POEZIA ËSHTË QYTET MË VETE. Charles BukoËski Poezia është - TopicsExpress



          

POEZIA ËSHTË QYTET MË VETE. Charles BukoËski Poezia është qytet më vete, plot me rrugë e puseta, plot me njerëz të shenjtë, plym gëlojnë né të heronjtë, dëng me lypsa e lëmosharë, e me tè tjerè njerëz të marrë, buzë më buzë banaliteti, plotpërplot me pije, përmbytje nga shiu e bubullimat, e pastaj katër muaj thatësirë, poezia është qyteti né luftë, poezia është kasaba që kërkon një tigan për të fërguar qytetin që po digjet, poezia është qytet nën gjylet e topave me berberhanet plot me pijanecë cinikë, poezia është qytet ku Zoti kalëron lakuriq shesheve si Lady Godiva, e rrugëve né të cilat lehin qentë natën, duke i kallur datën flamurit; poezia është kasaba poetësh, për dreq, krejt të ngjashëm me njeri tjetrin, ziliqarë e të zemruar si kalamajtë për çokolatën e shokut… poezia është qyteti, tani këtë çast 50 milje larg nga hiçi, né orën 9 e 09 e mëngjesit, është shija e likerit dhe e cigareve, ku këmbë polici e të dashuruarish duket né shetitje rrugëve, kjo poezi, ky qytet që po u vë shulin portave, ne barrikada imagjinare, asgjë pipëtin, né zi pa kujë e kukamë, rrëgjuar e plakur pa shërim, male me shkëmbenj të gurtë, oqeani si një llambushkë lavande, hëna me dimensione të vjedhura, ndërsa një muzike qaramane dëgjohet tej dritareve të shkallmuara… poezia është qytet më vehte, më shumë se kaq, një komb, më tej akoma, poezia është vetë bota… dhe tani këtë gjë që sapo shkrujta e fsheh nën xham, që të mos ma shohë drejtori matuf, ndërsa nata është larg, larg nga këtu, atje ku zonjat e zbërdhylta po mbajnë rradhë, e një qen ndjek tjetrin deri sa hasin né humnerë, trumbetat njoftojnë varjen e radhës, né trekëmbëshin né mes qytetit, ndërsa njerëzucët humbin kohën kot, mes gjërash që nuk do të mund ti bëjnë kurrë. * * * Charles Bukowski Solli ne shqip ( me saktè pèrshtati ne shqip) Petrit sulaj 13.07.2013 * Lady Godiva, heroine e një filmi me temë historike( 1955 ), heroina e te cilit (Lady Godiva ), kalëronte lakuriq, mbuluar vetëm me flokët e saj të gjatë, dyfishin e trupit të saj. Shenim i përkthyesit.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 10:35:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015