PRISHTINE - Dhënia e çmimit për drejtësi heroi “Sali - TopicsExpress



          

PRISHTINE - Dhënia e çmimit për drejtësi heroi “Sali Çekaj” nga Ministria e Drejtësisë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Ivan Cukalovic ka nxitur reagimin e deputetëve të opozitës në seancën e Kuvendit, duke thënë se është ë pabesueshme se si iu ka dhënë ky çmim një personi që ka bashkëpunuar me Sheshelin dhe i cili ka qenë pjesë e partisë së tij. Para deputetëve në pikën jashtë rendit të ditës, deputeti i LDK-së Arben Gashi ka thënë se Ministria i ka dhënë çmimin “Sali Çekaj” një personi që ka punuar kundër interesave të Kosovës, duke paraqitur kështu një dështim të ministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë. “Kjo është dobësi e sistemit të marrjes së informacionit dhe përpunimi të tij. Tregon paaftësinë e ministrit të drejtësisë që thotë se ka qenë i painformuar dhe nuk e ka ditur si është proceduar dhe ka ardhur kjo punë, dhe nuk i ka pasur këto informacione se si mund të shpërblehet një person i tillë me një çmim të heroit kombëtarë, një person që ka punuar në partinë e Sheshelit dhe ka punuar kundër Institucioneve të Kosovës”, ka thënë Gashi. Ai ka shtuar së këtu i shtohet edhe një problematikë tjetër marrë parasysh edhe faktin se në mesin e kësaj paaftësie të qeverisë, i shtohet fakti se AKI-ja merret me raste personale dhe politike në identifikimit të personave dhe thirrjeve të tyre dhe mos dhënies së certifikatës së sigurisë për të mos pasur qasje sepse këta persona mund të kenë afërsi politike me ndonjë parti apo mund të jenë në kundërshtim me interesin në partinë në pushtet dhe nuk janë marrë me këtë person. Po ashtu, në këtë pikë të rendit të ditës janë ngritur edhe çështje të tjera, ndërto edhe ajo e emigrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës dhe trajtimit të tyre nëpër kampet e Hungarisë, Francës dhe vendeve tjera. Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se emigrimi ilegal dhe qëndrimi i tyre në kampet e Hungarisë dhe Francës, është alarmante, dhe për këtë ka propozuar që të bëhen bashkë me të gjitha grupet parlamentare për një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, por nuk ka pasur përgjigje pozitive, që është shqetësuese dhe që ata nuk mërziten për këtë punë. “Kjo seancë ka pasur për qëllim ta debatojmë këtë gjendje dhe situatë që ndodhen qytetarët e Kosovës dhe po keqtrajtohen nëpër kampet dhe burgjet dhe Hungarisë dhe Francës e tjera ku i kemi pasur edhe përmes mediave deklarimet e tyre që shpesh e kalojnë ditën me më shumë dajak se sa bukë dhe janë të trajtuar në mënyrën me jo humane që mund të trajtohen. Situatë politike dhe sociale që ndodhemi deklarimet e qeverisë deri tash janë deklarime që në njërën anë ofendojnë rënd qytetarët e vendit në vend për shkak se e konsiderojnë atë kolektivisht dhe apriori si kriminel, dhe në anën tjetër të cilët kanë për qëllim të krijojnë mure të larta që qytetarët e vendit mos të mund të dalin e jo që të ia mbrojnë të drejtën qytetarëve kur ata janë jashtë vendit. Pra kjo është e kundërta e asaj çfarë do duhej të bënte një qeveri”, ka thënë Ymeri. Ndërsa, deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka ngritur çështjen e raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi rishikimin e marrëveshjes “Stand By” me Qeverinë e Kosovës, e cila tha se rritja ekonomike për këtë gjashtë mujor ka rënë dukshëm nga rishikimi i fundit i FMN-së. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Financave Besim Beqaj, i cili ka thënë se stabiliteti makrofiskal nuk është në asnjë lloj dyshimi dhe marrëveshja . Në këtë pikë të rendit të ditës edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka ngritur një çështje lidhur me ligjin e punës, e cila ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë që të mos ndryshoj ligjin e punës, saktësisht nenin që ka të bëjë me zvogëlimin e pushimit të lehonisë, pasi ajo po bëhet për çështje biznesore.
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 16:08:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015