Pjesa 5 " Viola " (Mbas disa vitesh. Kjo periudhë mund të - TopicsExpress



          

Pjesa 5 " Viola " (Mbas disa vitesh. Kjo periudhë mund të mbushet me ngjarje) Mëngjes herët. Në rrugicën e lagjes shihet Ana me një çantë të mbushur me ushqime. Një vajzë e vogël kishte marrë fshesën dhe po fshinte rrugicën e po pastronte dritaret nga pluhurat. -Mirëmëngjes, vogëlushja Vera! Qenke ngritur herët sot? -Sot prindërit ikën me tren herët në mengjes për tek miqt e tyre dhe unë i thashë mamit që mos bëhej merak se do ta rregulloj unë shtëpinë. Po Viola çfarë po bën? -Ee, Viola! Zgjohet afër mesditës, gjithë nerva se nuk ka përfunduar mësimet dhe na urdhëron për çdo gjë, që ajo ka nevojë. Kur është e qetë, është e mire dhe e dashur, por, ç’e don, bën figurë të keqe me nervozimnin e saj. -Shpesh herë bëhet e keqe dhe me ne e na shan, -i tha Vera. -Të gjitha shoqet i janë larguar. -Të keqen nëna, të paktën ti duroje e qëndroji afër, se e ke si motër binjake. Ajo e shkretë po rritet jetime dhe, megjithëse unë po ia plotësoj çdo dëshirë, ajo asnjëherë nuk kënaqet, por rrin e më kujton vetëm vdekjen e prindërve dhe shkaktare më quan mua. Shpesh qajmë të dyja. - Edhe mua për këtë gjë me vjen keq, -tha vogëlushja Vera. Mund të shtohen dhe momente të tjera, ku Vera shihet duke ndihmuar prindët e saj, kur ata janë në punë ose të lodhur nga puna. (Në këtë pjesë duhet të shtohen dhe grindje e intriga që thurin të rijtë, pro dhe kundër Violës e Verës) ------------------------------------------- Shtëpia e Anës. Në derë hyn Viola duke qarë. -Çfarë ke moj bijë? -e pyeti gjyshja e shqetësuar. - Jam grindur keq me Verën sot, ia ktheu duke qarë Viola. -Vera është si motra jote binjake dhe nuk duhet të ziheni. -Unë jam dashuruar mbas Marios e ajo shkon e shoqërohet me atë. Kur unë i afrohem, ata ndërpresin bisedat dhe Mario me shikon gjithë indiferencë. Sot i pashë duke u puthur e prandaj jam grindur me Verën. -Gjersa Mario është indiferent ndaj teje dhe do Verën, është e natyrshme që edhe do puthen, -i tha gjyshja. -Edhe ti po mban anën e Verës? Ajo më rrëmbeu të dashurin tim, -ulëriu Viola. -Çfarë thua! Ti dje më the që kishe të dashur Danielin, para një muaji kishe Rikardin, para disa muajsh kishe Robertin dhe sa e sa të rinj ke provuar si të dashur. Vera ka qenë më e përmbajtur se ti dhe tashti që është njohur me Marion, lëre të bëjë jetën e saj! - Ti që më vrave prindërit, asnjëhere nuk më ke dashur dhe tashti mban anën e Verës! Unë, o i marr të dashurin, o vras veten! -ulëriu Viola duke përplasur derën e dhomës së saj. Ndërkohë hyn gjyshi, që pyet: - Përse jeni të zemëruar me njëra tjetrën? -Viola është zemëruar me Verën dhe është grindur me të për shkak të Marios. -Maskarai, qelbaniku! -filloi të shajë gjyshi. -Mbesa jonë është shumë më e mirë se Vera dhe ai shkon e zgjedh Verën! Ka të drejtë Viola. Ai djalë duhet të bëhet i Violës. -Mos u ngut! -ia ktheu Ana. -Vera me një djalë është dashuruar gjer tani, ndërsa mbesa jonë ka ndërruar mbi njëzet (me disa). Ështe menduar mirë që ka zgjedhur Marion, një djalë i sjellshëm dhe i edukuar, që jeton vetëm me të ëmën. -Aq më mire, që është i sjellshëm dhe i edukuar. Ai djalë i takon Violës, -tha gjyshi duke hyrë në dhomën e Violës për ta përkëdhelur atë, por ajo bënte shenja me duar për ta larguar. (Në këtë pjesë mund të shtohen momente debatesh e grindjesh të rijsh midis Violës dhe Verës për shkak të Marios, i cili nuk ushqen ndonjë simpati për Violën dhe është i dashuruar me Verën) Adelina
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 18:36:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015