PROMOVIMI I DIALOGUT, HARMONISË, VËLLAZËRISË DHE - TopicsExpress



          

PROMOVIMI I DIALOGUT, HARMONISË, VËLLAZËRISË DHE BASHKËJETESËS FETARE NË MES JAHUDIZMIT, KRISHTERIZMIT DHE ISLAMIT Shejkh Salih el-Feuzan(hafidhehullah) Shejkh Sailh el-Feuzan: وَلا تَلْبِسُوا الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُوا الْحَقَّ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ “Dhe mos pështjelloni (përzieni) të vërtetën me të pavërtetë.” El-Bekare, 42 Dijetarët kanë thënë se pështjellimi i të vërtetës me të pavërtetën është përzierja në mes Jahudizmit, Krishterizmit dhe Islamit. Dhe kjo është ajo me të cilën thërrasin në këtë kohë tagutat e njerëzimit, ata thërrasin që të bëhet dialog ndërmjet tre feve – Jahudizmit, Krishterizmit dhe Islamit – dhe thonë: “Të gjitha fetë janë të vërteta, dhe të gjitha janë iman (besim), andaj, përse të armiqësohemi?! Ne jemi vëllezër!” Ne themi: Jo! Nuk jemi vëllezër. Ne jemi armiq (kundër jush) për hir të Allahut (Krenarit e të Madhëruarit), nuk ka vëllazëri në mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit). Pra, Jahudizmi është kufr, dhe Krishterizmi është kufr dhe nuk ka fe tjetër (të vërtete) përveç Islamit, ajo është e vërteta. Ndërsa, të bësh pështjellime dhe të thuash: “Të gjitha fetë janë të sakta,” “Të gjitha fetë janë qiellore,” “Është për obligim dialogu me Jehudët dhe të Krishterët, vëllazëria në mes Jehudëve dhe të Krishterëve si dhe bashkëpunimi ndërmjet njëri-tjetrit.” Kjo propaganda është e kotë, përmes së cilës duan ta mbulojnë (ta fshehin) Islamin, me atë duan ta mbulojnë Islamin. Dhe kjo është përzierje e të vërtetës dhe të pavërtetën dhe është pështjellim i të vërtetës me të pavërtetën. Pra, nuk ka fe pas dërgimit të të Dërguarit (Muhamedit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nuk ka fe tjetër e cila të shpëton nga dënimi i Allahut përveç Islamit, dhe ai që mbetet në fetë e tjera, atëherë ai është pabesimtar – qoftë Jehud, apo i Krishterë, apo Mexhus (adhurues i zjarrit), apo në çfarëdo feje tjetër, ai është pabesimtar (kafir), është armik i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij. Kjo është për obligim të dihet. وَلا تَلْبِسُوا الْحَقَّ بِالْبَاطِلِ وَتَكْتُمُوا الْحَقَّ وَأَنْتُمْ تَعْلَمُونَ “Dhe mos pështjelloni (përzieni) të vërtetën me të pavërtetë.” El-Bekare, 42 Të thoni se ne jemi në një fe dhe ju jeni në një fe, të vëllazërohemi me njëri-tjetrin, të bashkëjetojmë më njëri-tjetrin – siç po thërrasin sot drejt kësaj. Kjo është e pavërteta, Allahu na ruajttë. Dhe me këtë është për qëllim shfuqizimi i Islamit, barazi në mes imanit dhe kufrit, barazi në mes të vërtetës dhe të pavërtetës, nuk ka fe (të vërtetë) pas dërgimit të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përveç se fesë Islame dhe nuk ka shpëtim nga dënimi i Allahut veçse me pasimin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga i gjithë njerëzimi. قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللَّـهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّـهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّـهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ قُلْ أَطِيعُوا اللَّـهَ وَالرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّوْا فَإِنَّ اللَّـهَ لَا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. Thuaju: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) Allahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.” Ali-Imran, 31-32 Kjo thirrje mbetet deri në Ditën e Gjykimit, e ajo është se nuk ka shpëtim veçse me pasimin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk dëgjon për mua Jehudë apo i Krishterë, pastaj nuk beson në atë me të cilën kam ardhur, përveçse do të hyjë në Zjarr.” Madje, Jehudët dhe të Krishterët nëse heqin dorë nga pranimi i Islamit, atëherë ata janë njerëzit më pabesimtar në Tokë. Përse? Ngase Jehudët dhe të Krishterët e dinë (të vërtetën – Islamin sh.p) dhe të tjerët nga popujt idhujtar, nuk dinë. Kurse Jehudët dhe të Krishterët e braktisën të vërtetën duke e ditur, dhe ata e dinin këtë gjë. Dhe për këtë arsye, ata e fituan hidhërimin e Tij (Allahut). Si përfundim, s’ka unitet në mes Islamit dhe feve të tjera, dhe nuk ka tjetër (fe të vërtetë) përveç Islamit, dhe nuk ka shpëtim përveç se me Islam, nuk ka shpëtim veçse me Islam. Jahudizimi ka marr fund me dërgimin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe me fenë Islame. Krishterizmi ka marr fund, dhe të gjitha fetë kanë marr fund dhe nuk mbetet përveç se feja Islame. Dhe nuk ka ndonjë të Dërguar që obligohet pasimi i tij pas dërgimit të Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), përveç Muhamedit (‘alejhi salatu ue selam). Pra, kush e do xhenetin, atëherë le ta ndjek këtë të Dërguar, dhe ai që e do Zjarrin, atëherë le të mbetet në atë gjendje kufri (mosbesimi) dhe devijimi, qoftë Jehudi, i Krishterë, Mexhus apo të tjerë. Video në AudioSelefi.org Përktheu Jeton Shasivari
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 09:14:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015