POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi Zgjimi prej - TopicsExpress



          

POROSI DJALIT NGA El-Hafidh Ibnul-Xhevzi Zgjimi prej gjumit Biri im, mos të të dëshpërojë prej të mirës ajo që ka kaluar ngase shumë njerëz janë zgjuar prej një gjumi të rëndë e të gjatë. Ebu Hakimi më ka treguar: “Në djalërinë time merrsha me trimëri, nuk hidhja sy diturisë, mirëpo më erdhi Ebu Abdull-llahu dhe më tha:”Biri im, nuk do të jem me ty përgjithmonë. Merri njëzet dinarë dhe një dyqan për të shitur bukë në të, që të fitosh për të jetuar. I thashë: “Ç’thua kështu?”. Tha: “Atëherë pra hap një dyqan për të shitur stof në të.” I thashë: “Si m’i the këto fjalë duke qenë unë i biri i kadiut-kudatit (gjyqtar suprem), Abdull-llah ed Demeganit”. Tha: “Nuk po të shoh duke kërkuar dituri.” I thashë: “Mi përkujto mësimet një orë.” Filloi dhe m’i përkujtoi mësimet një orë dhe kështu fillova të kërkoj diturinë, dhashë mundin tim dhe Allahu xh.sh. m’i hapi të gjitha rrugët.” Disa shokë të Ebu Muhammed el-Halvanit më treguan se ai ka thënë:”Babai im vdiq kur isha 21 vjeqar. Isha i dalluar me trimëri. Një ditë prej dite erdha t’i padis disa banorë të shtëpisë që pata trashëguar. Kuran arrita tek ata i dëgjova duke thënë: “Erdh përtaci”. Në këtë rast i thashë vetes:”Kjo thuhet për mua! Pastaj shkova te nëna ime dhe i thashë:”Nëse do të më kërkosh, kërkomë te xhamia e shejh Ebil-Hatabit”. Iu bashkangjita këtij hoxhe derisa u bëra kadi (gjyqtar) dhe një kohë veprova si kadi. Unë e pashë duke dhënë fetva dhe duke diskutuar. Margaritarët e Xhennetit
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 20:39:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015