Petrit Sulaj ---------- Lumturia Tendence drejt lumturisè. - TopicsExpress



          

Petrit Sulaj ---------- Lumturia Tendence drejt lumturisè. Kur destini te jep rastin te takosh nje person te veçante, nuk mund te besh gje tjeter veçse te mendosh dhe te jetosh per te. Kur fle: shpreson ta kesh dhe ne enderr, kur zgjohesh, mendimi i pare: shpreson ta takosh, a te komunikosh me te. Kur kupton se nuk mund besh asnjeren e as tjetren, as ta shohesh e as ta takosh; te mbetet gjeja e vetme: te mendosh deri ne piken e mendimit te fundit per te. Kur ti takon nje person te veçante, papritur e pakujtuar jeta jote ndryshon, sikur nje arkitekt i padukshem te kishte vene dore mbi te. Sheh qe mendjen dhe zemren e ke te zene, gjithmone, çdo çast me gjera te mrekullueshme e te bukura. Kjo gje mund te jete dashuri, prag dashuri a ku e di une, emrin vejani ju. Emrin gjerave secili duhet tua vere vete. Por nje gje: njeriu ne kete gjendje nuk mund te kthehet pas, me, nuk mund te kthehet. Gjithçka ka marre pamje, ngjyre e jete speciale. Deti te duket me blu se njemije gjera blu te marra bashke, qielli me afer, nje meter siper teje. Profumi i eres, profumi i vetem i botes. Dhe ndersa mendon keshtu, here here thua qe kjo nuk duhej te ndodhte, here here, se kjo gje nuk eshte me shume se nje enderr e bukur. Por shpejt mendime te tilla largohen, si largohet vesa nga dielli i mengjezit dhe ti gjendesh nen peshen e veshtrimit te tij ( saj) te ngrohte, nen prekjen e trupit te saj, te mpleksjes se duareve. Kur takon nje person te veçante lumturia te ndihmon te mendosh e te kuptosh se perse jeni njekohesisht ju te dy: jeni thjesht se keni qene destinuar qe nje dite te beheshit gjysmat e njeri tjetrit. shkeputur nga " Planeti i emocioneve" (© petrit sulaj )
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 04:45:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015