PRONARET E RRUGEVE Infrastruktura rrugore është një pasuri e - TopicsExpress



          

PRONARET E RRUGEVE Infrastruktura rrugore është një pasuri e madhe kombëtare me impact të pa zëvëndësueshëm ne zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit. Gjatë këtyre 23 viteve ne demokraci, këtij sektori i jane levruar shuma të mëdha fondesh si nga Qeveritë Shqipëtare, ashtu dhe nga fondacione e donatorë te huaj. Po të mblidhen të gjitha fondet e akorduara në këtë sector, jemi te sigurtë se ne vendin tonë nuk do të kishte asnjë metër rrugë të pa shtruar. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi i këtyre fondeve ka bërë që ky sector i ekonomisë, të ketë akoma nevojë për sasi të mëdha parash. Për tete vite me radhë, opozita, me fakte dhe argument, demaskoi fort korrupsionin galopant me këto fonde, ndërsa Qeveria nuk deshi tja dije. Vetëm vlera e shiritave të prerë dhe e mitingjeve për inagurim te rrugëve, të pa nisura e të pa përfunduara, kushdi sa km rrugë do të shtronin. Kreu i Qeverisë së tete viteve, “pëlliste” natë e ditë; “rruge, rruge”, ndërkoh që asnjë m rrugë e bërë prej tij, nuk plotësoi standartet. Vetëm rruga e Kombit, që mori dyfishin e fondeve të duhura, nuk plotëson asnjë standart dhe për këtë arsye është kthyer në rrugë aksidentesh të përditëshmë. Sigurisht që të flasësh për këtë sector dhe për abuzimet që janë bërë në të, do të na duhej shumë kohe dhe leter, por në këtë shrim do të ndalemi në një fenomen që haset çdo ditë dhe ne çdo rrugë. Para se të parashtrojme shqetësimin, po shtroj pyetjet: -Kush eshte pronar i rrugeve tona?, A kanë zot këto rrugë?, Kush i ruan dhe kush i mbron ato?. Siç ka ndodhur dhe po ndodh deri tani, unë kam konstatuar disa pronar, qe janë: 1. Punonjësit e shërbimit komunal të Bashkise qe ngarkojnë kazanat e mbeturinave. Keto punonjes, për ta patur të lehtë ngarkimin e kazanave, i tërheqin këto nga vendi i caktuar dhe i lenë buze rrugës, nën trotuar, duke bllokuar një korsi lëvizje. Këto janë bërë pronar të vendit ku qëndrojnë kazanat e mbeturinave. Edhe pse makinat e grumbullimit të mbeturinave duhet ta fillojnë punën në orën 22, kur rrallohet trafiku, këto makina i gjen qysh në orën 19-20 në rrugë, duke bllokuar një korsi dhe shpesh duke krijuar trafik. Këto veprime nuk bien në sy as të përgjegjësve të Bashkise dhe as të policisë së qarkullimit që lëviz poshtë e lart me makina e me motorrë dhe që shpesh prêt në trafik si ne të tjerët pa u ndjerë. 2. Shoferët e Autobuzave. Në të gjith linjat këto lëvizin me 5 km në orë, duke krijuar trafik, athua se autobuzat kanë vetëm marsh të parë. Këtë lëvizje të ngadaltë, atyre ndoshta ua dikton orari që u kanë vendosur, por shqetësimi më i madh është bllokimi i rrugës në stacione. Asnjë autobus nuk parkon në xhepin e rrugës që u është lënë për stacion, por në mes të korsisë. Duke mos u shfrytëzuar, xhepi, shpesh ky kthehet në vend parkimi për automjete tjera. Edhe këtë fenomen policia e qarkullimit e sheh, por nuk reagon. 3. Trimat dhe të fortit e rrugës Këto sa herë shohin ndonjë femër, apo takojnë ndonjë shok, ndalojnë makinën në mës të rrugës dhe nisin muhabetin pa pyet se pas tyre ka të tjerë që duhet të lëvizin, kanë punë dhe halle. Këto nuk duan tja dinë, se ato pas tyre, e blejne litrin e naftës dhe të benzinës 200 lek. 2 Këtyre nuk guzon tu flasësh dhe as ti biesh borisë, pasi të shajnë me libër shtëpie dhe më keq akoma; të kërcënon edhe me jetë. Shesh pas këtyre të fortëve, në trafik, qëndrojnë edhe punonjës policie të cilët heshtin dhe presin me “edukatë” kur të mbaroi qefin i forti. 4. Ndermarrjet shtetrore dhe private (Ujsjellesi, Telekomi, Kompanite celulare etj) Këto Ndërmarrje shesh hapin kanale tërthore ose gjatësore ne rrugë për kabulla, tubacione e shërbime të ndryshme. Pa mbaruar kanalin njëra, fillon dhe e hap tjetra në anën tjetër. Sigurisht që këto punime duhen bërë, por ajo që të çudit është fakti se hapësit e ketyre kanaleve, pasi mbarojnë punën e vet, largohen duke lënë kanalin të hapur. Nuk di a marrin leje për këto punime dhe nëqoftëse po, përse nuk e kthejnë rrugën në gjendjen e mëparëshme, por lënë kanal të hapur. Ku është Bashkia, Ndërmarrja e Rrugëve, Policia e qarkullimit, që e lejon këtë gjendje?. Ç’taksirat kam unë që të prish mjetin tim në këto kanale, kur detyrimet shtetit për mjetin ja paguaj një më një? 5. Bizneset private. Këto për nevojat e lokaleve dhe të biznesit të tyre, kanë te drejtë të bëjnë çte duan në rrugë. Për ta ilistruar më mirë këtë, po i referohem rrugës Tiranë- Dajt, pasi e bëj shpesh dhe i njoh mirë problemet e saj. Së pari dua të thëksoj se kjo rrugë është e vetmja që i shërben gjithë Tiranës dhe më gjërë, për të shijuar turizmin malor. Jo për nostalgji, por për një të vërtetë që e mbajnë mend të gjithë udhëtaret e asaj kohe, para viteve 1990, kjo rrugë u asfaltua deri në sektorin e 5 Qafmollë. Perveçse e asfaltuar, në këtë rrugë kishte një brigadë mirëmbajtje të përbërë nga mbi 30 punëtorë. Sot për mirmbajtjen e kësaj rruge nuk punon asnjë punëtor. U tha se mirëmbajtja është privatizuar, duke ja dhënë një firme private këtë shërbim. Prej më shumë se tre vjetësh, që është privatizuar mirëmbajtja, në këtë rrugë nuk është hedhur asnjë lopatë edhe pse firma lekët nga shteti i ka marrë qindarkë më qindarkë. 30km të kësaj rruge sot me foristradë (për makina tjera nuk bëhet fjalë që mund të kalosh),nuk i bën më shpejt se 3 orë. Me këdo që e diskuton gjendjen e kësaj rruge, dëgjon një argument tronditës. Të gjithë shprehen se, shkak për mosasfaltimin e kësaj rruge është teleferiku. Pronarët e teleferikut (padyshim janë qeveritarë të lartë), nuk lejojnë asfaltimin e kësaj rruge, meqëllim që të shfrytëzohet teleferiku (bileta e të cilit ka vajtur 800 lek për person). Mosasfaltimi i këtyre 30 km, ka bërë që qytetarëvë të Tiranës, turistëve vendas dhe të huaj, tu privosh të drejtën për të shijuar bukuritë dhe natyrën e bukur malore jo vetëm të Dajtit, por edhe të pas Dajtit (Livadhet e Selitës e Malin me Gropa). Gjendja e kësaj rruge ka izoluar dhe penguar banorët e 10 fshatrave që shtrihen pranë saj. Gjendja e kësaj rruge ka çpopulluar këto fshatra të cilët nga pamundësia për tu lidhur me qytetin, kanë gjetur si zgjidhje, braktisjen e fshatit. Përveç prishjes nga mungesa e mirëmbajtjes, kësaj rruge spo i lënë gjë pa bërë edhe bizneset private. Te gjitha lokalet buzë kësaj rruge (mbi 50), kanë bërë ç’kan dashur në rrugë, pa ju thënë njeri gjysëm fjale. Kush të dojë le ta bëjë një rrugë deri në Dajt dhe të shohë ç’ndërhyrje janë bërë. Kanale të hapur në mes të rrugës për kullime ose tubacione të ndryshme dhe të lënë hapur, ujra që rrjedhin natë e ditë në rrugë dhe që e kanë dëmtuar keq 3 atë, avlli që zënë rrugën duke e ngushtuar, prishje të rrugës për krijim parkingjesh, bllokim kanalesh e tubinash etj. Vetëm segmenti IKV- deri tek Arabi, është bërë i pa kalueshëm nga lokalet, por veçanrisht nga ndërtimet e shumta që po bëhen në këtë zonë, të cilat nuk mbajnë asnjë detyrim për dëmin e shkaktuar në pronën puplike dhe shtetrore. Lokale të ndryshme dhe biznese, kanë venë prozhektorë për ndriçimin e ambjenteve natën. Këto prozhektor, janë aq të fuqishëm sa të verbojnë natën kur je në udhëtim me makinë. Ky fenomen është shumë i përhapur sidomos në Autostradën Tiranë – Durrës. 6. Te gjithë qytetarët Kushdo nga qytetarët mund të bëjë çtë dojë në rrugë se nuk i thotë njeri as gjysëm fjale. Sot në të gjitha rrugët e lagjeve, por dhe në shumë tjera, gjen pengesa prej betoni, litarë vaporresh dhe pengesa tjera (te quajtur polic të shtrirë), për të penguar ecjen shpejt të makinave. Këto pengesa duhet ti veje policia. Ato duhet të plotësojnë disa kushte si lartësinë, gjërësinë, këndin e shrirjes etj. Megjith justifikimin e qytetarëve për to (që mund tu japësh njëfar të drejte), mendojmë se kufizimi i shpejtësisë në zona të banuara bëhët me tabela dhe jo me pengesa. Po të jëtë për pengesa, atëhere le të mos i shtrojme rrugët me asphalt, sepse pengesat i plotësojnë gropat. Përse duhet të prish makinën unë i rregullti, se i pa rregullti ecen shpejt?! Sigurisht që nuk janë vetëm këto problemet me rrugët, por edhe kaq sa treguam nuk janë pak. Siç është vëpruar dhe siç ndodh deri tani, del se rrugët janë pronë e shumë pronarëvë, ose pronë e gjithkujt dhe se për to nuk pyet dhe nuk i mbron askush. Mirë se Shteti nuk ka fonde për rrugë të reja, por përgjëgjësi për ruajtjen e atyre ekzistuese duhet të ketë! Ç’bën Drejtoria e rrugëve? Ç’funksion ka dhe si e justifikon veten dhe rrogat që merr?. Ç’ben policia e qarkullimit? Shteti tregohet i fortë në mbledhjen e taksave për automjetet, ndërkoh që për ruajtjen e mirëmbajtjen e rrugëve nuk funksionon. Unë dhe të gjithë poseduesit e mjeteve, kemi te drejtë ta ngremë zërin për këto probleme, pasi jemi taksapagues të rregullt dhe nuk dimë ku shkojnë parat tona dhe përse shteti nuk na i njeh dëmtimet e mjeteve, kur ato ndodhin për faj të shtetit. Këto ishin disa problem që menduam të trojtojmë në këtë shkrim, duke menduar se zgjidhja e tyre nuk kërkon fonde, por forcë shteti dhe ligji. Ligji ekziston dhe shteti e strukturat e tij ekzistojnë dhe i marrin rrogat (madje të majme). E keqëja është se krahas shtetit dhe ligjit, ekziston edhe korrupsioni e papërgjegjshmëria. Natyrisht qe problemet që ngritëm nuk i përkasin Qeverisë së re, pasi ajo nuk ka mbushur muajn akoma. Këto dhe shumë të tjera janë difekte te qeverisë së djeshme. Ne shpresojmë se Qeverija e re do ti dalë zot vendit dhe nuk do ti lejë “rrugët rrugëve”, si mall pa zot, ku sejcili i pa ndershëm mund të bëjë ç’te dojë në rrugë. Nga Mehdi Hoxha
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 22:50:15 +0000

Trending Topics



:30px;">
Wife calls a flag on the play!! So, Im trying to watch my show and
TRAILER HITCH FITS 99 - 04 VW JETTA SEDAN, Excpt-WAGON MODELS
Sentimente...ce am fi fără ele? Doar corpuri goale! Conţinut
Mesazhet e Konferencës së Pezës aktuale edhe sot Nga Prof.
On behalf of the purchaser and Aston Martin Los Gatos, $10,000 of

Recently Viewed Topics




© 2015