Papritmas, Helleri pyeti: “Pse po më pëlqen kaq shumë - TopicsExpress



          

Papritmas, Helleri pyeti: “Pse po më pëlqen kaq shumë shtëpia që po ndërtoni, Rork? A dini të ma shpjegoni?” “Sepse shtëpia mund të ketë një personalitet, ashtu si një qenie njerëzore.” “Nuk e kuptoj.” “Do përpiqem të shpjegohem. Çdo pjesë e shtëpisë është menduar dhe vënë në vendin e vet, sepse është e nevojshme dhe racionale dhe sepse ka arsye të jetë. Shpërndarja e hapësirave në ambientet e brendshme që ju mund t’i shikoni që këtej, është bërë duke u mbështetur në parime dobësie, nevoje. Pra, e shikoni se shtëpia - po të ishte një qenie njerëzore- do të ishte një qenie njerëzore e thjeshtë dhe e sinqertë, e vendosur të jetojë jetën e vet duke i hyrë në punë të afërmit të saj, pa lajle lule të kota për vete dhe për të tjerët dhe pa gënjeshtra. Pa zbukurime me allci, pa asnjë lloj prarimi, pa asnjë lloj materiali apo stolisje të destinuara që të tërheqin vëmendjen e kalimtarit; kjo shtëpi mund të krahasohet me një grua që është e bukur prej vetiu, ashtu në mënyrë të thjeshtë dhe do të thosha primitive, një grua që i përbuz tualetet, karficat, fjongot dhe çdo zbukurim tjetër dhe nuk përdor asnjë lloj marifeti për t’u pëlqyer atyre që e rrethojnë.” “A t’ju them diçka Rork? Kur të shpërngulem në këtë shtëpi, do të filloj një jetë të re dhe se puna ime e përditshme do të më duket më e ndershme dhe më e denjë se ç’është sot...dhe...nuk di si ta them... mos u habitni në qoftë se them se do të jetoj duke iu përshtatur kësaj shtëpie...” “Ju kuptoj për bukuri.” Tha Rorku. (FRAGMENT NGA ROMANI I AYN RAND "BURIMI")
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 12:41:43 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015