Petraq J PALI Patkoi episodi 28 BotimetMilosao Të - TopicsExpress



          

Petraq J PALI Patkoi episodi 28 BotimetMilosao Të mjerët ne! U ngula me ditë të tëra të pregatisja një raport “dëshmi” rreth problemit që lamë në Athinë. Porosi nga vetë ministri. Ishin arrestuar në të gjithë Greqinë me prova të pa kudërshtueshme plot 68 (zinxhir) persona që kishin gisht në korrupsionin e madh të kontrabandës së diamantit dhe floririt. Operacioni per ndalimin e tyre u bë “blic” dhe u kodua “patkoi”gjë që më dha krenari, mbasi isha një e huaje inisiatoria e këtij zbulimi, kriminal në atë vend. Raporti që duhet të pregatisja unë, ishte po thuaj si një dokument bazë për këtë lloj korupsioni që së shpejti ai “grup”do të dilte para drejtësisë. Asfalia Greke, e kishte zberthyer mirë dhe me përgjegjësi në hetuesinë e saj grupin e famëkeqit Matathia, Papakosta, e CO.dhe aty ata, kishin denoncuar bashkëpuntorët e tyre një për një . Profecia ime ishte vërtetuar plotesisht, Matathia, ishte në udhëheqje të këtij grupi mafiozësh. Edhe në Korfuz siç mësova aty, ishin arrestuar disa persona ndër ta edhe dy evrej të kamur, miq të Matathisë që punonin dyqane dhe “luanin” bisnese të kësaj natyre. Në raport, permënda qysh në fillim gjithë historinë e punës sime aty. Me dokumenta dhe proces-verbale, fatura dhe deftesa(për të cilat ruaja gjithmonë kopjet e mia) pasqyrova çdo gjë me vërtetësinë e saj, me emra konkretë dhe me përplasjet që hasa gjat punës sime me këta mafiozë. Vura në dukje lidhjet tona me z. Jorgo Mihalopulon dhe shfaqa hapur dyshimet e mia për disa koka të rendësishme qeveritarësh që kisha hasur gjatë punës sime si miq të Matathisë, Papakostës a ndonjë tjetri, të implikuar ne blerje e shitje të mallrave të ndaluar. U përpoqa të jepja një imazh të saktë dhe të dobishëm që të shërbente dhe të ndihmonte sadopak drejësinë . Mbasi e përpilova raportin që përbehej nga gati 80 e ca faqe të shkruara në rusisht e fotokopjova dhe e nisa zyrtarisht me anë të postës sekrete të asfalisë, për në Athinë pranë ministrit të brëndëshme sipas porosisë. ( së ministrit ) Më njoftuan të nesërmen se e kishin marrë . U çlirova, kuptova se nuk më lidhte asgjë më me këtë çështje. Drejtësia do bënte punën e vet, raporti im le t’i shërbente drejtësisë Greke, unë bëra një punë dhe u shpërbleva për të. Në gjyq sipas fjalës së tyre unë nuk do të paraqitesha. Ndër kohë, po kalonim“pushimet”, për së mbari, këndshëm dhe pa asnjë andrallë si unë edhe Irini,se Katja ishte në pozicjon tjetër kur ndodhi edhe çudia për të cilën as mund ta mendoja. Shoqëroheshim të katër ditë për ditë dhe filluam afrimitet me njëri tjetrin duke u mirëkuptuar. Zhupa, ishte person i këndshëm, i mirësjellur dhe mjaft kavaler,ai nuk kursente agjë dhe ne habiteshim me “dashurinë” e tij.(mendoj se përfitonim nga Katja për të cilën tërbohej…EM) Duke shkuar për një darkë të katër aty nga fshatrat e fundit të ishullit ku kishin taverna maramëndëse pësuam dhe hatanë e madhe. Një aksident automobilistik i merr jetën në vend Josifit, i cili çoi makinën në greminë, Katja që ishte në vend të parë pëson fraktura të rënda në kokë dhe pati shumë hemoragji, pasojat e së cilave i marrin jetën mbas disa orëve në spital. Irini dhe unë që ishim në sedilen e pasme të veturës pësuam edhe ne dëmtime fort të rrënda, unë theva dy brinjë e Irini kishte marrë disa plagë të lehta në kokë duke thyer edhe krahun. Makina jonë u përplas me një kamion të madh që sillte material inerte nga maja e malit Pandokratorit në qytet. Nga goditja ne dolëm jashtë rruge duke u rokullisur drejt greminës. Kur pamë veten në spital morëm vesh se çfarë na kishte ndodhur, unë e kam parasysh llahtarën kur para makinës sonë në një kthesë me shumë shpejtësi, mu fanitën dritat e “mjetit vrasës” sy syri i një qikllopi. Thashë me vete se aty ishte fundi. Mbaj mend dhe thënien e llahtarëshme të Zhupës në çastin e përplasjes me mjetin gjigant…duke uluritur…. miteramu, theomu…pethame…(nënë ..perëndi, vdiqëm. EM !) Në spital mbasi u permëndëm mësuam se Josifi, kishte vdekur në vend ndërsa Katja, kishin ndëruar jetë mbas pesë orësh në spital nga plagët e mara dhe hemoragjia e tyre..! Së bashku me Irinin, u bëmë sa një grusht dhe humbëm çdo shpresë, ngelem në një vend të huaj dhe pa përkrahje. U tronditëm kaqë shumë sa thashë me mendje më mirë të kishim vdekur edhe ne me ta…! Ishte llahtarë e madhe, u trondit e gjithë Greqia, mediat private TV dhe gazetat e ndryshme i vunë titullin lajmit, lloj lloj epitetesh…në disa raste tepër të pështyra ! (Njëra thoshte vdiq Josif Zhupa, bizesmen i fuqishëm në Qelqira duke bërë “dashuri” me tre gra të huaja, në një aksident automoblistik .Tjetra …thoshte se një aksident i madh ndodhi në Qelqira ku një kamjon përplasi për vdekje katër persona, ndër ta biznesmeni me origjinë arvanitase z. Zhupa i cili ishte me tre të dashurat e tij të huaja emrat e të cilave nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, ku njëra prej tyre ndëroi jetë bashkë me të disa orë më pas në spital,ndërsa dy të tjerat janë jashtë rezikut për jetën ! Një lajm tjetër që ishte dhe shumë i dyshimtë ose tepër delikat dhe i pa përgjegjshëm, bënte të ditur se ishte goditje e qëllimshme e parmenduar, mbasi në të ishin gra të implikuara si informatore të asfalisë ? Në process-verbalin dhe ekspertizmën përfundimtare policia gjeti të “dehur” shoferin e kamionit…!EM ) *** Disa ditë më pas mbasi u varos me të gjitha nderet z. Zhupa ndërsa znj.Agllaia dhe z.Niko dhe autoritetet e Ishullit bënë të pa mundurën nëpërmjet Ministrisë Jashtme dhe vetë Ministrit të Brëndshem që kufoma e Katerina Tomoshevës me shpenzime të shtetit të dërgohej në vëndlindjen e saj. Gjë që u realizua me pak vështirësi mbas 15 ditësh. Irini, u trondit kaqë shumë sa vendosi të shoqërojë kufomën dhe të mos kthehej kurrë më në dhe të huaj. Unë e miratova qëndrimin e saj. Të vetmuara dhe të tronditura në shpirt e në zëmër e qamë Katen si motër dhe z. Zhupa si vëlla. Nuk desha ta mendoja ndodhinë. Zonja Agllaia, dukej e qetë, i bëri të gjitha nderet Zhupës dhe së bashku me vajzat e tij vazhduan jetën si më pare. Unë, e dërmuar, mbasi u shërova disi , me dhimbje të tmerëshme në brinjë u përshëndeta me të gjithë të njohurit e mi u largova për në Athinë me një çantë të vogël me tesha . Zonja Agllai me përcolli dhe më tha të mos e haroja kurrë dhe të bëja kujdes për veten time. E falenderova për gjithcka dhe kur u ndava më mbytën lotët..! Isha lidhur me të ! (Me gjithë se në shpirtin tim,qofsha e gabuar , më “shkonte” një fije dyshimi …se ndoshta ishte vetë ajo, që donte të na asgjësonte si hakmarje për tradhëtine e Zhupës…më shkonte në mëndje, po si mund të shprehesha ? Dija që grekët të “vrasin dhe më pas të qajnë vetë”…nuk besoj që zonja Agllaia të ishte e tillë…por nga njëherë dashuria….xhelozia…dhe pse duhet të na merte më qafë edhe ne ,këtij mendimi Ju largova kur ajo i kushtoi shumë rëndësi të veçantë shëndetit tim dhe të Irinit, duke ngritur e alarmuar gjithë spitalin në këmbë ! ? EM.) Në Athinë, takova miqtë e mi ku ishin dhe ku s’ishin, regullova disa akaunde bankare ,trasferova disa prej tyre tek Banaka Interamerikan,(kisha para dhe nuk trëmbesha jetës EM), mora biletën e avionit dhe u nisa për në Washington DC të SHBA-ve. Lashë Greqinë në prag krishtlindjesh me gjithë kujtimet e hidhura dhe me mbresa të një nostalgjie të jashtëzakonëshme që më piku në shpirti. Unë Elena Mihallovna….po shkoj në Amerikë ? Unë Komunistja e denjë e Bashkimit të Lavdishëm Sovjetik po kaloj Oqeanin tek Imperialistet, a mos është një utopi ? Mendime të tilla po po më çoroditin…unë jam qytetare e kësaj bote dhe si e tillë dua të jetoj ! Isha dobësuar dhe isha t’kurur pa masë, po humbisja qëndrueshmërinë dhe po më dukej vetja se jetoja në një planet tjetër dhe isha tjetër njeri . Isha e vetme pa përkrahje dhe pa njeri në botë. Katja, dhe Irini, më faniteshin të gjalla me atë buzëqeshjen dhe dashurinë që të japin njerëzit e vëndlindjes kur je jashtë atdheut tënd. Unë qaja me lot për to çdo ditë. Ishte e tmerrshme. Njëra ishte e vdekur dhe tjetra e gjallë po ku ? Në vendin e saj të “tjetërsuar” në vëndin tim të “mjeruar”…ku ka ikur gjithë ajka dhe truri apo inteligjenca e vëndit. Ç’ndodhi kështu me këta popuj…? “Lavdi Marksizëm Leninizmit”…! Çfarë i kuptova kësaj jete ? Familje nuk krijova dot, me gjithë se shpirtërisht u lidha me atdheun tim dhe i dhashë atij rininë time, si përfundim nga ai, nuk mora asgjë vetëm mallin dhe nostalgjinë, as varret e prindërve nuk arrita t’i nderoja? Asgjë. Hiç. Eleni Mihallovna, këto mendonte kur fluturonte tridhjete e tre mijë këmbë mbi oqeanin Atlantik me aeroplanin gjigand ku shkruhej me të madhe, UNITED-STATES. *** Për ku shkonte Elena Mihallovna, kush e priste atë ? O zot, si është jeta e njeriut ? Jam plot 50 vjeçe që filloj një aventurë të re…gjithsesi jeta ecën. vijon...... Nga nje qiri per miqte e mi te pa haruar EM
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 01:57:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015