORË 2. HISTORI Linja Përmbajtja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Pema e familjes sime, puna e prindërve të mi në vendlindje dhe në vendin Nxënësi: Të përshkruajë vendin e të parëve dhe të tij/saj ku jetoj. Traditat, festat kombëtare dhe zyrtare të Atdheut Të paraqesë veten, prejardhjen në breza, familjen dhe rolin e saj në jetën shoqërore. SHQIPTARËT NË HAPËSIRË DHE NË KOHË Qyteti, vendi ku unë jetoj tani. Vendi i lindjes së të parëve të mi. Si kemi jetuar dhe si jetojmë tani. Të krahasojë qytetin, vendin ku jeton tani, me atë ku ka jetuar më parë. KULTURA DHE SHOQËRIA Të ndryshëm por të barabartë. Të përbashkëtat dhe dallimet, veçoritë e shokëve të shkollës sime dhe meje. Bota pjesë e jetës sime. Të identifikojë ndryshimet dhe të përbashkëtat në komunitetin ku jeton. Të paraqesë veten si pjesë e botës që e rrethon. 3. GJEOGRAFI Linja Përmbajtja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Vendi i prejardhjes së të parëve të mi: Shqipëria, Kosova, trevat e tjera shqiptare. Vendlindja e të parëve të mi: prindërit, gjyshja, gjyshi (fshati, qyteti, krahina, rajoni). Nxënësi: Të përshkruajë vendin e prejardhjes së të parëve, veçoritë gjeografike të tij (vendndodhjen,fushat, malet, luginat, detet etj). Të përdorë harta, vizatime, fotografi për të treguar vendin e prejardhjes me tiparet dalluese të tij. SHQIPTARËT NË HAPËSIRË DHE NË KOHË Veçoritë natyrore të trevave shqiptare (relievi, klima, ujërat, bimët, kafshët, bukuritë natyrore). Të krahasojë peizazhin natyror të vendit të prejardhjes dhe atij të banimit, duke identifikuar tiparet e përbashkëta dhe të veçanta. Të përdorë ilustrime të ndryshme që shprehin bukurinë natyrore të trevave shqiptare. KULTURA DHE SHOQËRIA Prejardhje e ndryshme, jetë e përbashkët. Të japë shembuj të jetës së përbashkët dhe të drejtave të njëjta, pavarësisht nga vendi i prejardhjes. 4. TRASHËGIMI Linja Përmbajtja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Himni i flamurit, simbol kombëtar. Lojërat popullore shqiptare. Rrënjët e mia dhe të familjes sime. Nxënësi: Të këndojë Himnin e flamurit solo ose në grup, duke respektuar solemnitetin e himnit. Të luajë disa lojëra popullore shqiptare për fëmijë. Të zhvillojë veprimtari të ndryshme artistike, sportive, etnografike, gatime të traditës shqiptare. Të njohë dhe përdorë vegla muzikore popullore shqiptare, përmes modeleve të thjeshta ritmike dhe melodike. Të vizatojë veglën muzikore të parapëlqyer në familjen dhe mjedisin e Veglat muzikore popullore shqiptare (lahuta, fyelli /çiftelia / sharkia/ qypi/ këmborët/ zilet/ pipëzat...) Këngët tradicionale dhe të kultivuara për fëmijë. Mjedisi dhe peizazhi shqiptar Veshjet popullore shqiptare. Mozaik vizatimor me motive tradicionale shqiptare. tij më të ngushtë. Të njohë disa nga veprimtaritë tradicionale kombëtare për fëmijë si: festivalet e këngës për fëmijë. Të mësojë këngë të thjeshta në përputhje me moshën e tij. Të vizatojë objekte mjedisore dhe kulturore të Shqipërisë të vizituara ose të para me DVD. Të krijojë albume me foto ose kartolina nga Shqipëria të bëra vetë ose duke i nxjerrë nga interneti. Të dallojë veshjet popullore shqiptare përmes veprimtarive të ndryshme folklorike, albumeve etnografike /katalogëve /DVD Të vizatojë motive të thjeshta popullore si motive qilimi, qylafët, jelekët popullorë, fustanellat, duke evidentuar ngjyrat, simbolikën dhe karakteristikat e tyre. SHQIPTARËT NË HAPËSIRË DHE NË KOHË Shqipëria përmes trashëgimisë shpirtërore. Figurat e shquara të historisë shqiptare. Të vizatojë ose fotografojë pamje me motive të mjedisit familjar dhe nga jeta në Shqipëri. Të njohë figurën e Skënderbeut dhe Nënë Terezës nëpërmjet tregimeve, pjesëve historike të thjeshta, filmave, DVD, pikturave etj. KULTURA DHE SHOQËRIA Përralla, gjëegjëza, fjalët e urta, fjalëshpejtat dhe lojërat e këngët. Festat tradicionale - dita e verës. Këngët legjendare shqiptare –figurat mitologjike në epikën legjendare. Muzika popullore. Të tregojë dhe interpretojë përralla popullore shqiptare, si, e Bukura e Dheut, Qerosi, Gishtoja etj. Të përshkruajë festat shqiptare, ritin e ditës së verës me këngët, vallet, veshjet dhe gatimet e saj speciale si: ballokumet. Të njohë figurat legjendare si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia, Orët, Zanat etj. Të vizatojë figurën legjendare shqiptare më të parapëlqyeshme. Të këndojë këngë me shume zëra dhe me një zë. NIVELI I DYTË (Klasa IV-VI) 1. GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI - Përdorimi i pavarur i gjuhës Aftësia: TË DËGJUARIT Përmbajtja mësimore Objektiva të aftësisë për nxënësin: Të dëgjuarit përnjohës Të dëgjuarit e të tjerëve dhe mënyrat e të shprehurit për temat që trajtojnë; Të dëgjuarit e rrëfimeve nga familjarët dhe të afërmit për vendlindjen, atdheun, përkatësinë kombëtare e fetare si njohje e të kaluarës së largët dhe të afërt; Të dëgjuarit e himnit kombëtar dhe himnit të shtetit ku jeton. Të dëgjojë dhe kuptojë atë që thonë mësuesi ose folës të tjerë në klasë e në mjediset shkollore; Të ketë vëmendje ndaj atyre që flasin me të, t’i respektojë dhe të dialogojë me ta në mënyrë normative; Të zbatojë rregullat gjatë intonimit të himneve. Të dëgjuarit efektiv Të dëgjuarit aktiv të të tjerëve që flasin për temat e caktuara (shkolla, mësimi, koha e lirë, argëtimi, mjedisi jetësor); Të dëgjuarit e temave për mjedisin, të drejtat e fëmijëve, sëmundjet, luftërat etj.; Të dëgjuarit dhe të kuptuarit e rëndësisë së institucioneve vendimmarrëse. Të dëgjojë të tjerët dhe të dallojë të folurit e tyre; Të kuptojë idenë e kohës dhe të përdorë në fjali ndajfoljet përkatëse (dje, sot, nesër); Të kuptojë idenë e vendit dhe të përdorë në fjali ndajfoljet përkatëse (këtu, atje, aty, këtu, para, mbrapa). Të zhvillojë të dëgjuarit aktiv gjatë rrëfimeve të tjerëve; Të zhvillojë kulturën e të dëgjuarit si mundësi argumentimi, bindjeje, qartësie dhe komunikimi i ndërsjellë. Të dëgjuarit e bisedave dhe teksteve letrare Të dëgjuarit e teksteve joletrare të karakterit njohës, didaktik, dokumentar, popullarizues, shkencor, mjedisor, etik, edukativ e historik (si për traditat, veshjen, festat, doket dhe zakonet, për hapësirën urbane dhe bukuritë natyrore nga kanë ardhur dhe ku jetojnë, për sportin, muzikën etj.); Të dëgjuarit e teksteve letrare të formave të thjeshta (fjalë të urta, këngë, legjenda, përrallëza, përralla, gjëegjëza). Poezi, prozë Të kuptojë dallimet e teksteve joletrare nga tekstet letrare; Të dallojë poezinë nga proza; Të dëgjojë dhe dallojë ritmin e poezisë; veçoritë e prozës, dialogun dhe monologun te pjesët dramatike; Të kuptojë drejt lidhjen që ka një tekst me muzikën, artin figurativ, shfaqjen teatrale e filmike dhe pjesë dramatike. Të dëgjuarit që synon përvetësimin e gjuhës Shqiptimi i fjalëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme (folja, emri, mbiemri, përemri, numërori, ndajfolja, lidhëza etj.); Gjuha standarde dhe të folmet krahinore vendore (dallimet); Përdorimi i gjuhës në tekstet me dialogë dhe diferencimi (dallimi) i fjalive të thjeshta dëftore, nxitëse, pyetëse si dhe i kryefjalës e kallëzuesit brenda tyre; Fjalia e përbërë dhe ligjërata. Të kuptojë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme; Të kuptojë gjuhën e folur standarde dhe dallimet me të folmet krahinore dhe vendore; Mbështetur në intonacionin e zërit, të dallojë qartë fjalinë e thjeshtë, fjalinë e përbërë, ligjëratën e drejtë nga e zhdrejta. Aftësia: TË FOLURIT Përmbajtja mësimore Objektiva të aftësisë Të folurit përnjohës ose kumtues Prezantimi i vetes, anëtarëve të familjes së ngushtë dhe të gjerë, prejardhjes; Prezantimi i vendlindjes së vet, të prindërve dhe të afërmve; Paraqitja e Atdheut në kohë dhe hapësirë dhe simbolet kombëtare e shtetërore (flamuri, himni, stema etj.). Nxënësi: Të zotërojë të folurit për komunikim të qartë me të tjerët; Të zhvillojë kulturën e të folurit si shprehje e komunikimit të qartë dhe të bukur. Të folurit aktiv në grup Paraqitjet gojore për tema të caktuara (shkolla, mësimi, ndarja e punëve sipas moshës, koha e lirë, argëtimi, mjedisi ku jeton, të drejtat e fëmijëve, sëmundjet, luftërat; etj.); Biseda për rëndësinë e institucioneve vendim-marrëse në jetën publike, për pasuritë natyrore dhe ekonomike të vendeve nga kanë ardhur dhe ku jetojnë; Komunikimi në largësi (telefon, faks, internet, celular dhe forma tjera). Të zotërojë të folurit bindës e argumentues për temat e caktuara që zhvillohen brenda grupit; Të përvetësojë të folurit aktiv në bashkëbisedim dhe në grup; Të përvetësojë mënyra e qasje të të folurit në komunikim me të tjerët gjatë përdorimit të teknologjisë përnjohëse (telefon, internet etj.); Të folurit në funksion të teksteve joletrare dhe letrare Prezantimi gojarisht i teksteve joletrare të karakterit njohës, didaktik, dokumentar, popullarizues, shkencor, mjedisor, etik, Të kuptojë dallimet e teksteve joletrare nga tekstet letrare; Programi i integruar i mësimit shqip në diasporë 18 edukativ e historik (për traditat, veshjen, festat, doket dhe zakonet, ngjarje, vende dhe figura historike, për hapësirën urbane dhe bukuritë natyrore nga kanë ardhur dhe ku jetojnë, për sportin, muzikën etj.); Tekste letrare: fjalë të urta, këngë, legjenda, përrallëza, përralla, gjëegjëza, poezi, prozë dhe pjesë dramatike. Të dallojë karakterin e teksteve joletrare; Të dallojë poezinë nga proza; Të dëgjojë dhe dallojë ritmin e poezisë; veçoritë e prozës, dialogun dhe monologun te pjesët dramatike; Të zhvillojë të folurit shprehës përmes dialogëve; Të kuptojë drejt lidhjen që ka një tekst me muzikën, artin figurativ, shfaqjen teatrale e filmike. Të folurit që synon përvetësimin e gjuhës Shqiptimi i fjalëve të ndryshueshme dhe të pandryshueshme (folja, emri, mbiemri, përemri, numërori, ndajfolja, lidhëza); Gjuha standarde dhe të folmet krahinore e vendore (dallimet); Fjalia e thjeshtë dëftore, nxitëse, pyetëse ; Kryefjala dhe kallëzuesi; Fjali e përbërë dhe ligjërata. Të kuptojë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme; Të kuptojë gjuhën e folur standarde dhe dallimet me të folmet krahinore dhe vendore; Mbështetur në intonacionin e zërit, të dallojë qartë fjalinë e thjeshtë, fjalinë e përbërë, ligjëratën. Aftësia: TË LEXUARIT Përmbajtja mësimore Objektiva të aftësisë Të lexuarit e teksteve joletrare dhe letrare Tekste joletrare të karakterit njohës, didaktik, dokumentar, popullarizues, shkencor, mjedisor, etik, edukativ e historik (për traditat, veshjen, festat, doket dhe zakonet, ngjarje, vende dhe figura historike, për hapësirën urbane dhe bukuritë natyrore nga kanë ardhur dhe ku jetojnë, për sportin, muzikën etj.); Tekste letrare të formave të thjeshta: fjalë të urta, poezi popullore, legjenda, përrallëza, përralla, gjëegjëza. Poezi, prozë dhe pjesë dramatike nga letërsia shqipe. Nxënësi: Të dallojë tekstet joletrare nga tekstet letrare; Të kuptojë dallimet brenda teksteve joletrare; Të dallojë poezinë nga proza; Të lexojë dhe dallojë ritmin e poezisë, veçoritë e prozës, dialogun dhe monologun te pjesët dramatike; Të zhvillojë të lexuarit përmes dialogëve; Të kuptojë drejt lidhjen që ka një tekst me muzikën, artin figurativ, shfaqjen teatrale e filmike. Të lexuarit që synon përvetësimin e gjuhës Gjuha standarde nga të folmet krahinore e lokale (dallimet) në tekste të ndryshme; Fjalia e thjeshtë, fjalia e përbërë dhe ligjërata si dhe Të kuptojë shenjat e pikësimit dhe përdorimin e tyre në tekste; Të kuptojë fjalinë e thjeshtë, fjalinë e përbërë dhe ligjëratën mbështetur në intonacion dhe shenja të pikësimit. Programi i integruar i mësimit shqip në diasporë 19 shenjat e pikësimit të përdorura brenda tyre. Të lexuarit që synon përvetësimin e teknikave të leximit Leximi me zë: leximi shprehës, leximi gradual, recitimi, interpretimi (diksioni, intonacioni, ndalesat, shenjat e pikësimit, timbri, tempi i leximit etj.). Të përvetësojë rrjedhshmërinë e gradualitetit të leximit aktiv, të recitimit dhe të interpretimit. Aftësia: TË SHKRUARIT Përmbajtja mësimore Objektiva të aftësisë Të shkruarit normativ Përshkrimi i njerëzve, objekteve, sendeve; Kopjimi i fjalive dhe teksteve të shkurtra joletrare mbi bazën e modeleve (ftesa, falënderime, njoftime; plotëson formularë, fatura; shkruan pyetje, anketa, intervista, etj.); Kopjimi i teksteve letrare dhe shkrimi i biografisë, autobiografisë, letrës, ditarit, vjershës, tregimit, korrespondencës etj. Nxënësi: Të zhvillojë shkrimin komunikues (shkrimi i urimeve, mirënjohjeve, ftesave, njoftimeve, raporteve të shkurtra dhe gjërave tjera të kësaj natyre etj.); Të krijojë dhe shkruajë për nevoja vetjake sipas udhëzimeve të mësimdhënësit apo modeleve dhe zhvillon shkrimin subjektiv. Të shkruarit që synon përvetësimin e njohurive gjuhësore Fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme: Folja: zgjedhimi në kohët e mënyrës dëftore dhe lidhore; Emri: llojet, gjinia; Mbiemri: llojet, gjinia; Përemri: llojet; Numërori, ndajfolja, lidhëza; Fjalia e thjeshtë dëftore, nxitëse, pyetëse; Gjymtyrët kryesore të fjalisë (kryefjala, kallëzuesi); Fjalia e përbërë. Fjalia e përbërë me bashkërenditje dhe me nënrenditje. Përmes zgjedhimit, përkatësisht lakimit, zhvillon njohuritë për fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme; Njeh tipat kryesore të fjalisë së thjeshtë dhe llojet e fjalisë së përbërë si dhe gjymtyrët e tyre (kryefjala, kallëzuesi). Të shkruarit që synon përvetësimin e drejtshkrimit dhe shenjave të pikësimit Shkronja e madhe pas pikës, në fillim dhe brenda fjalisë; Shkrimi me vend i zanores ë dhe bashkëtingëlloreve gj, xh, q, ç etj.; Shenjat e pikësimit: pika, presja, pikëçuditja, Të zotërojë përdorimin e shkronjës së madhe; Të përvetësojë përdorimin e zanores ë dhe bashkëtingëlloreve gj, xh, q, ç; Përmes shkrimit të teksteve të ndryshme, të përvetësojë dhe përdorë drejt shenjat e pikësimit si: pikën, presjen, pikëçuditjen, pikëpyetjen dhe dy pikat.pikëpyetja dhe dy pikat. 2. HISTORI Linja Përmbajtja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Populli shqiptar, origjina, shtrirja gjeografike. Shqiptarët si pjesë e Ballkanit dhe Evropës. Nxënësi: Të përshkruajë origjinën, shtrirjen gjeografike të popullit shqiptar duke shfrytëzuar burime të ndryshme informacioni. Të paraqesë të dhëna që dëshmojnë për shqiptarët si njëri ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës. Të përshkruajë marrëdhëniet e shqiptarëve me fqinjët dhe me popujt e tjerë të Evropës. SHQIPTARËT NË HAPËSIRË DHE NË KOHË Paraardhësit: ilirët, shtrirja e tyre dhe fiset kryesore. Mesjeta, nga Arbrit tek shqiptarët. Organizimi shtetëror i shqiptarëve. Festat kombëtare dhe fetare. Figura të historisë kombëtare dhe më gjerë (mbretërit ilirë: Bardhyli, Genti, Agroni, Teuta, Skenderbeu, Ali Pashë Tepelena, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Nënë Tereza, Ismail Kadare dhe të tjerë të kohës moderne. Të përcaktojë shtrirjen në kohë të fiseve ilire. Të rreshtojë argumente që dëshmojnë vazhdimësinë historike iliro-arbërore-shqiptare. Të evidentojë aftësinë shtetformuese të shqiptarëve, që nga mbretëritë e para ilire deri tek shteti i pavarur i Kosovës. Të përshkruajë disa ndër personalitetet që kanë lënë gjurmë në zhvillimin, historik, kombëtar, kulturor dhe social tek shqiptarët. KULTURA DHE SHOQËRIA Bota - familje e madhe ku jam pjesëtar edhe unë. Të drejtat dhe detyrimet universale të njerëzimit. Të identifikojë karakteristikat dalluese të popujve të ndryshëm si: raca, origjina, feja, gjuha, kultura etj. Të identifikojë disa nga të drejtat dhe detyrimet që vlejnë për të gjithë njerëzit pa dallim. 3. GJEOGRAFI Linja Përmbatja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Pozicioni gjeografik i trevave shqiptare në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe botës. Nxënësi: Të krahasojë pozicionin gjeografik të trevave shqiptare me vendin e banimit. Të përshkruajë rolin e pozitës gjeografike të trevave shqiptare në marrëdhëniet me vendet e tjera të rajonit e më gjerë. SHQIPTARËT NË HAPËSIRË DHE NË KOHË Larmia dhe diversiteti i natyrës së trevave shqiptare Të krahasojë veçoritë kryesore gjeografike (relievin, klimën, hidrografinë, botën bimore e shtazore) të trevave shqiptare me atë të banimit. Popullsia në trevat shqiptare. Veçoritë e përgjithshme të zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare Të tregojë në hartë format kryesore të relievit, rrjetin hidrografik etj. Të përshkruajë ndikimin e njeriut në mjedisin natyror dhe anasjelltas, ndikimin e mjedisit natyror në veprimtarinë e njeriut. Të përshkruajë elementet (karakteristikat) kryesore demografike të popullsisë se trevave shqiptare (numrin e popullsisë, shtimin natyror, strukturën e popullsisë). Të evidentojë tiparet kryesore të zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare në raport me vendin ku jetojnë. KULTURA DHE SHOQËRIA Identiteti natyror dhe human i trevave shqiptare në kushtet e globalizimit Të përshkruajë disa nga vlerat natyrore e historiko-kulturore të trevave shqiptare (veçoritë dalluese në gjuhë, në besim: tolerancë fetare, marrëdhënie ndëretnike). 4. TRASHËGIMI Linja Përmbajtja mësimore Objektiva të linjës IDENTITETI SHQIPTAR Kënga legjendare dhe historia Këngët patriotike Shqipëria dhe traditat e saj nëpërmjet krijimit popullor Vallet tradicionale shqiptare Tradita e zakone të lindjes dhe dasmës në Shqipëri Veshjet popullore shqiptare sipas krahinave Muzika popullore Iso-polifonia me dy, tre dhe katër zëra Nxënësi: Të vlerësojë dashurinë e madhe që ka karakterizuar familjen shqiptare për njeri-tjetrin nëpërmjet këngës së Gjergj Elez Alisë. Të njohë dhe këndojë disa këngë patriotike në veprimtari të ndryshme, si p.sh. në festën e flamurit. Të tregojë larminë e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe vlerave të tyre (gjuha, veshja, loja, folklori gojor, muzikor dhe koreografik). Të njohë dhe kërcejë valle popullore shqiptare, duke respektuar karakteristikat e tyre. Të njohë karakteristikat e ritualeve të lindjes dhe dasmës shqiptare nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve etj., (ninullat, këngët dhe vallet e dasmave, etj.). Të improvizojë një ceremoni dasme shqiptare, duke u mbështetur në pikturën e Kol Idromenos “Dasma Shqiptare”. Të klasifikojë veshjet popullore shqiptare sipas funksionit dhe krahinave. Të kërkojë në internet veshje tipike popullore shqiptare sipas krahinave dhe të krijojë album me to. Të këndojë dhe shprehë emocionet e tij/saj përmes këngëve popullore të vendlindjes. Të njohë rëndësinë e Iso-Polifonisë, si kryevepër e trashëgimisë gojore
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 08:14:01 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015