PROFECI PËR TRE DITËT E ERRËSIRËS BIBLA tek APOKALIPSI - TopicsExpress



          

PROFECI PËR TRE DITËT E ERRËSIRËS BIBLA tek APOKALIPSI Kapitulli 6׃ 12 Dhe pashë, kur ai hapi vulën e gjashtë; dhe ja, u bë një tërmet i madh, dhe dielli u bë i zi si një thes prej leshi, dhe hëna u bë si gjak. KURANI Sura 81, Terri׃ Kur dielli të mbulohet nga hijet, dhe yjet të dalin nga kupa qiellore. NOSTRADAMUS Qindëshja 1, Strofa 84׃ Hëna do të errësohet në thellësinë e territ, vëllai i saj (dielli) bëhet në ngjyrë ndryshku, i fshehur për një kohë të gjatë nën errësirë . Do të bierë hekuri në prehën e përgjakshme. SEKRETI I FATIMËS׃ Në shtëpinë tënde, mbyll dyert dhe dritaret dhe mos fol me askënd që nuk është brenda në shtëpinë tënde. Mos shih jashtë, mos ji kurioz, sepse është zemërimi i Zotit. Ndiz qirinjtë, sepse për tre ditë asnjë dritë tjetër nuk do të ndriçojë. RAGNARÖK ose APOKALIPSI NORDIK׃ Mbas një persekutimi të përjetshëm, ujku Skoll dhe motra e tij Hati më në fund do të gllabërojnë perëndeshën diell dhe vëllain e saj Mani (hëna). Yjet do të zhduken nga qielli, duke e zhytur tokën në errësirë të madhe. Toka do të dridhet shumë dhunshëm saqë pemët do shkulen nga rrënjët dhe malet do të bien. (SHËNIM׃ Ragnarök do të thotë ″Fati i hyjnive″, dhe në mitologjinë nordike është beteja e fundit të botës) INDIANËT HOPI – SHENJA E TRETË׃ Kjo është shenja e tretë: Nata e yjeve të gjakut. Do të njihet në të gjithë botën, sepse qielli në të gjitha anët do të jetë i kuq, me gjak qielli, ditë dhe natë Dhe atëherë, në shenjën e tretë, nuk do të ketë më shpresë. Jeta në tokë siç e ka jetuar njeriu, do të mbërrijë në fundin e vet dhe nuk do të ketë më kthim, as material dhe as shpirtëror. Nëse deri atëherë njeriu nuk ka ndryshuar në shenjat e mëparëshme, njeriu do ta dijë që ka sjellë shkatërrimin e tokës. Sepse kur qielli do të ndizet si zjarr gjaku, nuk do të ketë strehë në botën e njerëzve. (SHËNIM׃ Hopi-t i përkasin një grupi banorësh të lashtë në zonën qëndrore të SHBA, rreth 10 000 individë, shumë prej të cilëve jetojnë në Arizona. Këto grupe e ruajnë kulturën e tyre të lashtë, disa me një histori 1000 vjeçare) MAGJISTARI MERLIN׃ I afërt fundi i kohërave, kur hëna dhe dielli do të ndryshojnë. Rubinetat nuk do të kenë ujë, dhe shtetet do të jenë të mbushur me lot. Dielli do të ndalet në lindje dhe hëna në perëndim dhe ata nuk do të ndjekin më kursin e tyre. (SHËNIM׃ Magjistari Merlin është një nga personazhet qëndrorë të legjendave arturiane. Në literaturën në gjuhën e Uellsit gjenden dy personazhe të ndryshëm me emrin Merlino (Myrddin): Myrddin Wyllt (Merlin I Egër), dhe Myrddin Emrys (Merlin I Ditur). JOELI 2׃10 Para tyre do të dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hëna do të errësohen, dhe yjet do të humbin shkëlqimin e tyre. (SHËNIM׃ Joel (Yoel) (Hebraisht יואל) është një profet i lashtë i Izraelit, i dyti nga 12 profetët e vegjël dhe autor i librit të Biblës, libri i Joeli-t.) ALOIS IRLMAIER׃ Gjatë luftës, errësirë e madhe do të vijë, që do të zgjasë 72 orë. Gjatë luftës do të errësohet dita. Më pas një goditje breshëri që do të sjellë vetëtima dhe bubullima, shkarje dhe çarje duke kulmuar me një tërmet. Të lutem mos dil nga shtëpia jote gjatë kësaj kohe. Dritat nuk do të funksionojnë, përveç dritës së qirinjve. Kushdo që thith pluhur do të ketë konvulsione dhe do të vdesë në çast. Mos i hap dritaret e tua, mbuloi krejtësisht me perde të trasha, të errëta dhe të patejdukshme. Gjithë uji i ndenjur do të helmohet, gjithashtu ushqimi i ekspozuar që nuk është i vulosur, dhe ushqimet që janë në enë qelqi, po të mos jetë plotësisht të mbuluara. Jashtë vdekja do të pushtojë rrugët, shumë njerëz do të vdesin, por mbas 72 orësh gjithçka do të ketë përfunduar. Pra edhe një herë׃ Mos dil nga shtëpia, mos shiko nga dritaret, mbaj qirinjtë e tu të ndezur dhe lutu. Gjatë errësirës do të vdesin më shumë njerëz se në të dy luftërat e fundit botërore. (SHËNIM׃ Alois Irlmaier është një profet gjerman, i krishterë, që jetoi në vitet 1894-1959) PËRFUNDIMI׃ Profetët ishin njerëz të dërguar nga Zoti. Nëse besoni në Zot, besoni edhe në profetët e tij. Por si e morën vesh të njejtën gjë shumë popuj që nuk njiheshin ndërmjet tyre? Vikingët (e morën vesh nga Ragnarök), indianët hopi, majat, sekreti i tretë i Fatimës, profetët e lashtë, Nostradamus, është në Bibël, në Kuran, dhe profetët modernë na e thanë. Si e morën vesh? Për çdo popull profetin dhe ligjin e vet. Askush nuk është i përjashtuar nga trashëgimia. Ta heqim më parë idenë se vetëm ne e njohim Zotin e vërtetë, ose që Zoti na njeh vetëm ne dhe jo të tjerët. Ta thuash këtë është egoizëm. Por është e shkruar që nga të katër anët e tokës, madje edhe nga ishujt e detit do të ketë të shpëtuar. Edhe të thuash që një popull është i privilegjuar është një padrejtësi para Zotit, sepse Zoti nuk ka të privilegjuar, ka bijë dhe të gjithë me të drejta të barabarta. Popujt e ndryshëm të botës ishin paralajmëruar për atë që do të ndodhë. Këto profeci kaq të ngjashme dhe nga popuj kaq larg nga njëri-tjetri nuk e konfirmojë këtë? Madje aktualisht ka nga ata që e dinë atë që do të vijë. Nuk ishte e shkruar që të rinjtë do të kenë vizione dhe të vjetrit ëndërra dhe shumë do të profetizojnë nga goja e Zotit? Ç’farë kuptojmë me shumë? Duhej të ishte më i qartë Zoti? Mos i refuzoni atëherë të dërguarit e Zotit siç bënë në lashtësi. I dëgjojmë apo jo vetëm ato na paralajmërojnë. Atëherë nëse vetëm besoni në Bibël dhe thoni׃ Kemi një Bibël dhe nuk na duhet më shumë se një Bibël, kujtoni edhe një herë atë që është shkruar për fundin e kohërave׃ Bibla, Besëlidhja e Re, Veprat 2׃17-21 ″17Dhe në ditën e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime, dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra. 18 Në ato ditë do të përhap nga fryma ime mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia dhe do të profetizojnë. 19 Do të bëj mrekulli lart në qiell dhe shenja poshtë mbi tokë׃ gjak, zjarr e avull tymi. 20 Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit. 21 Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet.″ Bibla, Besëlidhja e vjetër, Joeli 2׃28-31 Dhe Dielli do të shndërrohet në errësirë, dhe Hëna në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit. REKOMANDIME PËR ATË DITË Profecitë na japin disa rekomandime׃ Mbyll dyert dhe dritaret Mbuloi dritaret me letër ose me copë të patejdukshme Mos fol me asnjë jashtë shtëpisë Ndiz qirinjtë dhe lutu Zotit, vetëm Zotit Vulos (mbylli) gjithë ushqimet e tua Dhe për asnjë arsye mos shiko jashtë Kujto se çfarë i ndodhi gruas së Lotit kur pa zemërimin e Zotit të binte mbi Sodomën dhe Gomorrën, sepse atëherë nuk është koha për predikim, por është koha e gjykimit. Bibla, Testamenti i Vjetër, Zanafilla 19: 26 Por gruaja e tij që po e ndiqte nga prapa, nisi të shihte përreth dhe u bë një shtyllë kripe.
Posted on: Thu, 21 Nov 2013 23:57:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015