PROFESIONI KILLER Të rinj. Të ndryshëm. Të maturuar. Me - TopicsExpress



          

PROFESIONI KILLER Të rinj. Të ndryshëm. Të maturuar. Me precedentë penalë dhe që gjenden përmes grupeve të vogla kriminale. Të etur për pasuri të lehtë, që nuk u dhimbet asgjë. Ky është përshkrimi i Killers-ave të rinj shqiptarë. Për Bilbil Memën, ish funksionarin e lartë të Policisë, ky fenomen njihet dhe objektivi i tyre mbetet “ai që del nga rreshti”. Ai vazhdon t’i përmbahet faktit që Shqipëria ka nevojë për një amnisti fiskale, që të eliminojë këtë plagë. Kurse, nga policia e sotme në statistikat e policisë, grupmposha më e predispozuar mbetet 26-45 vjeç Ata nuk i njeh askush. Janë njerëz të zakonshëm, por me cilësi psiko-motorre shumë më ndryshe nga të zakonshmit. Janë ata, që tash shqetësojnë gjumin e frikuar të policisë shqiptare. I fundit, këtë javë, u prangos nga policia e kryeqytetit i dyshuar si vrasës me pagesë. Elvis Gurra, i akuzuar për tentativë vrasjen e dy personave më 17 maj të këtij viti, synoi që të vriste dy njerëz. Atentat Mafioz, u cilësua nga policia, që tashmë i duhet të përcjellë me kujdes në gjykatë të arrestuarin. Njësoj si ai, media e përditshme referon se efektivët e policisë kanë zbuluar deri më tani 11 vrasës me pagesë, ndërmjet shumë prej vrasësve në vitet e fundit, ku 23 vrasje të bujshme besohet se janë me pagesë. Vetëm se duket perfeksionimi i Killer-ave nga momenti në moment, ia ka shtuar peshën e vështirësisë policisë. Jo pak herë, është shumë e vështirë që të kuptosh se nga dhe si është bërë krimi. Në të njëjtën pistë, njerëz me konflikte të hershme dhe pjesë të hakmarrjeve, janë gjetur të vdekur. Dosjet kanë mbetur sërish pa autor, por me regjistrimin perfekt të vrasjeve të kujdesshme nga duart profesioniste. Ende në ditët tona nuk dihet sesi është vrarë një nga krerët e Komunitetit mysliman, Salih Tivari. Kaq i kopsitur ka qenë realizimi i vrasjes, saqë edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur pas vetëm hamendësime për vrasësit. I ndjeri Arben Pojani, i vrarë një natë të pak viteve më parë, as nuk mundi të debatonte me vrasësin e tij. Perfekt në ekzekutim, vrasësi u largua duke e shtuar numrin e krimeve të pazbuluara në vend. Me të njëjtën shpejtësi, por në kahun e kundërt, media e pasqyroi blic lajmin. Por, më kot. Ndërsa, policia në kohë rekord bëri regjistrimet e duhura. I ndjeri Florian Vila u ekzekutua po kaq mjeshtërisht, në derën e shtëpisë së tij. Më 29 mars vrasja e Fatmir Ramës, ose Mirit të Xhikes, ishte po kaq perfekt te Kartodromi, ashtu si në vitin 2005, Vajdin Lame, presidenti i boksit do të ekzekutohej me një saktësi matematike në ashensorin e tij. Pak vite më parë, ngjarjet e Tropojës konverguan me një sërë ekzekutimesh po kaq mjeshtërore, të bërë me një infrastrukturë moderne. Të gjitha ishin vrasje profesionistësh dhe si vrasje me pagesë. “Përsa i përket autorëve të krimeve me pagesë (Killer-at me pagesë) duhet theksuar se ky fenomen nuk është i përhapur në vendin tonë. Në goditjen e grupeve kriminale në vitet 2004-2008 janë evidentuar si dukuri dhe disa nga këta autorë dhe janë arrestuar e dënuar nga gjykatat tona. Individë të tille janë evidentuar gjatë hetimit të organizatës kriminale, të quajtur të “Bandës së Durrësit”, organizatës kriminale të quajtur “Banda e Lushnjës etj.”, thotë Tonin Vocaj, drejtori i Krimeve të Hapura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për MAPO. Në fakt, shqiptarët ka kohë që përfliten për këtë fenomen. Kohë më parë, Prokuroria e Anti-mafies Italiane, në momentin që kanë folur dhe me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda kanë referuar se Shqiptarë në Itali, janë pjesë e bandave famëkëqija dhe të rekrutuar si vrasës me pagesë. Madje, dyshohej se individë kriminalë shqiptarë ishin të implikuar në grupin e “Kamorra”-s, u fol atëherë nga ana e burimeve pranë akuzës qëndrore. “Ne e kemi ditur si fenomen dhe zakonisht në këtë rol rekrutohen njerëz me precedentë. Zakonisht zgjidhen ata që kanë lidhje me drogën, por edhe që kanë cilësi të mira psiko-motorrike. E thënë me një metaforë, shenja bie mbi atë që del nga rreshti. Ky fenomen ekziston. Skema dihet: Droga; Tregu i armëve; Klandestinët;Monopolet, kur dikush mundohet që t’i dalë fjale, pronarit të vërtetë ekzekutohet. Për mendimin tim, dhe është një mendim që e kam shfaqur dhe herë tjetër është që: në Shqipëri duhet të ketë një amnisti fiskale, që të njihen pronarët e vërtetë dhe në një farë mënyre që të bjerë maska e shumë pronarëve fiktivë”. Në vend të hamendjeve Një e përditshme, që citonte burime të pakonfirmuara të policisë, tregonte pak ditë më parë dhe çmimet, që janë sot efikase për eliminimet. “Nga 50mijë deri më 1 milionë euro variojnë çmimet e vrasjeve në Ballkan. Specialistët e kriminalistikës në rajon, në bazë të studimeve, kanë pohuar se vrasjet me pagesë me pritë shkojnë me 50 mijë euro. Kurse rritet për ato me eksploziv, atentate me snajper dhe deri te ato të politikanëve,kur kostoja e të cilëve shkon më 1 milion euro. Burime të rezervuara nga policia e shteti thonë se vitet e fundit vrasjet me pagesë janë të shpeshta, citohet një e përditshme. Skema mbetet e thjeshtë dhe nuk ndryshon shumë në vendet e ndryshme të Ballkanit. Ajo ka të bëjë kryesisht me vrasje biznesmenësh, hakmarrje, konflikte etj. Në këto raste zgjidhet njeriu me pagesë, që zakonisht gjendet nga grupet e vogla kriminale. Në takimin e fshehtë, që rregullohet nga porositësi, ndërmjetësit dhe Killer-i vendosin për modalitetet. Vrasja paguhet duke iu referuar pastaj vështirësisë, mënyrës sesi do të realizohet dhe nga statusi i viktimës së radhës. Për z.Mema, vrasësi është një njeri me cilësi jo të zakonshme psikologjike, me një ekuilibrimet të matur. Si në kanun, gjërat janë gati të precizuara. “Plagosja në formë kërcënimi shkon 25,000 euro ndërsa vrasja 150,000 euro dhe ka vrasje që shkojnë 30-50,000 euro”, është shkruar në të përditshmen Agon, që citon burime që nuk duan të identifikohen. Ajo shton se “Vrasja me lëndë eksplozive plastike 25-250 mijë euro...Me snajper shkon më 250,000 euro..Kurse për ata që ruhen dhe me bodigardë deri 1 milionë euro...”. Shteti “Mungesa e institucioneve prevenuese, që të parandalojë këtë fenomen është e theksuar, ndërsa strukturat e shtetit janë krejt të pafuqishme në këtë situatë”, thotë Ish-Drejtuesit i lartë Bilbil Mema, që tani është në pension. Në fakt, në gjithë kohërat policia është munduar që ta minimizojë këtë problem, duket me një synim shumë të qartë për të zbritur frikën e publikut. Por, realiteti është kokëfortë. Veç të dhënave të policisë italiane, më 2004 ishte shefi i shërbimit sekret gjerman, i cili jepte alarmin se “krimi i organizuar shqiptar, përbën sot kërcënimin më të madh për Europën”. Sipas tij, në atë që u botua te DË, tentakulat e saj janë shtrirë jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në SHBA e deri në Australi”. Madje në të njëjtën kohë, në raportin Mafia Ndërkombëtare thuhej se (http: //glasgowcrew.tripod/ albanian.html: “Për të përhapur tregtinë e tyre kriminaliteti shqiptar bën marrëveshje me “N’Drageten” italiane, “Kamorrën”, “Stidën” dhe MAFIA-n si dhe me keqbërësit rus “Solentskai”, krimin e organizuar në Poloni, si dhe me organizata kriminale në Nigeri, Kolumbi, Meksikë, Serbi, Britani, Irlandë, Hollandë dhe organizatat kriminale kurde. Në fakt, kriminaliteti shqiptar punon me çdo lloj grupi kriminal në të gjithë botën. Por lidhjet e tyre me shqetësuese janë me grupe kriminale nga Serbia dhe Afganistani”. Në fakt, policia në vitet e fundit e ka intensifikuar këtë luftë. Ajo që duket se mbetet e pabarabartë është lufta logjistike me krimin. Ndërsa teknologjia avancon dukshëm dhe po kështu dhe krimi, policia është jo gjithmonë në lartësinë e duhur për sa i përket infrastrukturës logjistike të saj. Gjithsesi, për drejtorin Vocaj: “Policia e Shtetit ka rritur efektivitetin e punës kundër kriminalitetit në tërësi dhe krimeve të rënda në veçanti, ku një drejtim i rëndësishëm i punës evidentohet nga parandalimi dhe hetimi i vrasjeve kriminale, si edhe arrestimi dhe vënia para drejtësisë i autorëve të tyre. Efektiviteti i punës pasqyrohet në uljen e ndjeshme të numrit të vrasjeve, në raport me vitet e mëparshme, në zbulimin e krimeve të vjetra të ndodhura si dhe në arrestimin e autorëve të tyre. Në të gjithë vendin, krahas strukturave të parandalimit të krimit, funksionojnë struktura të veçanta për hetimin e vrasjeve. Kjo strukturë ka rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e punës së policisë”. Vetëm se shumë vrasje të mbetura pa autorë, përveç optimizmit dhe deklaratave të policisë e tregojnë faktin se kjo strukturë në krimin e organizuar është për tu marrë në konsideratë, ndërsa psikologëve u duhet që t’i shtojnë një fushë studimi tashmë dhe mënyrës sesi shqiptarët rekrutohen për Killer-a. Të paktën në rastin e pak ditëve më parë, kur një i tillë syresh, Gurra ishte futur i gjallë në dhé, pasi kishte dashur të vriste njëherësh dy objektivat e tij. Shkenca e krimit: Killerat Vrasja me pagesë ndodh kur një kontraktor privat apo qeveritar punëson dikë për të vrarë një person të caktuar apo persona për një shumë të caktuar parash. Vrasësit janë të punësuar për punë të ndryshme. Zakonisht një kontratë e tillë përfshin një sindikatë krimi që i duhet të punësojë një vrasës profesionist dhe që ka termin a hit man (Goditësi). Nga ana tjetër edhe qeveritë dhe individët po ashtu kontraktojnë për të vrarë, megjithëse kjo është pjesë e disa organizatave kryesore, që mbahen si të heshtura. Një ekzekutues nuk ka të bëjë fare me konceptin e vrasjes me kontratë, megjithëse një ekzekutues në të vërtetë është thjesht për të vrarë njerëz. Diferenca është që një vrasës me pagesë zakonisht punësohet për të vrarë një person të veçantë, ndërsa ekzekutuesi vret për të ndëshkuar një krim. Në shumë vende me sisteme gjyqësore, kontrata për të vrarë një person është padetyrueshme nga ligji (në sensin që klienti nuk mund të padisë për një performancë specifike dhe vrasësi me pagesë nuk mund të padisë për pagesën e tij). Të dy dhe vrasësi aktual dhe klienti i tij nuk mund të gjenden fajtorë për vrasje. Kontratat e vrasjes janë shpesh, megjithëse jo gjithmonë, të shoqëruara me krimin e organizuar, kryesisht sepse kriminelët me karrierë ka shumë të ngjarë që t’i njohin vrasësit me pagesë dhe që të besosh se do të punësosh një vrasës të mirë –kjo do të thotë që të pakësosh mundësinë për t’u kapur. Në varësi nga rajonet dhe koha, killers-at zakonisht janë përdorur për t’i bërë të heshtin dëshmitarët kundër kriminelëve apo të eliminojnë kriminelët rivalë apo politikanët që kanë refuzuar të marrin ryshfet (plata o plomo –një frazë spanjolle fjalë-për-fjalë për “monedhë ose plumb”). Përdorimi i vrasëseve me pagesë anonimë lehtësohet kundër formacioneve dhe vazhdimin e vendetës nga njerëzit e viktimës , që kanë lidhje zakonisht me organizatat kriminale. Vrasësit me pagesë e bëjnë krimin e tyre që të ngjasë si një krim i dukshëm. Ata gjithashtu e bëjnë që vdekja të duket si një vetëvrasje apo edhe një aksident, apo mund të fshehë dhe shkatërrojnë trupin, kështu që nuk është e qartë për autoritetet që viktima është e vdekur, sepse zakonisht ata e kanë zhdukur. Në disa vende ligji i detyron agjentët që ndonjëherë të pozohen si vrasës me pagesë për të arrestuar njerëz, që pretendojnë t’i punësojnë ata. Psikologjia e nje killeri shqiptar Për psikologen Lira Gjika, që është marrë shumë me çështjet e të burgosurve, problemin më të madh dhe pjesën më të ekspozuar ndaj rekrutimit si Killer-a, e shikon tek të miturit. Adoleshentët dhe të rinjtë janë më të ekspozuarit. Ajo, në fushë-punën e saj, ka kërkuar me insistim që të bëhet një lloj anketimi dhe studimi të fëmijëve, që mbarojnë sistemin 8-vjeçar dhe realitetin se ku shkojnë. Sipas saj, janë një kontingjent bajagi i madh, që nuk punon dhe ajo hipotezon se janë shumë të hapur për sjellje të këqija. Në shoqëri të keqe pastaj, duke iu shtuar dhe Rritja e keqe, pavarësia, elementë që dalin nga familje problematike, ku manifestohet kontradiktat e mëdha të çiftit, sjellin nxitjen e qenieve karakteropate dhe jo socialopate. Në këtë hulli, ajo e shikon vendin nga ku del kjo strukturë në krimin shqiptar. Ndërsa Z. Bilbil Mema, ish funksionar i lartë i policisë: “Ka një fakt të dhunimit teknologjik të njeriut që e kthen atë në gjysmë njeri...Ka një nxitje por jo frenim..të njerëzve që i shikojnë këto. Në këto kushte, tek individë të dobët unë shikoj dhe rrugë sesi kriminalizohet”. Këtë gjykim e shton disi, një nga psikologët më të njohur të kohës sonë: Vitorino Andreoli, që thotë se: njeriu i sotëm ndjehet tepër i vetmuar, e kjo vetmi krijon një dhimbje të padurueshme, një dramë të rëndë shpirtërore, që mund të kapërcehet vetëm përmes lidhjeve, ndjenjave, takimit me tjetrin: përmes dashurisë...
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 17:25:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015