Parashikimi per Daten 29 Shtator 2013 (Klikoni Like te pakten nese - TopicsExpress



          

Parashikimi per Daten 29 Shtator 2013 (Klikoni Like te pakten nese e lexoni statusin) Dashi Mos bëni gabimin te përzieni sot dashurinë me punën sepse marrëdhënia juaj do ketë goxha tronditje. Ndajini te dyja nëse doni te jetoni qetësisht. Beqaret nuk do jene shume te kthjellet pe rate qe duan te bëjnë dhe kjo do i ndaloje te kërkojnë një partner. Financat nuk do jene shume te mira, por nuk priten as vështirësi te mëdha. Vazhdoni te tregoheni te matur. Demi Ata qe janë ne një lidhje do marrin bekimin e te gjithë yjeve sot dhe do kalojnë një dite te mrekullueshme. Emocionet do jene aq te mëdha saqë ndonjë here as vete nuk do iu besohet se çdo gjë është reale. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do hedhin asnjë hap te nxituar. Ne planin financiar priten disa vështirësi. Beni kujdes me çdo lloj shpenzimi. Binjaket Marrëdhënia me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite, prandaj duhet t’i kushtoni pak me tepër vëmendje familjes. Ata do kenë nevoje te madhe për mbështetjen tuaj. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do mund te nisin një histori dashurie. Ne planin financiar priten goxha vështirësi. Kujdes, situata mund te ndërlikohet me tepër nëse vazhdoni te shpenzoni kuturu. Gaforrja Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e mire sot. Ai do iu kërkojë te bëni disa sakrifica te cilat ju nuk do i pranoni. Flisni me te dhe vendosni disa limite për gjithçka. Beqaret edhe pse do kërkojnë gjithë ditës nuk do kenë fat ne dashuri. Bëni edhe pak durim. Financat do duan me shume kohe qe te stabilizohen. Me pak këmbëngulje do ia arrini qëllimit. Luani Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për çiftet. Gjithçka do vazhdoje rrjedhën si zakonisht dhe nuk do ketë as probleme te vogla. Te dy do toleroni me tepër. Beqaret nuk do kenë aspak fat dhe nuk do e bëjnë dot për vete personin qe do pëlqejnë. Financat do jene problematike. Shpenzoni me kursim nëse nuk doni te mbeteni pa para. Virgjeresha Do jeni shume te ndjeshëm gjate kësaj dite dhe nga momenti ne moment mund te lindin probleme serioze me atë qe keni ne krah. Do jeni te dy shume kokëfortë. Beqaret do takojnë disa persona jo te nivelit te tyre, por qe nga pamja e jashtme do i joshin se tepërmi. Ne planin financiar do bëni një riorganizim te situatës ne mënyrë qe ta stabilizoni atë. Peshorja Do kaloni edhe kohe me partnerin tuaj sot, por do qëndroni edhe vete për te reflektuar mbi te ardhmen. Do e respektoni lirinë e tjetrit dhe do kuptoheni me se miri se bashku. Beqaret do kenë disa takime, por disa miq nuk do i lejojnë te hedhin hapa me tej. Mos iu besoni shume atyre. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet. Akrepi Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume me e ngrohte sesa ju e mendonit sot. Do flisni me hapur dhe do i sqaroni me mirëkuptim te gjithë mosmarrëveshjet qe keni pasur. Edhe beqaret do kalojnë një dite te bukur dhe mjaft emocionuese. Ne planin financiar mos u tregoni te paduruar dhe mos shpenzoni shifra te mëdha. Ka rrezik te mbeteni pa asnjë para ne xhep. Shigjetari Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i merrni gjerat si t’iu vijnë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do e kenë shume te vështirë te gjejnë personin qe iu përshtatet me tepër dhe kjo do i mërzitë paksa. Tregohuni realiste sepse ka kohe për gjithçka. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do gaboni rende. Bricjapi Pranojini propozimet qe do iu beje partneri juaj sot sepse do ndiheni shume mire dhe do përjetoni emocione te paimagjinueshme. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do e ndiejnë shume nevojën e dikujt ne krah. Ne planin financiar ka ardhur koha te kryeni investimet qe keni menduar. Situata do filloje te përmirësohet me kalimin e ditëve. Ujori Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante dhe drithëruese gjate kësaj dite. Do ndiheni si ne ëndërr dhe nuk do doni te ktheheni ne realitetin e përditshëm. Beqaret do kenë njohje mjaft interesante, por nuk do jene shume te sigurte për te filluar qe kaq herët një lidhje, Merrni kohen e duhur pa u nxituar aspak. Ne planin financiar mos bëni gabime qe mund t’iu fundosin. Peshqit Marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e qete sa ju e kishit menduar kështu qe bëni kujdesen me çdo gjë qe do thoni. Pranojini edhe disa këshilla qe do ua japë partneri, mos veproni gjithmonë sipas mendjen suaj. Beqaret duhet te njihen mire me personat qe do i joshin para se te hedhin çdo hap. Financat nuk do kenë tronditje te mëdha kështu qe mund te rrini te qete.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 17:59:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015