Perurohet auditoriumi "Mehmet Akif Ersoj" ne Universitetin Vitrina - TopicsExpress



          

Perurohet auditoriumi "Mehmet Akif Ersoj" ne Universitetin Vitrina Në 20.06.2013 në Kampusin Universitar “Vitrina” u mbajt ceremonia e inagurimit të Auditoriumut “Mehmet Akif Ersoy”. Në ceremoni morën pjesë Zv. Rektori i Trakya University, Prof. Dr. Recep Duymaz, Përfaqësuesja e Universitetit Uludag Prof. Dr. Hatice Sahin, mbesa e Mehmet Akif Ersoy Znj. Selma Argon, Historiani Prof. Ass. Dr. Dritan Egro, Prof. As. Dr. Genciana Abazi Egro, Prof. As. Dr. Frashër Demaj. Të ftuarit e nderit u pritën nga Rektori i Universitetit Vitrina Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektorët Prof. Dr. Piro Cipo, Dr. Teki Kurti, Dr. proc. Anisa Subashi, Dr. proc. Erblina Fetahu, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Dr. Rita Loloci, Përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun Msc. Alma Malaj dhe stafi akademik së bashku me studentët e Universitetit Vitrina. Pas një prezantimi dinjitoz të ambjenteve të Kampusit Vitrina, të ftuarit morën pjesë në inagurimin e auditoriumit “Mehmet Akif Ersoy”. Nderi i prerjes së shiritit të kuq i’u dha Rektorit Z. Mario Kedhi dhe Zv. Rektorit të Trakya University Z. Recep Duymaz. Znj. Rita Loloci u prezantoi të pranishmëve jetën e personalitetit te shquar Mehmet Akif Ersoj me origjinë shqiptare, veprat dhe kontributin e tij në kulturën dhe historinë turke nëpërmjet një ekspozite fotografish dhe posterash që dëshmojnë aktivitetin gjigand të kësaj figure të shquar të historisë Shqiptaro-Turke. Në hollin e Auditoriumit “Mehmet Akif Ersoj” ekspozita fotografike dëshmoi marrëdhëniet diplomatike Shqiptaro-Turke të dekadës së fundit dhe jo vetëm. Përurimi u shoqërua me një koktejl ku për të gjithë të pranishmit u shfaq një dokumentar mbi jetën dhe veprimtarinë e personalitetit të shquar Mehmet Akif Ersoy. Ceremonia më pas vazhdoi në Konferencën Shkencore me temë: “Mehmet Akif Ersoy dhe marrëdhëniet Shqiptaro-Turke”.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 13:33:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015