PRISHTINË- "Kosova mund të përmbyllë negociatat me Bashkimin - TopicsExpress



          

PRISHTINË- "Kosova mund të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim -Asociimit deri në pranverën e vitit të ardhshëm". Kështu deklaroi eurokomisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës. Sipas eurokomisionerit Fyle, Kosova përfundimisht është vendosur në axhendën integruese për në Bashkimin Evropian. “Derisa Kosova ecën përpara edhe BE ecën përpara. BE është e gatshme të zgjerojë marrëdhëniet me Kosovën. KE është kthyer në një partner të rëndësishëm për ju. Më shumë se kurrë ndonjëherë ne jemi të përkushtuar plotësisht që të bëheni pjesë përbërëse e BE-së. Shpresoj të bashkëpunojmë si partnerë që besojnë dhe mbështeten tek njëri-tjetri.”- deklaroi Fyle. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle vlerësoi sot arritjet që Kosova ka bërë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe të proceseve integruese. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, komisioneri i BE-së u shpreh optimist për hapjen e negociatave për MSA në pranverën e ardhshme. “Kosova mund të jetë krenare për arritjen e konsiderueshme. Ju keni arritur përparim impresionues sa i takon dialogut me Serbinë, por dhe në lidhje me MSA. Marrëveshje MSA është shpërblim i merituar Tani duhet te fillojmë negociatat. Do përgatisim projekt marrëveshjen që do e diskutojmë me juve pas pushimeve verore. Shpresoj të takohemi bashkë në vjeshtë dhe të shënojnë përparime të mëdha dhe të përmbyllim negociatat deri në pranverën e ardhshme”, u shpreh Fyle. Kryeministri Hashim Thaci nga ana e tij siguroi komisionerin Fyle se autoritetet kosovare do përmbushin cdo kriter që do i hapë rrugën vend drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Marrëveshja e stabilizim associmit ne do plotësojmë standardet në mënyrë rekorde do punojmë të implementojmë të gjitha kriteret sa i takon liberalizmit të vizave”- theksoi Thaci. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, në lidhje qëndrimit që duhet të mbajë Kosova me pakicat, Fyle tha se ai nuk ka një formulë të re, teksa shtoi se vlerëson qasjen konstruktive dhe pragmatike të kryeministrit dhe qeverisë së tij. “Nuk do ofroj ndonjë formulë të re. Duke u kurorëzua në dialogun politik nën udhëheqjen e Ashton. Ne e vlerësojmë shumë qasjen konstruktive dhe pragmatike te kryeministrit dh qeverisë së tij. Përmes këtij dialogu të arrihen hapat konkret që do çojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit”, nënvizoi Fyle.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 16:43:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015