Partia Demokratike ka dalë sot kundër “Kodit të heshtjes”, - TopicsExpress



          

Partia Demokratike ka dalë sot kundër “Kodit të heshtjes”, siç e ka emërtuar ajo sistemin e mbyllur ndaj mediave për informim. Nëpërmjet zëdhënëses së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një konferencës për shtyp u shpreh keqardhja se ky model ka filluar të reflektohet që tani në disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament. "Është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja, është kodi i një censure shumë të rrezikshme, që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik”, deklaroi Tabaku. “Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave”, vuri në dukje zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së. “Partia Demokratike thekson me forcë, se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, tha ajo.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 13:45:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015