PS feston sot 22-vjetorin e krijimit dhe fitoren në zgjedhje Dy - TopicsExpress



          

PS feston sot 22-vjetorin e krijimit dhe fitoren në zgjedhje Dy gëzime në një ditë! Kjo shprehje e vjetër popullore do të zërë vend sot tek socialistët, që në një ceremoni zyrtare, do të celebrojnë ditëlindjen e 22-të të Partisë Socialiste dhe fitoren e thellë të së majtës në zgjedhjet e 23 Qershorit. Për të gjithë ata që mbetën zemërthyer për mungesën e festës tradicionale në 12 Qershor, Partia Socialiste mbajti premtimin, duke thirrur një festë të veçantë në datën 1 Korrik. Mbrëmja e veçantë do të zhvillohet në hotel “Sheraton” në orën 19.30 dhe në ceremoni do të jenë figurat më të rëndësishme të PS-së, LSI-së, aletatë të tjerë të socialistëve, personalitete të së majtës, trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri si dhe përfaqësues të medias. Megjithatë, një ftesë e purpurt e Edi Ramës ka mbërritur edhe në zyrën e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, i cili ende nuk dihet nëse do të festojë së bashku me socialistët ditëlindjen e 22-të të Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, fitoren e tyre. Deri më tani, nga 2 palët, është hedhur një hap para, falenderimi i Edi Ramës dhe Sali Berishës në fjalimet respektive, të fitores dhe të humbjes. Mbetet për tu parë nëse ky gjest i ka hapur rrugë edhe një trokitjeje gotash mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 06:55:05 +0000

Trending Topics



min-height:30px;"> WHITE NOISE SEEKING NON UNION OR UNION MALE TO PORTRAY HOT, IN

Recently Viewed Topics




© 2015