Pas takimeve intensive me krerët më të lartë të shtetit, - TopicsExpress



          

Pas takimeve intensive me krerët më të lartë të shtetit, komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fule, po mban një bashkëbisedim me të rinjtë e Ballkanit, studentë dhe nxënës të ekselencës. Në takimin, i cili startoi prej orës 19:30 në Teatrin e Operas dhe Baletit janë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Gjosha në fjalën e saj të hapjes theksoi se Europa e sotme është një sistem i shprehjes së vlerave të përbashkëta, të cilat duhet të respektohen dhe promovohen nga të gjithë. “Është një kënaqësi që gjendem mes jush. Eventi i sotëm është vetëm një hap në proçesin e përfshirjes tuaj në BE, ky është një proces pa kthim mbrapa. Andaj duke respektuar vlerat e vendeve tuaja, duke ruajtur kulturën dhe traditën tuaj të shkojmë drejt Europës sëbashku edhe më të sigurt, edhe më të fortë edhe më kërkues”tha ajo.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 19:32:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015