Pak fjalë... Greqia ndjekë, persekuton, dhunon, burgosë e - TopicsExpress



          

Pak fjalë... Greqia ndjekë, persekuton, dhunon, burgosë e dënon shqiptarë, i vretë sa herë i teket e kur i teket, i lidhë këmbë e duar, i përdhos dhe i shkelë vlerat e të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare, i dëbon dhunshëm, si thasë leckash, nga territori i vetë, ndërsa zëri qytetar i shqiptarëve heshtë, e Tirana zyrtare sillet sikur të mos kishte ndodhur asgjë… Për më tepër kjo Qeveri dhe politkanët e të gjitha politikave të 23 vjetëve të fundit ulin veshët, kthejnë kurrizin dhe bythën e tyre para çdo kërkese, presioni apo kërcënimi që pala greke ushtron ndaj shtetasve shqiptar dhe Shqipërisë. Si rrezulltat i këtyre politikave kemi një Shqipëri (krahina të tëra jugore) ku dora greke prekë pothuajse kudo, deri edhe varrezat, tempujt fetar, kulturor e arsimor, shtypshkronjat, gazetat dhe librat, madje edhe librat amzor, çertifikatat e lindjes dhe origjinën autoktone të shqiptarëve… Në vazhdën e këtyre përpjekjeve greke, krejtësisht dhe historikisht antishqiptare, kishim edhe tendencën për marrje-dhënie të qindra kilometrave hapësirë detare të territorit shqiptar, kontratë kjo që u stopua nga Gjykata Kushtetuese, falë ndërhyrjes profesionale të disa prej ushtarakëve pensionistë. Ka shumë faktor që kanë ndikuar dhe ndikojnë në krijimin e këtyre realiteteve, gjithsesi të dëmshme dhe me pasoja afatgjate për Shqipërinë por, me aq sa unë vlerësoj, të gjitha këto janë pasoja të ndikimeve sllavo greke në politikbërjen shqiptare. Ndërsa, sikur e tërë kjo të duket e pamjaftueshme në kryqëzatat greke kundër shqiptarëve, tani na del edhe një risi tjetër e radhës, duke shpikur një UÇK-në në greqi, që padyshim për qëllim ka spastrimin e greqisë nga rreth njëmilion emigrantë shqiptarë dhe frenimin e hovit çam në Çamëri etj. Është çështje tjetër strategjia për të ushtruar trysni, kushtëzime dhe presion në Qeverinë e Re, e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në vazhdën e këtyre politikave janë edhe vrasjet e këtyre ditëve të shtetasve shqiptarë, të cilët të përballur me dhunë sistematike, dënime të padrejta dhe nëpërkëmbje të dinjitetit të tyre njerëzor e kombëtar, deri në padurueshmëri njerëzore, realizuan ikjen nga burgu famëkeq i Trikallos… Dhe nuk vonoi shumë e të njejtit u akuzuan fillimisht si njerëz që na paskan pasur lidhje me UÇK-në, se qenkan stërvitur në qendrat e UÇK-së, ndërsa pas vrasjes së tyre mizore akuzat ndaj tyre u zgjëruan më tej, duke i shpallur si pjestarë të celulave të UÇK-së në Greqi etj. Pra, nga e tëra kjo që u tha më lart, shihet qartazi se Qeveria greke ka një bashkëpunim me qarqet shoviniste sllave, veqmas me Qeverinë serbe, siç kanë të përbashkët edhe projektin për asimilimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, t’kurrjen graduale të territoreve shqiptare etj. Po më pastaj?... Ahh, po po… kemi edhe “analistët” e farës së Lubonjës, “Kolumnistët” e kombit të shpikur kosovar, gazetashkruesit që kërkojnë rishikimin e figurës së Adem Legjendarit, kemi, kemi… Po po, i kemi edhe politikanët…, që më mirë se kushdo tjetër i ka zbërthyer ish-Kryeministri dhe Senatori italian, Gjulio Andreoti: “Diktatura është jashtë njeriut dhe brenda tij. E para rrëzohet siç u shemb muri i Berlinit. Diktatura e brendshme jeton ende te disa politikanë, të cilët kanë komplekse ndaj të huajve. Paaftësinë e mbulojnë me servilizëm. Thonë “PO” kur duhet të thonë “JO”. Në politikë këta janë virusi më i rrezikshëm për fatet e një kombi. Ata me dëshirë dhe për përfitime personale, bëhen shërbëtorë besnikë të diplomatëve të huaj, shesin shpirtin dhe kompetencat tek të huajt, duke e kthyer partneritetin midis vendeve në vasalitet! Te këta politikanë vendas, qëndron sekreti i suksesit personal por edhe i dështimi i kombit te vet…”, pjesë nga fjalimi i tij, mbajtur në vitin e mbrapsht të trazirave… (1997). Po kush pra është fajtori? Kush…? E po, megjithate shqiptarët do të bashkohen një ditë. A ka force që mund ta ndalë frymën atdhetare për bashkimin e shqiptarëve, për ribërjen e Shqipërisë Natyrale! Jo jo, asnjëher, kurr!
Posted on: Thu, 25 Jul 2013 09:26:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015