Paska resortin e vet ne bregdet dhe ky muti i Kavajes : Harrohet - TopicsExpress



          

Paska resortin e vet ne bregdet dhe ky muti i Kavajes : Harrohet Griselda, Elvis Roshi fejohet me dentisten nga Kavaja 4 Flash, Lajmi i Fundit, Specialee Mërkurë, 7 Gusht, 2013 | 10:06 am Elvis Roshi Ngjarja e bujshme e dy viteve më parë që krijoi e dashura e kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi, Griselda, është lënë tashmë në harresë. Megjithatë, një lajm i ri se Rroshi është fejuar sërish e kthen edhe një herë në vëmendjen e lexuesit jetën private të kreut të Bashkisë së Kavajës. Sipas informacioneve, këtë herë Elvisi nuk i është larguar shumë territorit ku jeton, duke qenë se të dashurën e ka gjetur pikërisht përreth shtëpisë së tij. Irisa Guma është banore e po së njëjtës lagje të kreut të Bashkisë, sado që këto 5 vitet e fundit i ka jetuar në Tiranë, meqenëse ka qenë me studime për stomatologji. Njohja e tyre, nga burime pranë familjes Rroshi, ka ndodhur gjatë këtyre shtatë muajve të fundit, kur edhe vajtje-ardhjet e të dy partnerëve, Tiranë- Kavajë, janë shtuar. Irisa është 24 vjeçe dhe është motra e mesme e dy motrave të tjera. Diferenca në moshë prej 14 vitesh nuk ka qenë fare motiv për të mos i shkuar më tej kësaj lidhjeje, prandaj çifti e ka zyrtarizuar atë pak kohë më parë. Jo se është bërë ndonjë ceremoni e madhe, nga ato që tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Janë bërë vetëm prezantimet e nevojshme familjare mes palëve, të mjaftueshme për t’i hapur më pas “dyert” secilit. Jemi përpjekur që të lidhemi vetë me Elvis Rroshin, por të gjithë numrat që ka në përdorim rezultojnë të mbyllur. Sipas miqve të tij, Elvisi prej dy ditësh gjendet në Itali, e nëse është me pushime me të fejuarën e tij, mirëkuptohet edhe mbyllja e telefonit. Sidoqoftë, prej atij vetë nuk arritëm të marrim asnjë informacion, sado që të gjitha të sipërpërmendurat ishin tejet të sigurta. Sipas zyrës së shtypit të Bashkisë Kavajë, ditën e enjte, me rastin e festës së Bajramit të Madh, Bashkia do të organizojë një ceremoni për të gjithë besimtarët myslimanë, ku kreu i Bashkisë do të jetë patjetër i pranishëm. Kështu që udhëtimi në Itali rezulton të jetë i shkurtër. Irisa Guma është e bija e Shkëlqim dhe Pranvera Gumës. Siç duket, kreu i Bashkisë është sinjalizuar se lajmi i fejesës së tij tashmë është mësuar në një rreth më të gjerë se ai i familjes, çka ka bërë që Irisa Guma të mos figurojë me fotografi në asnjërën prej rrjeteve sociale, sado që i fejuari i saj, Elvis Rroshi, është mjaft aktiv me shtimin e fotografive të reja në Facebook. Me siguri që diku aty, me pseudonim, është, por nuk arritëm të gjejmë më shumë se sa një fotografi të sajën me shpinë, si dhe të motrat që pushonin në resortin e Elvis Rroshit, që ndodhet midis zonës së Golemit dhe Kavajës. Ca kohë më vonë, fotografia e të dyve me siguri që do të dalë, por deri atëherë i urojmë çiftit jetë të lumtur!
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 09:32:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015