Paska filluar Isa Mustafa t’i shpalos evidentimet e - TopicsExpress



          

Paska filluar Isa Mustafa t’i shpalos evidentimet e përbashkëta me qytetarë nëpër lagjet e Prishtinës. 1. Isa ende qenka në fazën e studimit të gjendjes në Prishtinë (pas 6 viteve pushtet), por tash, siç po thotë, me qytetarët, e jo me USAID, KfW, etj. 2. Këto evidentime shpërfaqin se sa pak është përmirësuar infrastruktura në Prishtinë, ku shumica e projekteve janë nevoja bazike të qytetarëve të lagjeve të qytetit (kanalizim, ndriçim, çerdhe, fusha spoti, etj.) 3. Isa studioz dika të mashtrojë mirë – këtë tendencë të tij që të paraqitet sikur qeverisë bashkë me qytetarët, duhet kuptuar vetëm sikur truk zgjedhor, sepse tash e 6 vite nuk ka qeverisur me qytetarët. 4. Isa studioz dika edhe të kopjojë – shumë projekte që po i vlerëson tash prioritare i kanë tërheqë vëmendjen vetëm pasi është zotuar Shpendi për to. Por edhe këto evidentime janë qartazi sa për sy e faqe, dhe atë jo vetëm sepse nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim tash e 6 vjet. Këtu shihet një joseriozitet i theksuar i trajtimit të çështjeve. P.sh. ja një margaritar: “Lagja Taslixhe: zgjidhja e transportit publik në lagjen / rrugën ”Xh.Ahmeti”. Pra për Isën në studime, transporti publik është problem vetëm në një lagje, dhe zgjidhet rrugicë për rrugicë. Pa kurrfarë plani e pa kurrfarë dije për çështjen.
Posted on: Tue, 26 Nov 2013 12:08:42 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015