Pamje nga e premtja "Populli mbron revolucionin e tij" në - TopicsExpress



          

Pamje nga e premtja "Populli mbron revolucionin e tij" në Egjipt Demonstrata në refuzim të grushtit ushtarak të shtetit në Egjipt janë zhvilluar të premten nën moton "Populli mbron revolucionin e tij" , në përgjigje të ftesës së Aleancës Kombëtare në mbështetje të legjitimitetit dhe refuzim të grushtit të shtetit. Demonstruesit shprehën angazhimin e tyre pro legjitimitetit të presidentit Muhamed Mursi , i cili është izoluar nga ushtria më 3 korrikun e shkuar, si dhe shprehën mospranimin e tyre të grushtit ushtarak të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, AbdulFetah el Sisi. Fragmente të videove kanë nxjerrë na pah një marshim të refuzuesve të grushtit të shtetit në rrugën e tyre nga lagjja Shubra Al Khaimah për në Matarie , duke brohoritur parulla kundër grushtit ushtarak dhe udhërrëfyesit të shpallur nga Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura , pas shkarkimit të Mursit. Protestuesit mbanin fotografitë e Presidentit të izoluar Muhamed Mursi , dhe pankarta me emrat dhe fotot e të rënëve në thyerjen e protestave të Rabia Advies dhe Nahdas në Egjipt më 14 gusht, krahas asaj që është e njohur si slogani i Rabia el Adevies. Në territorin e pallatit të kupolës presidenciale, videoja tregon një numër të konsiderueshëm demonstruesish duke brohoritur parulla dënuese të grushtit ushtarak të shtetit dhe që kërkonin kthimin e legjitimitetit të përfaqësuar tek Muhamed Mursi. Protestuesit mbanin logon e Rabias dhe fotografitë e Presidentit të izoluar. Në qytetin e El Ubur të rrethit Kalubia , videoja tregon një marshim nëpër rrugët e qytetit që dënon grushtin ushtarak të shtetit. Pjesëmarrësit mbanin flamuj egjiptian dhe fotot e Presidentit të izoluar Muhamed Mursi, si dhe flamuj me logo të Rabia Adevies. Demonstruesit thërrisnin parullat "Poshtë, poshtë sundimi ushtarak .. poshtë të gjithë zagarët e ushtrisë" . Në provincën e Fejumit, dalin qartë në pah pamjet e demonstratave të ecjes së një numri të madh të demonstruesve nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur "poshtë poshtë sundimi ushtarak.. ne jemi populli dhe kjo është fjala jonë .. të kthehet Mursi dhe ne do kthehemi në shtëpinë tonë ", ata denoncuan atë që e quajtën media e korruptuar për arsye të pretendimit të kësaj mediaje se nuk ka asnjë demonstratë në rreth. Një video tregoi ndërveprimi i qytetarëve me marshimin dhe përshëndetja që disa qytetarë u drejtuan demonstruesve pjesëmarrës në marshim, nga ballkonet e tyre, me shenjën e Rabias. / Al Jazeera /
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 05:46:10 +0000

Trending Topics



ody" style="min-height:30px;">
Download++ Singing Class Online

Recently Viewed Topics




© 2015