Pa mbushur 24 ore! Faleminderit te gjtiheve. Me shume ne - TopicsExpress



          

Pa mbushur 24 ore! Faleminderit te gjtiheve. Me shume ne vijim… Në orën 19:10 të ditës së djeshme, Salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë është njoftuar për arratisjen e 7 personave të burgosur në burgun e Drenovës. Me të marrë informacionin strukturat e policisë të qarqeve Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Dibër, Berat, Shkodër, Vlorë e Tiranë kanë kaluar në gadishmëri maksimale dhe po kështu strukturat e Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA janë nisur menjëherë për të bërë rrethimin e zonës dhe vendosur perimetrin e jashtëm të sigurisë. Është kontaktuar menjëherë Policia kufitare e shteteve fqinjë, Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës, të cilat së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare, përforcuan maksimalisht shërbimet për të mos lejuar largimin e të arratisurve përtej kufijve. Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kam kërkuar menjëherë bashkëpunimin e Ministrit të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, me të cilët Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ndërtuan një Plan Operacional për kapjen e të arratisurve. Rreth orës 20:00 dy makina të kamufluara me sinjalistikë policie thyen postobllokun e sapongritur nga Policia në Pogradec. Policia e Shtetit u vu menjëherë në ndjekje dhe në hyrje të qarkut të Elbasanit bëri të mundur kapjen e njërës prej makinave së bashku me të dy pasagjerët, të cilët janë njëkohësisht dy prej organizatorëve të arratisë dhe mbështetës të jashtëm. Si rezultat i punës së menjëhershme, rreth orës 22:00 u bë e mundur kapja e njërit prej të arratisurve, shtetasit Artur Gora, i cili u kap në aksin Korçë - Devoll në fshatin Dishnicë. Ndërkohë operacionet e kërkimit kanë vijuar gjatë gjithë natës në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Vetëm pak minuta më parë, nga strukturat e Policisë së Qarkut Elbasan u bë i mundur arrestimi i tre prej të arratisurve, të gjithë të dënuar me burgim të përjetshëm. Konkretisht: Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri. Njëkohësisht Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka arrestuar Altin Lamin, i cili është njëri prej bashkëpunëtorëve të jashtëm në arratisjen e djeshme. Ky person dyshohet se ka vendosur eksplozivin në qytetin e Korçës, në momentin që nisën veprimet e të burgosurve për t’u arratisur. Aktualisht të gjitha strukturat e Policisë vazhdojnë regjimin e gadishmërisë. Vazhdohet kërkimi për arrestimin edhe të tre të arratisurve të tjerë, të cilët dyshohet se janë brenda perimetrit të sigurisë policore. Dëshiroj të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtorin e SHISH për gatishmërinë dhe angazhimin. Jemi duke zhvilluar hetime shteruese për të zbardhur të gjithë skenarin e organizimit dhe realizimit të arratisjes, e njëkohësisht për arrestimin e të gjithë personave përgjegjës. Kjo ishte sigurisht një situatë serioze, por njëkohësisht një sprovë për Policinë e Shtetit dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Kemi arritur një standard të ri bashkëpunimi, i cili po jep frutet e para, edhe në situata të tilla kritike. Por mbi të gjitha jam krenar për Policinë e Shtetit. Për këtë aksion spektakolar që ka ngritur në këmbë oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit, të cilët edhe pse të braktisur nga qeveria e mëparshme e të lënë në mëshirë të fatit, pa mjete, pa infrastrukturë dhe pa asnjë mundësi reagimi, bënë të mundur kapjen e 4 të arratisurve më të rrezikshmit, të dënuar me burgim të përjetshëm. Dua të falënderoj çdo punonjës policie, çdo oficer, çdo punonjës të repartit të FNSH dhe çdo punonjës të repartit RENEA, strukturat drejtuese të qarqeve Korçë dhe Elbasan por edhe të gjithë drejtuesit e policisë në çdo qark të vendit, të cilët dëshmuan profesionalizëm dhe gatishmëri maksimale duke dhënë rezultate të menjëhershmë. Jam krenar që pa mbushur 24 orë, arritëm të zbardhim zinxhirin e organizimit të kësaj arratisje, të evidentojmë përgjegjësitë por dhe të arrrestojmë 4 prej 7 të arratisurve kryesorë. Dëshiroj të falenderoj edhe qytetarët për ndihmën e tyre, për të gjithë informacionin që ndanë me ne, duke i siguruar se Policia e Shtetit është në këmbë, krenare për t’i shërbyer sigurisë së tyre. Dëshiroj të falenderoj dhe PD, që nuk priti të na kujtojë se shteti është shembur. Faktet flasin vetë që shtetin po, e gjetëm jo të shembur por të shkatërruar dhe inkriminuar deri në kockë, por edhe t’i garantoj se shteti është këtu, Policia e Shtetit është në këmbë për të garantuar jetën dhe pronën, sigurinë publike të çdo qytetari shqiptar. Policia e Shtetit vijon hetimet së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme. Ky rast shërbeu për të bërë një skaner qelizor mbi çdo strukturë që deri dje ka dështuar ti shërbejë ligjit, apo që deri dje i ka shërbyer krimit, por që sot do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim. Ju siguroj që arratisja e djeshme, nuk është rastësore. Është e organizuar mirë por, njëkohësisht, dëshmi tragjike e përfshirjes së politikës në punët e pista të krimit, siç është dëshmi tragjike e kompromentimit kapilar të strukturës shtetërore për të garantuar zbatimin e ligjit. Për këtë arsye, ne po hetojmë së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme. Hetimet po vazhdojnë dhe shumë shpejt do ketë arrestime të tjera, me përgjegjës konkret në të gjitha strukturat ligjzbatuese. Ministria e Brendshme, Kryeministri dhe Qeveria, janë të angazhuar për të garantuar plotësisht rendin dhe sigurinë publike. Ne jemi këtu, Policia e Shtetit është këtu. Kriminelët janë e do jenë në burg. E bashkë me ta, kushdo që deri dje i ka ndihmuar të kapërcejnë linjën në këmbim të votave. U bëj thirrje të 3 të arratisurve të tjerë, familjarëve dhe miqve të tyre: Dorëzohuni sot që nesër të mos jetë vonë. Faleminderit. MPB dhe Policia e Shtetit do vazhdojnë të informojnë publikun për çdo detaj në vazhdim të operacionit të kërkimit.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 13:58:42 +0000

Trending Topics



sts of taking a booking lets do it
The tenants at the the house I manage on Parkside Terrace had a

Recently Viewed Topics




© 2015