"Pas këtyre zgjedhjeve, ne kemi besim se do të ketë një - TopicsExpress



          

"Pas këtyre zgjedhjeve, ne kemi besim se do të ketë një tranzicion të qetë dhe pa problem drejt pushtetit në mënyrë që të përqëndrohet puna tek realizimi i reformave, të cilat janë të nevojshme për Shqipërinë", deklaroi sot Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi pas takimit të zhvilluar me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Sequi theksoi se, fjala gjjthëpërfshirje është një fjalë kyçe, sepse procesi i integrimit në BE është një proces që përfshin të gjithë vendin. "Të gjitha mundësitë janë që Shqipëria të marrët statusin e vendit kandidat. Ne kemi besim se kjo do të jetë e mundur edhe në saj të këtij angazhimi të ri", u shpreh ai. Përsa i përket tranzicionit në këtë periudhë post zgjedhore, Sequi tha se, "e kam fjalën që duhet të jetë një periudhë ku të kalojë pushteti nga njëra palë të tjetra në mënyrë që të shikohet nga të dyja palët, se cila është mënyra më efektive për të ecur përpara sepse kjo është dhe mënyra më e mirë për të ecur përpara". "Por ne shikojmë që kemi patur edhe urime nga udhëheqësit politik të vendit për njëri-tjetrin kështu që besoj se kjo tregon edhe një mentalitet të ri politik, përsa i përket situatës në Shqipëri. Një mentalitet i ri politik, i cili vërtetë duhet të ndihmojë këtë tranzicion të qetë", përfundoi Ambasadori i BE-së. Ndërsa Kreu i LSI-së, Meta shprehu falenderime për angazhimin e ambasadorit Sequi dhe të BE-së, KE-së dhe të PE-së që ishte mjaft aktiv pë monitorimin e këtyre zgjedhjeve, sepse ishin një moment kyç për të ardhmen e statusit të vendit kandidat në BE. Meta shprehu besimin se "falë shpirtit evropian të qytetarëve shqiptarë, këto zgjedhje dhanë një mesazh të qartë për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit evropian të vendit". "E garantova Ambasadorin se do të vazhdojmë të punojmë akoma më shumë dhe më ngushtë për të çuar para të gjthë reformat që të shpejtojmë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE", deklaroi ai. Duke kujtuar se pak javë më parë u arrit konsensusi në parlament gjatë fushatës elektorale për miratimin e tre ligjieve edhe pse me vonesë, Meta tha se, "tani besoj se është e gjithë mundësia për të krijuar një klimë mëethemele të qëndrueshme dhe afatgjata të bashkëpunimit dhe të gjithëpërfshirjes midis mazhorancës së re dhe opozitës së re dhe është mundësia për të përfshirë në këtë proces reformash edhe shumë faktorë të tjerë të shoqërisë sonë si shoqërinë civile, grupet e interest, qarqet akademike dhe universitare në mënyrë që këto reforma të fitojnë një temp të ri, por edhe të gëzojnë një konsensus sa më të gjërë shoqëror dhe politik". Ai tha se pavarsisht nga kjo mazhorancë prej 84 deputetësh, absolutisht për çështje të rëndësishme nuk do të mjaftonte thjesht një votim i bazuar mbi numra, por mbi një konsensus sa më të gjërë me përfshirjen e opozitës. "Ky ka qenë, është dhe do të jetë vullneti ynë edhe në të ardhmen dhe ne besojmë se në këtë mënyrë demostrojmë një filozofi të re të mazhorancës së re dhe presim nje përgjigje të re nga opozita e re për filozofinë e saj për të ardhmen”, përfundoi kreu i LSI-së
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 10:14:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015