Pakistan- Shkon në 51 numri i viktimave nga bombat Autoritetet e - TopicsExpress



          

Pakistan- Shkon në 51 numri i viktimave nga bombat Autoritetet e Pakistanit lajmërojnë se ka arritur në 51 numri i viktimave nga dy shpërthimet në zonën veri-perëndimore të shtetit. Numri i të lënduarve ndërkaq po ashtu është shtuar, dhe tani është 153. Shpërthimet ngjan pak para iftarit të premtën mbrëma në një treg të Parachinar, që është qyteti kryesor i krahinës Kurraam, në afërsi të kufirit Pakistano-Afgan. Kryeadministratori i provincës tha se sulmet janë kryer nga dy kamikaz me motoçikleta. Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këto sulme, të cilat kishin për cak komunitetin e Shiitëve, në kohën kur dhuna ndërmjet Sunitëve dhe Shiitëve në këtë zonë është rritur në këtë krahinë.
Posted on: Sun, 28 Jul 2013 01:36:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015