Po e postoj kete poezi, nen cilesine edhe te redaktorit te librit, - TopicsExpress



          

Po e postoj kete poezi, nen cilesine edhe te redaktorit te librit, per te pershendetur dy studentet e mi tek Artet, Gysin dhe Evansin...:)))))))) SEAMUS HEANEY (1939) Ndrojtje e dyfishtë Shalli i saj i hedhur si Brigide Bardot, Me këpucë kamoshi e të sheshta, Ajo doli me mua një mbrëmje. Flladi ia theksonte tiparet e zeshkëta. Në breg të lumit nisëm të shëtisnim, Rreth nesh sundonte veç heshtja. Trafiku mbante frymën pezull, Qielli – një diafragmë e ulur: Muzgu varej si perde e trazohej Nga një mjellmë mbi ujë përkulur, I tendosur si një fajkua symprehtë, Në pritje gjahut për t’iu sulur. Një zbrazëti nevoje e dëshire Shtypte zemrat tona gjahtare; Drithërues, ne të dy rrinim larg, Si preja nga një shpezë grabitqare; Në traditën klasike, ndonjë fjalë Për artin, në mes heshtjes namuzqare. Poezitë e hershme të rinisë I kishin mësuar brezit tonë: Të priste, pa i shfaqur ndjenjat E të pendohej kur ish tepër vonë... Tashmë filizat e dashurisë, Kishin mbirë në barin e njomë. Kështu, në alarm ankthmbytës, Si një kumri që ka parë fajkuan, Dridheshim nën muzgun e Marsit, Por fjalët që pritnim, veçse vonuan: Ndjenjat e pathëna - ndoshta më të thella, Ujrat e qeta të lumit turbulluan... “Kur buza puthjen e gënjente”, përktheu: Rudi Bobrati
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 22:04:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015